Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË–Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sot masën e sigurisë për të 9 të arrestuarit e ‘tenderit të uniformave’. Trupa gjykuese e GJKKO ka vlerësuar si të drejtë pretencën e SPAK duke lënë në burg 8 zyrtarët e arrestuar, ndërsa për 1 prej tyre, Anisa Bogdanin, anëtare Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, është caktuar sërish ‘arrest shtëpie’ për shkak se është nënë e një foshnje.
Në seancën e sotme, e cila është zhvillluar me dyer të mbyllura, të gjithë të akuzuarit kanë mohuar akuzat dhe pretendojnë se kanë kryer një procedurë tenderimi konform rregullave dhe kritereve të prokurimeve publike. Duke e cilësuar kështu si të rregullt koston prej 2.8 mld lekësh të tenderit për uniformat e Policisë së Shtetit.
Po ashtu, përveç të pranishmëve, në sallë ka dhënë një dëshmi anëtarja e Njësisë së Prokurimit, përfaqësuesja e Policisë së Shtetit, Aurora Mullaj. Kjo e fundit ka folur për hetuesit dhe prokurorët speciale dhe ka rrëfyer të gjithë skemën që sipas saj Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqendruara bashkë me vartës të tjerë kanë favorizuar kompaninë fituese të tenderit.
Të arrestuarit dhe masat aktuale të sigurisë:
Arrest me burg:
Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në MPB
Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara
Fatmir Demneri, anëtar i KVO
Mariglen Buzali, anëtar i KVO
Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO.
Ani Omuri, anëtar i KVO.
Gëzim Mingaj, anëtar i KVO.
Arrest shtëpie:
Anisa Bogdani, anëtar i KVO.
SPAK i akuzon 9 zyrtarët bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, Edlira Naqellari, i kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.
(f.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DURRËS–Astrit Keçi, 52 vjeç u arrestua mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit pasi akuzohet se ka rrahur bashkë me dy nipërit e tij, Kleart ...
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Albert Spiro. Vendimi për shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës së Vlor...
ITALI– Bastisja e hajdutëve në bodrumet e një ndërtese apartamenti, në via Bricchetti në Pavia në Itali, u ndërpre nga policët, të cilët arrestuan një tun...
TIRANË– Fitorja e Italisë në kampionatin Europian të futbollit “Euro 2020”, ndezi edhe Tiranën.Qindra tifozë të cilët mbështesnin Italinë apo Anglinë u mbl...
DIBËR– Teksa në Tiranë, Durrës dhe Elbasan temperaturat arritën pikun disa ditë më parë, maja e lartë e fshatit Radomirë duket se nuk e ‘njeh...
ELBASAN– Një shofer 44-vjeçar ra në prangat e policisë në Elbasan, pasi shkeli rregullat e qarkullimit, e më pas tentoi të korruptonte efektivët rr...
ELBASAN– Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi është konstatuar duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të ...
TIRANË– Një 39-vjeça i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermani drejt Shqipërisë. Policia bën me di...
TIRANË– Një 49-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë ditën e sotme. Bëhet fjalë për Petrit Sule...
KRUJË- Drejtorit të Sigurimeve Shoqërore në Krujë dhe ish-drejtor i Aluiznit, Alfred Vogës, i është vënë tritol në banesë rreth orës 23:25 natën e kaluar. ...