Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, lidhur me postimin e tij për rritjen e buxhetit për mjekët dhe infermierët. Duma shkruan se gjithçka është një mashtrim i Ramës, i cili sipas saj, vazhdon të dërdëllisë se situata në Shqipëri është e njëjtë me vende të tjera.
“Atoparlanti i tij i propagandës të shurdhon veshin e arsyes. Ndërsa shiptarët nuk morën asgjë nga premtimet për ndihmë reale financiare dhe mjekët e spitalet u dergjën në kolaps. Shifrat të larta ka, ato gjenden në numrat e humbjeve të jetës. Humbja e kontrollit po infekton popullatën. E dimë që askush nuk pret më që Rama të mund të gjejë zgjidhje, sidomos kur vendi lëngon në një ekonomi të varfër e të shkatërruar. Bashkë do ta mundim këtë të keqe! Do ta shërojmë Shqipërinë, e do shpëtojmë ekonominë. Do sjellim shpresë në Shqipëri, ku çdo ditë zgjimi do të jetë për më mirë e më mirë!,”-shkruan Duma.
POSTIMI I PLOTË:
Zgjimi i përditshëm kryeministror me mëngjesin që sheh nga dritarja e facebook-ut, të ofron Shqipërinë e “mbaruar”. Këtë mëngjes nga ajo dritare thotë se i paska kryer dhe detyrat ndaj shëndetësisë!! Me çfarë? I paska vënë në buxhetin e 2021. “Punëmbaruari” e ka vesin virtyt; krenohet sot, për atë që duhej dje, por e ka lënë për nesër! Buxheti i 2021 qenkërka 40 përqind më shumë për 18 mijë mjekë e infermierë. Mashtrim me efekt dështim! Nëse do të llogarisnim sot vetëm sa i detyrohet mjekëve dhe infermierëve për këto 7 vite ndër më të vështirat të profesionit të tyre, pa asnjë rritje, do kuptojmë që me të ardhmen e buxhetit 2021 nuk shlyehet as “borxhi” ndaj punës së tyre deri sot. Shifrat flasin vetë, janë më kokëfortat! Shqiptarët shpenzojnë më shumë nga të gjithë por shërbehen më pak e më keq se shumë! Rama vazhdon të dërdëllisë se situata në Shqipëri është e njëjtë me vende të tjera. Madje këtë fshehje faktesh vetëbeson se e ka zgjidhje. Por sa herë ai e guxon mashtrimin, ne do qartësojmë faktet; se si ndihma e tij ekonomike është më e ulëta, se si spitalet shqiptare po zhyten në kolaps, se nuk ka asnjë plan dhe vendet e tjera në botë po e trajtojnë këtë krizë me përgjegjësinë që ai nuk e ka. Rama mbulon dështimin me gënjeshtër. Atoparlanti i tij i propagandës të shurdhon veshin e arsyes. Ndërsa shiptarët nuk morën asgjë nga premtimet për ndihmë reale financiare dhe mjekët e spitalet u dergjën në kolaps. Shifrat të larta ka, ato gjenden në numrat e humbjeve të jetës. Humbja e kontrollit po infekton popullatën. E dimë që askush nuk pret më që Rama të mund të gjejë zgjidhje, sidomos kur vendi lëngon në një ekonomi të varfër e të shkatërruar. Bashkë do ta mundim këtë të keqe! Do ta shërojmë Shqipërinë, e do shpëtojmë ekonominë. Do sjellim shpresë në Shqipëri, ku çdo ditë zgjimi do të jetë për më mirë e më mirë!
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, ashtu siç e paralajmëroi një ditë më parë ka publikuar pamje nga ‘vija e zjarrit’ në spitalet Covid. Përmes një posti...
HOLANDË– Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka dalë para Gjykatës Speciale në Hagë, ku edhe ka bërë me dije gjeneralitetet e tij. Më pas, ai ka k...
TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi para gazetarëve ditën e sotme se në Shqipëri ka mbërritur pjesa e parë e vaksinave të gripit. Ndërkohë që pri...
TIRANË– Ogerta Manastirliu sqaroi para gazetarëe ditën e sotme se familjarët do duhet të marrin informacion në lidhje me gjendjen shëndetësore të të afërmi...
TIRANË– Duke marrë shkas nga rastet e shumta që kanë ndodhur te Infektivi, ku deri më tani 3 persona janë vetëhedhur duke gjetur vdekjen, ndërsa sot ndodhi...
TIRANË– Përballë gazetarëve ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ndal dhe tek masat që do të merren nga dita e nesërme e deri më 2 dhjetor. Ajo s...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një deklaratë për mediat në lidhje me masat që do merren nga dita e nesërme deklaroi se këto kufizim...
TIRANË– Shqipëria i është rikthyer kontrollit policor. Nga nesër, pas orës 22:00-06:00, deri në datën 2 dhjetor, kushdo që do të lëvizë nga shtëpia, do të ...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për mediat tha se shërbimi mjekësor po i jepet çdo personi që po përballet me ...