Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Audio-skandali i Veliajt, Rama: I neveris përgjimet, s’është provë fajësie!
25 Janar 2022, 14:13Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas publikimit të audio-skandalit të publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku kryebashkiaku Erion Veliaj dëgjohet që përdor një fjalor banal e vulgar.
Pavarësisht se audioja nxjerr në pah dhe ndërhyrjen e Veliajt në zgjedhjen e krerëve të Shoqatave, Kreu i Qeverisë mendon se një përgjim në një ambient jopublik nuk mund të merret si provë fajësie e vërtetësie. Teksa i përgjigjet në komente një ndjekësi në Facebook, Rama thotë se nuk ka ndërmend as ta dëgjojë, pasi të përgjosh bisedat e njerëzve është e neveritshme sipas tij.
Pjesë nga biseda:
Qytetari: Përshëndetje zoti Kryeministër audio përgjimi i Erion Veliajt dhe gjuha e kimunikimit që përdor ai a janë të pranueshme për Kryetarin më të madh të Bashkive të vendit?! Do ketë masë disiplinore për zotërin?! Pasi ai ka 1 miljon banorë që i paguajnë taksat dhe presin shërbim nga ai!!
Edi Rama: Unë i neveris përgjimet e bisedave mes njerëzve qe flasin në një mjedis jopublik, te cilat sipas meje nuk mund te merren për baze asnjëherë askund, as si prova fajësie as si prova vërtetësie, sepse tjeter konteksti i një komunikimi informal pa dorashka, tjetër konteksti i shfaqjes publike se nje përgjimi, prandaj edhe as nuk e kam dëgjuar fare dhe as kam ndërmend ta dëgjoj, kështu që meqë te dhashë tërë këtë shpjegim tani të lutem plotësoje pyetësorin me opinionet e tua duke klikuar.
Ç’ka ndodhur mes Veliajt e Dukës?
Zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë nisur një luftë të vërtetë mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe Armand Dukës, kandidat për të fituar mandatin e 6-të në postin e kreut të FSHF-së. Me një “sulm” të koordinuar kandidatëve dhe antarëve të Shoqatës Tirana i është bërë shantazh për t’u tërhequr, veprime që anëtarët e shoqatës nëpërmjet një letre kanë njoftuar FIFA-n dhe UEFA-n. Prokuroria e Tiranës ka nisur dhe një hetim për Dukën, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërsa FSHF ka publikuar një material audio, ku dëgjohet zëri i kryebashkiakut Veliaj, që kërkon mbështetjen në bllok të kandidatit Eduard Prodani, ndërkohë që nuk mund të numërohen herët që kryebashkiaku lëshon gojën në mënyrë të rëndomtë e vulgare, duke përmendur organet gjenitale.
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
GJIROKASTËR – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano kërkoi seriozitet dhe përkushtim nga punonjët e policisë së këtij qarku. I nd...
Raportet e auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor zbulojnë se taksapaguesit shqiptarë paguan...
TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia e koronavirusit, do të k...