"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Dëmtimi i rrugës dytësore Tiranë-Durrës, Konfindustria: Të merren masa menjerëherë, menaxhimi i mirëmbajtjes së rrugë
12 Korrik 2021, 10:21Nga DOSJA
TIRANË– Konfindustria shqiptare ka kërkuar marrjen urgjent të masave për përmirësimin e rrugës dytësore pranë autostradës Tiranë-Durrës.
Përmes një reagimi për mediat, Konfindustria thekson se skema e menaxhimit të mirmbajtjes të sistemit rrugor tashmë ka dështuar. Sipas Konfindustrisë, rruga në të dy anët e autostradës Tiranë -Durrës është në gjëndje mjaft të dëmtuar, duke krijuar vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve, dëmtimin e tyre, rritjen e papranueshme të kostove dhe sidomos përbën një rrezik të lartë edhe për aksidente dhe sigurinë e jetës.
Reagimi i Konfindustrisë:
Konfindustria, duke marrë shkak nga shqetësimet e bizneseve, kërkon marrjen e masave sa më të shpejta për përmirësimin e rrugës dytësore të Zonës Industriale të Tiranës në autostradën Durrës-Tiranë. Në zonën industriale në fjalë janë përqëndruar më shumë se 70% e njësive industriale të kryeqytetit.
Rruga në të dy anët e autostradës Tiranë -Durrës është në gjëndje mjaft të dëmtuar, duke krijuar vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve, dëmtimin e tyre, rritjen e papranueshme të kostove dhe sidomos përbën një rrezik të lartë edhe për aksidente dhe sigurinë e jetës. Gjithashtu, ngarkesa e lartë e qarkullimit të mjeteve në zonë përbën një ngarkesë të ndjeshme edhe për dëmtimin e mjedisit për Tiranën edhe kështu në gjendje të rënduar dhe jashtë cdo standarti ndërkombëtar të lejuar.
Konfindustria, duke marrë shkak nga shembulli i mësipërm, por edhe nga gjëndja e veshtirë e infrastrukturës rrugore në pothuaj të gjitha akset e tjera të rëndësishme kombëtare vlerëson, se skema e sotme e menaxhimit të mirëmbajtjes të sistemit rrugor është e dështuar. Këtu përfshihet edhe projekti përkatës i financuar me kredi nga Banka Botërore. Pavarësisht, se financimet e mirëmbajtjes së sistemit rrugor i kushtojnë mjaft shtrenjtë buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë, cilësia e shërbimit është mjaft e ulët, me shënja të qarta të shpërdorimit, subjektivizmit dhe korrupsionit.
(kle.m./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANE– Një shumë rekord prej 552 milionë lekë ishte rezervuar për këpucët e efektivëve të Policisë së Shtetit në bazë të tenderit të parashikuar për unif...
VLORË- Një punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtimin ...
TIRANE- Pjesë nga dosja e zyrtarëve të arrestuar nga SPAK në Ministrinë e Brendshme për abuzime me tenderin e Uniformave të Policisë, janë zbardhur sot në medi...
TIRANË–Trupa gjykuese për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla ka ndryshuar, pasi kanë dhënë dorëheqjen nga gjykimi i çështjes, gjyqtarët Saida Dollan...
KRUJË– Alfred Voga, drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Krujë, të cilit iu vu tritol në oborrin e shtëpisë, ka dyshime se ngjarja lidhet me detyrën e ...
“Plas në verë, ngrin në dimër! S’i fut dot në lavatriçe se u del boja!”.Gazeta “Si” komunikoi me efektivë të policisë për t’i pyetur ata në lidhje me cil...
DURRËS– Një pronar lokali në Durrës është gjobitur me 10 mln lekë nga policia, pasi është konstatur duke vijuar punën pas orarit të përcaktuar për mb...
MIRDITË– Një 34-vjeçar, i identifikuar si Aurel Dedaj, ka humbur jetën në mirditë ditën e djeshme, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, t...
ITALI– Fitorja e Italisë mbrëmjen e djeshme në kampionatin Europian ‘Euro2020’ ka ngritur në këmbë gjithë fitozët, ku të flaktë kanë qenë edhe shqiptarët.Në një...
TIRANË–Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sot masën e sigurisë për të 9 të arrestuarit e ‘tenderit të unifor...