LIVE UPDATES
Aktualitet

“T’ka mami yll” apo ‘mish për top’ në duart e Albi Nakos?

13 Tetor 2021, 13:44 Nga DOSJA
“T’ka mami yll” apo ‘mish për top’ në

TIRANË– Një episod i emisionit “T’ka mami yll” ka marrë mijëra shikime e miliona shpërndarje në rrjetet sociale dhe kjo jo për shkak të një mesazhi pozitiv apo të ndonjë batute, por për shkak të një audicioni kërcimi që për një vajzë të vogël është që është kthyer në një sfidë jete: Të lërë ushqimin, që të jetë një balerinë e mirë!

Janë vetëm disa sekonda të këtij ‘dance reality show’ që drejtohet nga moderatorja Ilda Bejleri, ideator e producent ka koreografin Albi Nako, ndërsa pjesë e jurisë janë edhe gazetarja Erjona Rusi e pedagogia e Universitetit të Arteve Riselda Sejdia, që tregojnë se si një fëmijë i mbushur është i papranueshëm për televizionet tona, e sidomos për të kërcyer.

Sapo mbaron kërcimin bashkë me dy djemtë e tjerë, Liana e vogël pyetet nga juria Albi Nako, Erjona Rusi e Riselda Sejdia nëse ka ngrënë apo do të kërkojë për të ngrënë e për të pirë.

“Çfarë po pi ti? Ke ngrënë gjë ke ngrënë? Po çfarë shkëlqimi, ajo po pi, sot s’do na kërkosh gjë për të ngrënë…?”– janë fjalët me të cilët përballet vajza e cila me siguri ka parë reklamën dhe ka shkuar të konkurrojë për hobin e saj, që është kërcimi.

Liana përgjigjet me vetëm me një ‘Po’ të thatë dhe vijon të shikojë e habitur jurinë, teksa në dorë mban një lëng qershie, gjë që ndoshta në ato momente mund t’i jetë dukur sikur të kishte mëkati më i madh që kishte bërë dhe priste ndëshkimin.

Por, nuk mbaron me kaq….

Vogëlushja filloi të pyetej sërish në lidhje me peshën.

 “Pse erdhe këtu zemër?– e pyet Albi Nako.

(Ndoshta për të luajtur futboll?)

“Për të kërcyer!”- përgjigjet Liana.

Je e sigurt,”– vijon Nako.

Po,”- thotë e vogla.

“Çfarë të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të kërcesh?”- shton Albi Nako.

Pas tij nis edhe gazetarja Erjona Rusi.

“Pra, ti do të rrije pa ngrënë për të kërcyer?”- thotë gazetarja.

Në fakt dini gjë, është kusht ky? Që të kërcesh duhet të rrish pa ngrënë? Vetë Nako dhe Sejdia rrinë pa ngrënë?

Por, drama e Lianës me ushqimin nuk mbaron këtu…

Vajzës i japin diçka për të ngrënë dhe Albi Nako e thërret pranë vetes.

“Ti për gjithë këtë mundim që bëre, që erdhe këtu dhe sakrifikove ardhjen tënde për të ngrënë, mund ta hash tani,”- tha Nako.

“Më duket se për këtë ka ardhur goca,”- shtoi Rusi.

“Sigurisht sepse e kishte marrë vesh. Si bën njeriu kur i shikon diçka, thjesht nxjerr gjuhën…ia bën mmmm….çfarë përqëndrimi ka në ushqim kjo, kështu duhet shijuar dhe performance të dashur student. Kjo s’është e drejtë, kjo ha dhe ju rrini e lëpiheni aty, sulm, ëmbëlsohuni pak para sfidës tjetër…,”-vijon Nako.

 

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)

Episodet s’është se mbarojnë me kaq. Këtë herë ‘vulën’ do ia vendoste pedagogia Sejdia.

Ajo merr një gjë për të ngrënë, në dukje biskotë apo patatinë dhe e vendos përpara gojës së Lianës. Ndërsa e vogla përpiqej ta hante, Sejdia distancohej dhe kështu agonia për ta konsumuar atë copë ushqim, zgjatej.

I keni parasysh trajnimet e qenve, që profesorët u japin dozën e ushqimit kur binden? Pikërisht, një skenë e tillë ishte!

 

 

A post shared by VASHAT (@vashat__)

Këto pamje u bënë mjaft virale dhe qytetarëve shqiptarë e ndjekësve në rrjetet sociale nuk mund të mos prekeshin. Të gjithë e vunë veten në vendin e një vajze të vogël që bullizohej sepse i pëlqente ushqimi dhe kritikat për programin ishin të shumta.

“3 Injorantët. S’të bën shkolla njeri nëse jeni 3 shpirtzinj,”- shkruan në një koment Dafina Zeqiri.

“Ti je një dritë o zemër e vogël dhe mos ndalo kurr së ndjekuri ëndrrat e tua! Këta që të flasin për peshën janë injorantë s’kanë faj!”

“Ccfarë injorantësh ..pse mos i mbajnë gjë ata me bukë që i përmendin bukën…pa pikë turpi njerëz pa vlerë e heqin dhe veten si të famshëm pa leri të tjerat ..ju peshtyfsha famen e juaj me kto q i beni femijeve.”

“E tmershme si nuk mendojne nje here per demin psikologjik tek femija… nuk e di dmth.”

“Ska fjal! Turp! Idiotesi!”

“Drite e bukur ti shkelqen ne menyren tende, vazhdo ndiqi endrrat e tua e tregoju ktyre mizerjeve nje dite kur te kesh pak kohe nga fama jote qe te pret se sa shum mundesh te besh. Tiu vij turp o plera qe mundoheni te veni ne loje nje engjell, shpresoj shume qe Zoti tu denoje me kte sjelle qe patet ndaj nje femije njerez pa kulturë,”- janë vetëm disa prej mijëra e mijëra komenteve.

A reagoi ndonjë nga anëtarët e jurisë? Po, gazetarja Erjona Rusi mohoi në mënyrë absolute të ketë bullizuar vajzën e vogël. Atë që ‘tërboi’ një rrjet të tërë Rusi e konsideroi një batutë të gabuar dhe tha se për këtë gjë nuk do t’i kërkonte falje askujt përveçse prindërve të vajzës.

“Liana është çokollata, karamelja apo edhe puftja që e kam dashur që sa e pashë. Batutë e gabuar ajo që patë në emision? Patjetër që po. Por kurrsesi bullizëm. Nuk do guxoja kurrë të denigroja një fëmijë për asnjë arsye e jo më për shkak të peshës dhe nuk e kam bërë këtë. Nëse nuk e keni përjetuar vetë, hapni fjalorin e shiheni mirë përkufizimin e bullizmit. E dyta, nëse do kishit parë gjithë bisedën e zhvilluar me atë fëmijë që kur vjen, do kuptonit që ajo fjali vjen pasi folëm për sufllaqen që Lijana kërkoi. Dhe unë nuk jam as idiote e as monstër që t’i them një fëmije rri pa ngrënë gjithë ditën vetëm që të kërcesh. Por a do hiqte dorë nga sufllaqja, pra ushqimi që ishte përmendur. Por ne kemi xhiruar mbi 5 orë e jo çdo gjë del në transmetim. Këta të fundit duan vetëm që fëmija i tyre të heqë dorë nga këto ushqime ndaj e kanë sjellë në akademi që të bëhet e ndërgjegjshme dhe të stërvitet. Kështu që si konkluzion: Duke u bazuar tek një fjali, ju mund të bëni një fushatë të tërë denigruese dhe të mallkoni sa të doni pa parrë parasysh asgjë tjetër. Gjithsesi unë sa herë ta shoh ‘karamelen’, do vazhdoj ta përqafoj e do t’i them të heqë dorë nga sufllaqet dhe picat se i bëjnë dëm,”- tha Rusi.

Por çfarë është bullizimi si fjalë?

Bullizëm janë sjelljet e përsëritura, të dëmshme e agresive ndërmjet personave që ndryshojnë në nivelin e tyre të forcës dhe mund të jenë si fizike, ashtu edhe psikologjike. Ato përfshijnë goditjet, rrahjet, ngacmimet verbale, gjestet fyese, përjashtimin ose thjesht presionin për t’iu përshtatur atyre që dëshiron apo thotë bullisti.

Bullizmi shoqëror është gjithashtu një nga llojet e pullizmit, që vihet në veprim me anë të taktikës së përjashtimit.

Rasti konkret është Liana. Ky lloj bullizimi përfshin moslejimin e qëllimshëm të dikujt për t’u bërë apo për të qenë pjesë e një grupi shoqëror, duke e distancuar këtë të fundit, si nga grupet sportive, aktivitetet e ndryshme, si kërcimi, vetëm për faktin se është ‘ndryshe’. Fjala ‘ndryshe’ përfshin të qenit më i dobët ekonomisht, më e rrumbullakosur në fizik apo larg standarteve të bukurisë që kanë vendosur rrjetet sociale. Në këtë rast personi që bullizohet, Liana, ose konsiderohet si i padukshëm, ose në kohën e lirë të bullizuesve vihet në qendër të vëmendjes.

Jemi dakort me shpjegimin e fjalës bullizëm?

Riselda Sejdia dhe Albi Nako nuk e kanë marrë ende mundimin të shpjegohen. Në fakt për Nakon kjo nuk është hera e parë. Në rubrikën “Just Dance” në Top-Channel Nako iu drejtua  Belës, një konkurenteje më të madhe në moshë se të tjerat dhe i tha se mirë do të ishte të martohej e të bëntë fëmijë.

Këtë gjë koreografi e kaloi vetëm me fjalët: Njihem prej vitesh me Belën dhe për gjithçka u fol kishim rënë dakord më parë.

Në fakt fytyra e Belës në ato çaste që mori kritikën nuk dukej se ishte pjesë e një skenari.

Nuk mund të lëmë pa përmendur se Albi Nako ka edhe një akademi kërcimi nën emrin “Albi Nako Dance Academy”, ku studiojnë mosha nga më të vegjlit e deri tek balerinët që shohin në shumë ekrane.

Nisur nga përsëritja e denigrimit të figurës së konkurrentëve në televizione, mos ndoshta Komisioneri për Diskriminimin duhet të ngrejë një shqetësim për sjelljen e një personi të tillë.

Mos duhet ushtruar një hetim në akademinë e Nakos? A është një sjellje e vazhdueshme e tij ndaj nxënësve? A ushtron ai shunë psikollogjike ndaj atyre që e paguajnë për t’i mësuar të kërcejnë?

Por gjëja më minimale që duhet bërë është që koreografi Albi Nako të mos dalë më në televizion!

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kryesore sociale albi nako bullizmi ne televizion erjona rusi liana riselda sejdia tka mami yll albi nako bullizmi ne televizion erjona rusi liana riselda sejdia tka mami yll

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari