LIVE UPDATES
Bota

Zyrtarët ukrainas ndalojnë në kufi ish-presidentin, Petro Poroshenko

Partia politike e Poroshenkos, “Solidariteti Evropian”, tha se ish-presidenti kishte planifikuar takime vetëm në Poloni dhe në Shtetet e Bashkuara dhe paralajmëroi shërbimin e sigurisë SBU të mos përfshihej në politikë.

2 Dhjetor 2023, 21:29 Nga r.ll
Zyrtarët ukrainas ndalojnë në kufi ish-presidentin, Petro
petro poroshenko

KIEV – Shërbimi ukrainas i sigurisë njoftoi të shtunën se i ka ndaluar ish-presidentin, Petro Poroshenko largimin nga vendi, pasi Rusia kishte në plan të shfrytëzonte takimin e planifikuar të tij me kryeministrin e Hungarisë, për të dëmtuar interesat e Ukrainës.

Partia politike e Poroshenkos, “Solidariteti Evropian”, tha se ish-presidenti kishte planifikuar takime vetëm në Poloni dhe në Shtetet e Bashkuara dhe paralajmëroi shërbimin e sigurisë SBU të mos përfshihej në politikë. Poroshenkos iu refuzua në kufi të premten dalja nga vendi.

Shërbimi i sigurisë SBU tha se Poroshenko do të takohej me Kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili mban lidhje të ngushta me udhëheqësin rus Vladimir Putin dhe kundërshton çeljen e bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Sipas shërbimit ukrainas të sigurisë, Rusia po përgatit një seri provokimesh për të diskredituar Ukrainën tek aleatët, ndërsa lufta vazhdon prej 21 muajsh. Nuk u paraqit ndonjë provë për këto aludime.

Për takimin konkret, shërbimi SBU tha se kryeministri hungarez Orban “mban sistematikisht qëndrime kundër Ukrainës” dhe se është “mik i Putinit” dhe ka kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj Moskës për sulmin ushtarak në Ukrainë.

Sipas legjislacionit për gjendjen e jashtëzakonshme, zyrtarët ukrainas duhet të marrin miratim paraprakisht për të udhëtuar jashtë vendit. Nënkryetari i parlamentit, Oleksandr Korniyenko, tha se leja për zotin Poroshenko ishte anuluar pasi kishte marrë një letër për të cilën nuk komentoi.

Zyra e presidentit ukrainas Zelenskyy nuk bëri komente dhe zyra e kryeministrit hungarez Orban nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.

Poroshenko ka shërbyer si president i Ukrainës gjatë periudhës 2014-2019. Ai e akuzoi të premten qeverinë e Presidentit Zelenskyy për anulimin e lejes dhe për lojë politike përpara zgjedhjeve. Ata bënë një betejë të hidhur elektorale në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, kur zoti Zelenskyy fitoi bindshëm ndaj presidentit në detyrë Poroshenko.

Presidenti Zelenskyy tha muajin e kaluar se nuk është koha e duhur për të mbajtur zgjedhje presidenciale. Në kushte normale, ato do të mbaheshin në mars 2024, por zgjedhjet ndalohen për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme./VOA

petro poroshenko

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez