Politike

COVID-19 në Shqipëri, Rama përmend sërish pagat e bluzave të bardha: Luftojnë pa pushim prej muajsh, do marrin rritjen më të lartë ndonjëherë

  • “E ka humbur kontrollin mbi pandeminë”, Basha akuza ndaj Ramës: S’ka marrë asnjë masë
  • Kryeministri Edi Rama shkruan se bluzat e bardha në Shqiëpri do të përfitojnë rritjen më të madhe të pagës që kanë marrë ndonjëherë.
    Featured image of article: COVID-19 në Shqipëri, Rama përmend sërish pagat e bluzave të bardha: Luftojnë pa pushim prej muajsh, do marrin rritjen më të lartë ndonjëherë Edi Rama

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në mënyrë indirekte akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me përballimin e situatës së koronavirusit në Shqipëri.

    Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Rama shkruan se bluzat e bardha në Shqiëpri do të përfitojnë rritjen më të madhe të pagës që kanë marrë ndonjëherë.

    “Me rritjen më të lartë ndonjëherë të pagave për bluzat e bardha, që po përballen me sfidën e njëherë një shekulli në shëndetësi, duke u përulur me respekt para punës së tyre e sidomos para sakrificave të atyre të cilët luftojnë papushim prej muajsh e muajsh në vijën e zjarrit me Armikun e Padukshëm, ju uroj një ditë të mbarë,“-shkruan Rama.

    POSTIMI I PLOTË: 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Mëngjesin e sotëm, kryedemokrati Lulzim Basha nisi ditën me akuza, duke e bërë kreun e qeverisë përgjegjës për vdekjet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit në vend. Ai u shpreh se Rama nuk kishte marrë masat për të përballuar gjendjen duke e çuar vendin në vështirësi ekonomike. Ndërkohë që nuk i ndau akuzat për kushtet e spitaleve COVID.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment