LIVE UPDATES
Aktualitet

Mediat belge: Bled Muça, ‘hajduti i vogël’ që u dënua se vodhi prezervativë e llamba

25 Janar 2022, 16:19 Nga DOSJA
Mediat belge: Bled Muça, ‘hajduti i vogël’ që u

BELGJIKË– Mediat belge kanë bërë publike detaje të tjera në lidhje me Bledar Muçën, krahun e djathtë të fisit Çapja që u ekzekuta në Anverse të Belgjikës. Gazetari Patrick Lefelon shprehet për PZC.nl,  se Muça për policinë belge ishte thjesht një ‘hajdut i vogël’ nga Carrefour, pavarësisht se në Shqipëri emri i tij ka një histori shumë të gjatë pas. Lefelon shprehet se 39-vjeçari shqiptar nuk binte aspak në sy dhe kishte zgjedhur të bënte një jetë të qetë e të mbante një profil të ulët në shtetin belg. Në vitin 2018 ai rezulton të jetë dënuar për vjedhje pasi kishte marrë sende me vlerë 600 euro në një dyqan në Carrefour në Schoten. Bëhet fjalë për aksesorë celularësh, çelësa, priza, llamba dhe një kuti me prezervativë.

“Një burrë që nuk binte në sy, i cili kishte një vit që jetonte në një pallat pranë stacionit të policisë në Aartselaar dhe drejtonte një makinë të vogël me targa britanike. Fqinjët nuk ishin në gjendje të raportonin më shumë për shqiptarin që u vra të shtunën mbrëma në një atentat të vërtetë mafioz në rrugën e shtëpisë së tij në Baron Van Ertbornstraat. Një kërkim fillestar rezultoi pak për policinë. Bledar ‘Bled’ Muça (39-vjeç) nuk ishte i njohur për drejtësinë belge. Një shqyrtim i dosjeve aktuale të drogës nuk dha një shpjegim për ekzekutimin e kryer në mënyrë profesionale në Aartselaar. Bled Muça njihej vetëm si “hajdut i vogël”. Ai u dënua në mungesë në dhjetor 2018 së bashku me tre të tjerë për vjedhje në dyqan me vlerë 600 euro në Carrefour në Schoten. Ata kishin marrë aksesorë celularësh, çelësa prizë, llamba dhe një kuti me prezervativë që i kishin futur poshtë rrobave të tyre. Detektivi i dyqanit i kapi ata duke dalë jashtë. Bled Muça dhe miqtë e tij u dënuan me katër muaj burg, por nuk e vuajtën kurrë pasi arritën të arratiseshin,”- thotë gazetari.

Për gazetarët investigativë në Belgjikë, një gjë është e sigurtë, qitësit që i morën jetën Muçës ishin profesionistë. Dyshohet se autorët e kanë ndjekur prej kohësh Muçën dhe dinin çdo lëvizje të tij.

E vetmja gjë që u tha me kompetencë nga hetuesit ishte se kjo vrasje ishte e bërë në mënyrë profesionale nisur nga goditjet që pati viktima. Sipas tyre bëhet fjalë për një larje hesapesh, por nuk mund të precizohet nëse bëhet fjalë për trafikun e drogës apo telashe të tjera,”- shprehen ata.

Gazetari Patrick Lefelon i ka kushtuar disa rreshta edhe lidhjes së Muçës me Çapjat në Elbasan. Në artikkulin për të njëjtën media shkruhet se Klani Çapja nga qyteti i Elbasanit besohet se është përgjegjës për një sërë vrasjesh të njëpashnjëshme në Shqipëri. Aty përmendet adhe atentati i dyfishtë ku mbetën të vrarë Nezir e Gentian Beqiri në vitin 2012.

“Klani Çapja nga qyteti i Elbasanit besohet se është përgjegjës për një duzinë vrasjes në Shqipëri. Për shembull, klani shihet si porositës të vrasjes së dyfishtë të Nezir Beqirit dhe djalit të tij Gentian në vitin 2012. Një i penduar ka deklaruar se Florenc Çapja kishte paguar 50 mijë euro për këtë vrasje të dyfishtë. Drejtësia shqiptare iu vu pas për pak kohë Bled Muçës duke e akuzuar si të dyshuarin kryesor për vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi në Elbasan. Posaçërisht vrasja e ish-policit Ilir ‘Dodad’ Rexhepi në vitin 2009 bëri bujë. Në fund u arrestuan edhe dy të dyshuar të tjerë, ndërsa Bled Muça doli i lirë. Ai u dënua me dy vjet burg në vitin 2016 sepse kishte qëlluar ndaj policisë gjatë një përplasjeje me armë zjarri. Sipas policisë shqiptare ai është filmuar nga kamerat e vëzhgimit,”- thuhet në artikull.

Bledar Muça, 39-vjeçari shqiptar i njohur si krahu i djathtë i fisi Çapja në Elbasan u ekzekutuar me breshëri plumbash mbrëmjen e 22 janarit në Belgjikë. Muça, u vra pak pas orës 23:00 në Baron Van Ertbornstraat në Anverse. Dy persona e kanë qëlluar me breshëri plumbash duke e lënë 39-vjeçarin të vdekur në vend. Sipas autoriteteve të Anverse, atentatorët rezulton të jenë larguar me makinë pas krimit që kanë kryer. Ai ishte me nënshtetësi britanike, por dispononte edhe një pasaportë bullgare, kështu që identifikimi i Muçës u bë përmes shenjave të gishtërinjve. Policia dhe Prokuroria belge kanë mundur të krijojnë një identikit të përafërt për njërin nga atentatorët e Bledar Muçës, mirëpo nuk është dhënë një informacion më i hollësishëm për të. Pista kryesore ku po hetohet ngjarja është e shkuara e errët e viktimës.

Kush ishte Bledar Muça?

Bledar Muça, 39-vjeçari me origjinë nga Peshkopia, lindur e rritur në Elbasan që u ekzekutua në Anverse të Belgjikës rezulton të jetë një prej emrave që ka mbushur faqet e kronikës së zezë që nga viti 2009. I njohur si krahu i djathtë i Çapjave, Muça rezulton të jetë përfshirë në shumë ngjarje kriminale, një prej tyre edhe ndaj uniformave të Policisë së Shtetit. Për herë të fundit që Bledar Muça u vu në pranga ishte në maj të vitit 2020 pasi aksidentoi një efektiv policie. Në vitin 2016, ai u ka shpëtuar dy atentateve, konkretisht në muajt shkurt e qershor. 

Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria. Madje më 30 Dhjetor të vitit 2011, ai u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policies Ilir Rexhepi që njihej me pseudonimin “Doda”. Muça, me anë të një letre, e njoftoi policinë se nuk kishte gisht me vrasjen, pasi atë ditë ai kishte qenë në Angli. Në vitin 2013, ai u rikthye për tu përballur me drejtësinë dhe policia e prokuroria e pushuan çështjen kundër tij.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bledar muca ekzekutohet bledar muca vritet shqiptari ne belgjike bledar muca ekzekutohet bledar muca vritet shqiptari ne belgjike

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet