Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Votimi u mbyll në orën 16:00 në Tajvan, apo në orën 9:00 me kohën lokale në Kosovë, dhe numërimi i votave nisi menjëherë.
TAJVANI- Qytetarët e Tajvanit votuan të shtunën në zgjedhjet e tyre presidenciale dhe parlamentare, të cilat janë cilësuar nga Kina si zgjedhje mes luftës dhe paqes, sepse Pekini e konsideron vendin ishullor si pjesë të territorit të vet. Votimi u mbyll në orën 16:00 në Tajvan, apo në orën 9:00 me kohën lokale në Kosovë, dhe numërimi i votave nisi menjëherë.
Rezultati i zgjedhjeve presidenciale duhet të bëhet i ditur të shtunën mbrëma, kur humbësit e pranojnë disfatën dhe fituesi mban fjalim triumfal. Tajvani ka qenë tregim i suksesshëm demokratik prej se i mbajti zgjedhjet e para presidenciale në vitin 1996, pas disa dekadave vuajtjeje kundër sundimit autoritar dhe ligjit ushtarak.
Partia Progresive Demokratike (PPD) në pushtet, e cila shtyn përpara identitetin e pastër të Tajvanit dhe i kundërshton pretendimet e Kinës për territor, po e kërkon mandatin e tretë. Kandidati i saj është zëvendëspresidenti i Tajvanit, Lai Ching-te. Duke folur për gazetarë në qytetin jugor Tainan pas votimit, Lai u bëri thirrje qytetarëve të dalin për të votuar.
“Çdo votë është e vlefshme, sepse kjo është demokracia e Tajvanit e fituar me mund”, tha ai.
Para zgjedhjeve, Kina vazhdimisht e ka dënuar Lain si një separatist të rrezikshëm dhe i ka hedhur poshtë thirrjet e tij të vazhdueshme për bisedime. Lai thotë se është i vendosur për ta ruajtur paqen përgjatë Ngushticës së Tajvanit dhe për ta forcuar mbrojtjen e ishullit.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha të shtunën në mëngjes se ka vërejtur balona kineze duke e kaluar ngushticën e ndjeshme, njëra prej të cilat fluturoi edhe mbi vetë Tajvanin.
Kjo Ministri i ka dënuar fluturimin e raportuar të balonave mbi ngushticë gjatë muajit të fundit duke i cilësuar si luftë psikologjike dhe kërcënim për sigurinë e aviacionit.
Lai përballet me dy kundërshtarë për postin e presidentit – Hou Yu-in nga partia më e madhe opozitare e Tajvanit, Kuomintang (KMT), dhe ish-kryetarin e Tajpeit, Ko Wen-je nga Partia e Popullit të Tajvanit (TPP), e cila u themelua më 2019.
Hou, njëlloj si Kina, e ka akuzuar Lain se po e mbështet pavarësimin formal të Tajvanit.
Lai thotë se Hou është në favor të Pekinit, akuzë të cilën ai e mohon.
Ko e ka fituar një mbështetje të zjarrtë, posaçërisht në mesin e votuesve të rinj, pasi është përqendruar në çështjet përditshme themelore, siç është çmimi i lartë i banimit.
Zgjedhjet parlamentare janë po aq të rëndësishme sa ato presidenciale, veçanërisht nëse asnjëra parti s’e fiton shumicën, gjë që ka gjasa t’ia pamundësojë presidentit të ri t’i kalojë legjislacionet dhe buxhetin, sidomos për mbrojtjen. Presidenti i tanishëm i Tajvanit, Tsai Ing-wen nuk ka të drejtë të garojë më, pasi i ka mbajtur dy mandate si president.
Marrë nga REL
UKRAINË- Kur forcat ruse goditën Harkivin në mars të vitit 2022, një muaj pas fillimit të pushtimit, Nadin Geisler mori një...
Parlamenti shqiptar Nga Alberto Gentili “Huffington Post” Giorgia Meloni nuk është tipi që ndalet me pengesën e parë ...
Payton Gendron SHBA- Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë të premten prokurorët federalë do të kërkojnë ...
Foto Ilustruese SHBA- Kompanitë ajrore në Shtetet e Bashkuara anuluan më shumë se 2 mijë fluturime të premten pasi një s...
Foto ilustruese JEMEN-Pak orë pasi grupi Houthi të Jemenit kërcënuan me hakmarrje, dhjetëra mijëra njerëz dolën n&...
Foto e kryeministrit FRANCË-Unioni bëri thirrje për sanksione kundër kujtdo që shkruan gjuhë urrejtjeje në platformë...
Ushtarët ukrainas duke përdorur raketat Javelin. KOSOVA- Mesazhi që Shtetet e Bashkuara po dërgojnë në Serbi, duke paralajm&e...
Foto ilustruese JEMEN-Firma vlerësoi se anija ishte shënjestruar gabimisht bazuar në informacionin e vjetëruar të disponueshë...
Vedat Gashi, anëtar i asamblesë bashkiake të Uestçesterit/Westchester County Board of Legislators SHBA- Në zgjedhjet e fundit n&...
KOSOVA- Kur kanë mbetur më pak se dy javë para se të skadojë afati për mbledhjen e nënshkrimeve për largimin e kryetar...