LIVE UPDATES
Aktualitet

“Caktove 30 qershorin për të dëmtuar PD”, Meta-Bashës e Bardhit: Stop gënjeshtrave

25 Janar 2022, 14:46 Nga DOSJA
“Caktove 30 qershorin për të dëmtuar PD”,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta shkruan se kryedemokrati Lulzim Basha e Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kanë gënjyer kur thonë se Gjykata Kushtetuese ka legjitimuar zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. Në një postim sqarues në Facebook, Meta shton se të dy duan që të mos mbajnë përgjegjësi për bojkotimin e zgjedhjeve dhe mashtrojnë kur thonë se ka qenë Presifrnti ai që e ka shtyrë Kushtetuesen që të njohë 30 qershorin duke qenë se nuk ka paraqitur kërkesë për t’i shpallur antikushtetuese ato. Për Metën kjo nuk është aspak e vërtetë. Madje Kreu i Shtetit shton se Kushtetuesja nuk e ka njohur 30 qershorin, por ka shpallur moskompetencë. Ndër rreshta, Meta i drejtohet Bashës si deputet duke nënkuptuar qartë se në luftën brenda PD-së është pozicionuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha.

Postimi i plotë:

STOP GËNJESHTRAVE të deputetëve Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi për vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese për votimet e 30 qershorit 2019! ÇMONTIMI I GËNJESHTRËS SË PARË! Ditën e djeshme jemi njohur me disa gënjeshtra të përsëritura të deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi të mbajtura në një emision televiziv, lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022, por që kanë lidhje edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Zoti Bardhi në këtë intervistë ditën e djeshme deklaron se: “…. Kjo gjykatë nuk i ka legjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk ka thënë se këto zgjedhje ishin kushtetuese apo të ligjshme. Ka thënë se subjekti që vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese nuk duhet të ishte shoqata e bashkive, por presidenti i republikës, duke dhënë kështu mundësinë presidentit që ta inicionte procesin në këtë gjykatë. Pra, gjykata nuk i ka hyrë thelbit të çështjes.”

Deputeti Bardhi nuk gënjen kur deklaron se:- Kjo gjykatë nuk i ka legjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit; Nuk ka thënë se këto zgjedhje ishin kushtetuese apo të ligjshme; gjykata nuk i ka hyrë thelbit të çështjes. Këtu ai nuk gënjen. Por deputeti Bardhi, GËNJEN kur me vetëdije të plotë dhe në mënyrë të përsëritur deklaron se Gjykata Kushtetuese na paska thënë se, “subjekti që vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese nuk duhet të ishte shoqata e bashkive, por presidenti i republikës, duke dhënë kështu mundësinë presidentit qe ta inicionte procesin në këtë gjykatë”. E ftojmë zotin Bardhi, që të na e lexojë se në cilin paragraf Gjykata Kushtetuese e paska shkruajtur saktësisht atë që ai deklaron se gjoja po të ishte paraqitur kërkesë nga Presidenti, Gjykata do t’i shpallte antikushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit?!. Mjaft me GËNJESHTRA! Deklarimet e zotit Bardhi janë të tejmbushura me gënjeshtra. Nga njera anë shihet taktika e përsëritur 5-vjecare për t’i ikur përgjegjësisë që ka lidershipi i Partisë Demokratike për situatën e braktisjes së zgjedhjeve për pushtetin vendor 2019, dhe nga ana tjetër deputeti Bardhi merr përsipër të gënjejë kësaj radhe edhe në emër të Gjykatës Kushtetuese. Mjaftojmë ti citojmë zotit Bardhi, tre paragrafë (26, 61, dhe 73) të vet Gjykatës Kushtetuese, që t’ia shplajmë gënjështrat e qëllimshme:

Paragrafi 26.
“Gjykata, referuar objektit të kërkesës në shqyrtim, vëren se kërkuesja (pra shoqata e Bashkive të Shqipërisë) ka ngritur dy kërkime: i pari lidhet me konstatimin si antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të zhvilluar në datën 30.06.2019, për rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve; i dyti ka të bëjë me verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë “Bindja Demokratike” në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë për këto zgjedhje vendore.

Paragrafi 73. “Për sa më sipër, Gjykata vlerëson se në lidhje me kërkimin e parë të kërkesës në shqyrtim çështja nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues, kurse në lidhje me kërkimin e dytë kërkuesja (pra shoqata e Bashkive) nuk legjitimohet për të vënë në lëvizje gjykimin kushtetue“

Paragrafi 61. “Për sa më lart, kërkimi për konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në datën 30.06.2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, mbetet jashtë juridiksionit kushtetues, ndaj Gjykata nuk mund të investohet në lidhje me këtë çështje.

Gjykata Kushtetuese e shpalli veten jokompetente për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e proceseve zgjedhore në tërësinë e tyre.

Për qartësinë e të gjithëve, sipas vet Gjykatës Kushtetuese pavarësisht se kush subjekt mund të paraqiste një kërkesë për antikushtetutshmërinë e procesit të votimeve të 30 qershorit 2019, ajo sërish do ta shpallte vehten si jo kompetente për mungesë të juridiksionit kushtetues. Kjo gjithmonë sipas asaj që thotë vet Gjykata!!! I rikujtojmë deputetëve Basha – Bardhi, që Presidenti i Republikës nuk është as subjekt zgjedhor, as përfaqësues i ndonjë partie garuese në zgjedhje, dhe as hyn në llojin e atyre institucioneve që kanë për detyrë që sa herë ka garë elektorale të ndjekë nëpër gjykata Partitë Politike, apo të mbrojë interesat e ndonjë force politike të caktuar. Kjo është detyrë e vet forcave politike që pretendojnë se ekzistojnë për të shëndoshur dhe ruajtur demokracinë, dhe që duhet të bëjnë gjithçka për realizimin e një procesi zgjedhor kushtetues, për të ruajtur të pacenuar të drejtat themelore të qytetarëve që ata pretendojnë se përfaqësojnë, ku më themelorja të drejtën për të zgjedhur përmes një procesi votimesh të lirë, të fshehtë, të ndershëm dhe ndërmjet alternativave.

Pra kjo ka qenë, është dhe duhet të jetë detyrë primare dhe e Partisë Demokratike si forca kryesore opozitare në vend. Presidenti i Republikës, ka për detyrë të ushtrojë kompetencat dhe rolin që i jep kushtetuta, ku ndër detyrat kryesore të tij si përfaqësues i unitetit të popullit është të mbikëqyrë funksionimin normal të mekanizmave kushtetues, duke ndërhyrë për eliminimin e mangësive në këtë drejtim. Për këtë Presidenti nxjerr dekrete, që në rastin e zgjedhjeve vendore 2019, askush nuk guxoi t’ia sfidonte këto dekrete përpara ndonjë Gjykate, as përpara Gjykatës Kushtetuese. Në mungesë të një vendimi të themeltë nga Gjykata Kushtetuese, dhe pas shpalljes së vetes si jo kompetente prej saj, Presidenti i Republikës i bindet vetëm Kushtetutës së Shqipërisë dhe interesit të qytetarëve shqiptar në ato 6 Bashki që sot janë pa kryetar.

LAJMI KRYESOR:  Zgjedhjet/ Meta quan Bardhin “deputet”, sekretari i PD: Je shumë rëndë, president!

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike gazment bardhi ilir meta lulzim basha gazment bardhi ilir meta lulzim basha

Sondazh

Poll

“Më hodhe në ujë”, policia e gjobiti dhe i bllokoi skafin, momenti kur efektivët rrisin shpejtësinë

“Më hodhe në ujë”, policia e gjobiti dhe i bllokoi skafin, momenti kur efektivët rrisin shpejtësinë

Fluksi në pikat e kalimit kufitar, reagon Policia: Rreth 90 mijë shtetas hynë në vend gjatë 24 orëve

MEGAAKSIONI! Policia operacion antidrogë në Shkodër, Lezhë, Kukës, Krujë, Gjirokastër dhe Dibër

Kakavijë/ Radhë kilometrike për të hyrë në Shqipëri

'O Like, dua t'ja fus njërit, ndihmoje vëllain'/ Gjergj Luca përfshihet në përplasjen PS-PL

Kakavijë/ Radhë kilometrike për të hyrë në Shqipëri, shkak mungesa e sporteleve në palën greke

Aksidentohet traileri me grurë, drithi derdhet në “Tiranë-Durrës”

Meta paralajmëroi qeveri teknike, Berisha zbulon çfarë do ndodhë: Duhen referendumet

Zgjedhjet lokale, Berisha: Do kemi siglën tonë, Rama e ka humbur pak, e di ai se...

Breshëri dhe stuhia bllokuan rrugët e Tiranës, zonat më problematike

Stuhi në Tiranë, shi i rrëmbyer, nis edhe breshëri

"Lustracioni" i Ramës, Berisha: Ai e ankimoi në GJK në 2008, u rrëzua në mënyrë të padrejtë

Stuhi në Tiranë, shi i rrëmbyer, nis edhe breshëri

Në zgjedhjet lokale me61 kandidatë apo do ndahen zonat me Partinë e Lirisë? Ja si përgjigjet Berisha

Aksi Qukës-Qafe Pllocë, Berisha: Ka kaluar çdo afat kohor

DËSHTOI PLANI! Tentoi të arratisej në Greqi, arrestohet autori i vrasjes së Luan Hushit

Sekuestrohen 3 mina me telekomandë në Korçë, vihet në pranga 35-vjeçari nga Lezha

E frikshme në Vlorë, burri gjuan me kallash në prani të fëmijëve pas sherrit me gruan

U plagos për disa ullinj, vdes 55-vjeçari tek Trauma, nuk i mbijetoi dot plumbave

Policia aksion në call Centre

Zjarr në Berat, rrufeja godet shtyllën e tensionit, banorët mbeten pa energji elektrike

I këputi varësen nga qafa qytetares në Golem, arrestohet gjysmë i zhveshur 30-vjeçari

Zjarr në qendren e përpunimit të plehrave në Gjirokastër, policia nuk lejon gazetarët: Mos filmoni

Bllokimi i mjeteve lundruese pas tragjedisë në Himarë, protestë para Policisë së Shtetit

Inceneratorët, PL paraqet fakte të reja: Qeveria ka lënë peng në banka pronat publike

Banda e “skifterëve” i vë armën në kokë 23-vjeçarit për t’i grabitur paratë dhe biçikletën

Zjarr në“Malin e Bardhë”,banorët nisin aksionin para zjarrfikësve,shuajnë flakët me mjete rrethanore

Digjen pyjet në Mat! Aktivizohet një tjetër vatër zjarri, në Ulëz dhe Baz

Rreth 1 ton drogë në tre skafe, ja SKEMA që përdorën trafikantët për të 'mashtruar' radarët

Megaoperacioni antidrogë në Vlorë, policia jep detaje: U kap në ujërat italiane, kapëm 992kg kanabis

Turizmi në Shqipëri, Berisha konferencë urgjente: Kam 2 propozime, fokus tek transporti

E RËNDË! Përplasen dy makina pranë Kallmetit, 7 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Tragjedia e Himarës, Policia aksion në bregdet, në 'shënjestër' dhjetëra 'Jet ski', gomone dhe skafe

Përfshihet nga flakët “Golfi” tek “Zogu i Zi”, shkak problemet teknike

Kulla e vrojtimit bosh...në Potam mungon roja bregdetare, pushuesit në mëshirë të fatit

Dita e tretë e protestave në Vlorë/ Pronarët e skafeve dhe gomoneve: Na lini të lundrojmë

8 kg kanabis, në makinë iu gjet edhe një kallashnikov! Arrestohen 3 të rinj në Tropojë

Bllokohen dy turistë gjermanë në Tropojë, përfundojnë në spital

Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, digjet ullishtja

Sali Berisha: Ilir Meta është opozitar i vërtetë, do të bashkërendojmë aksionin

Çuçi pranon shoqatën e velierave: E kam krijuar me miq pasionantë, s'kam biznes

Bosh plazhi i Livadhit në Himarë, sezoni i verës dështim në Shqipëri

PARALAJMËRIMI/ Berisha-Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën e numëruar!

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Mos bini pre, mos blini apartamente

Tragjedia në Himarë/ Berisha: Janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit

Meta: Do vendosë sovrani, do shikoni pastaj politikanët do bëjnë më si të fortë?

Meta i bën premtimin Ramës: Do përfundosh nën këmbët e popullit të lirisë!

Meta i del në krah Berishës: PD është një dhe vetëm një, koha e përgjumjes ka mbaruar

Begaj s'ka reaguar për tragjedinë e Himarës/ Meta: Nuk është etike ta komentoj, Çuçi të ketë turp

Ilir Meta: Iniciative ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave