LIVE UPDATES
Bota

Vullnetarët rusë që kundërshtuan luftën, mposhtën kërcënimet dhe ndihmuan ukrainasit të iknin

Në atë kohë, Geisler, një fotografe 28-vjeçare, jetonte disa orë larg nga kufiri ukrainas në qytetin perëndimor rus, Belgorod.

13 Janar 2024, 09:56 Nga I.A

Vullnetarët rusë që kundërshtuan luftën, mposhtën

UKRAINË- Kur forcat ruse goditën Harkivin në mars të vitit 2022, një muaj pas fillimit të pushtimit, Nadin Geisler mori një telefonatë nga një i njohur në qytetin lindor të Ukrainës, ai kërkonte ndihmë për të larguar nënën e një miku nga zona e luftës, e cila kishte vetëm dokumentet dhe qenin e saj.

Në atë kohë, Geisler, një fotografe 28-vjeçare, jetonte disa orë larg nga kufiri ukrainas në qytetin perëndimor rus, Belgorod.

“Natyrisht, thashë se mund ta marr në kufi dhe ajo mund të jetojë me mua për aq kohë sa të jetë e mundur”, tha Geisler në një intervistë në nga një vend sekret jashtë Rusisë. Radio Evropa e Lirë nuk do të zbulojë vendndodhjen aktuale të saj për shkaqe sigurie.

Geisler tha se ajo nuk ishte e vetmja telefonatë. Telefonatat nga Ukraina vazhduan gjatë gjithë natës dhe në mëngjes, ajo dhe motra e saj u takuan me gruan dhe 14 refugjatë të tjerë dhe kafshët tyre shtëpiake, te hyrja e banesës së tyre. Motrat vendosën një batanije, jastëkë, bluza dhe xhaketa në dyshemenë e banesës së tyre që shërbeu si shtrat për refugjatët, ndërsa ato vetë fjetën në ballkon.

Ishte një akt i dhembshurisë që shërbeu si një bazë për krijimin e një rrjeti njerëzish që ndihmonin për të lehtësuar largimin e njerëzve nga Ukraina. Geisler thotë se rreth 2.000 njerëz ukrainas ikën në Rusi me ndihmën e grupit të saj, i cili, gjithashtu u kujdes t’u siguronte ushqim, letër higjienike dhe ilaçe për mijëra të tjerë që jetonin në territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit.

Shumica e refugjatëve, për të cilët rusishtja është gjuha e parë, zgjodhën Rusinë si pikë transiti dhe jo si destinacion përfundimtar, pra një vend ku ata kanë miq ose familje dhe që mund t’u marrin para për të udhëtuar.

Që atëherë, shumica kanë emigruar në vendet e Bashkimit Evropian ose janë kthyer në zonën e kontrolluar nga Qeveria e Kievit brenda Ukrainës, tha Geisler.

“Ose e merr nën kontroll situatën dhe thjesht e bën këtë punë si një robot, ose do të çmendesh”, tha Geisler për North Realities të Radios Evropa e Lirë.

Pak pas fillimit të pushtimit në shkurt të vitit 2022, duke u veshur me ngjyrat blu e verdh të flamurit ukrainas dhe duke shpërndarë lule për kalimtarët, Geisler dhe motra e saj iu bashkuan një proteste kundër luftës në Belgorod. Ato u ndaluan për një kohë të shkurtër.

Giesler tha se ajo u lirua me një akuzë për kundërvajtje administrative. Ajo dhe motra e saj më pas filluan të punojnë për të strehuar ukrainasit që kalonin kufirin në Rusi. Ajo tha se strehuan rreth 100 ukrainas në apartamentin e tyre, bujtina lokale dhe depo të ndihmave humanitare.

Vullnetarët rusë që ndihmojnë ukrainasit thanë se operojnë përmes një vargu të ngushtë kontaktesh, të ndihmuar nga rrjetet sociale.

Në dy muajt e parë pas pushtimit, vullnetarët ishin "si mizat në një rrjetë merimange", tha Yegor Zakharov, një koordinator vullnetar 48-vjeçar nga Shën Petersburgu.

Pastaj "lëvizja vullnetare filloi të zgjerohej dhe të zhvillonte lidhjet horizontale", tha ai. "Tani është një strukturë e tërë, që ka burime të mëdha”.

"Pjesëmarrësit koordinohen me organizatat me qendër në Evropë për të ndihmuar largimin e ukrainasve nga territoret e okupuara ruse për në Bashkimin Evropian ose diku tjetër jashtë vendit. Në një rast, vullnetarët ndihmuan një grua, e cila ishte në fazën e fundit të kancerit, për t’u larguar nga qyteti-port i Mariupolit në Ukrainën juglindore për në Norvegji, kujtoi Zakharov. Por, ajo vdiq në një bujtinë, me djalin e saj pranë.

Shpenzimi i "3.000 ose 4.000 eurove" (afërsisht 3.330 ose 4.400 dollarëve) për një person që është duke vdekur mund të mos ketë kuptim të fitimit ekonomik, tha ai, "por ne nuk po bëjmë ekonomi këtu. Ne po shpëtojmë njerëz".

Vullnetarët, megjithatë, mund të largohen shpejt: "Çdo familje ka histori për një mini-gjyq Hage", për krimet e luftës, tha Zakharov.

Disa vullnetarë që largohen, zgjedhin të ndihmojnë financiarisht.

Geisler tha se donacionet e përgjithshme i mundësonin asaj të paguante 300.000 rubla (rreth 4.300 dollarë) në muaj për t’i akomoduar refugjatët në bujtina dhe depo të ndihmave humanitare në Belgorod.

Nuk dihet saktësisht se nga vijnë donacionet, kjo pasi që koordinatorët vullnetarë nuk pranuan të japin detaje se kush janë donatorët.

Me fondet e donacioneve, Geisler kishte blerë një veturë të blinduar, për dërgimin e ndihmave humanitare në zonat e pushtuara, por që më vonë i ishte konfiskuar nga ushtria ruse.

Ajo, gjithashtu, ka ndërtuar dy depo në Belgorod dhe një në territorin e Ukrainës për të ruajtur mallrat e nevojshme. Në objekte kishte ushqime që nuk prishen, pajisje pastrimi, letër higjienike dhe ilaçe.

Si Geisler, ashtu edhe Zakharov, pranuan se ata fillimisht përdorën vetura të etiketuara me shkronjën latine Z - simbol i pushtimit të Rusisë -- për të shpërndarë paketa ndihme në rajonet e pushtuara.

Tani, sipas tyre, një metodë e tillë e shpërndarjes së ndihmave aplikohet pak herë.

Ende nuk dihet se në çfarë shkalle autoritetet e kanë monitoruar punën që po bëjnë vullnetarët – ose nëse e kanë lejuar në heshtje atë.

Autoritetet ruse qenë të ashpra ndaj çdo mospajtimi ose kundërshtimi të luftës, duke i burgosur njerëzit nën akuza të paqarta që ndjek këdo që "diskrediton forcat e armatosura". Njerëzit, po ashtu, janë burgosur për "përhapjen e informacionit të rremë" në lidhje me pushtimin, i cili përfshin informacionin për numrin e viktimave.

Por, rusët që i kanë ndihmuar refugjatët ose kanë ofruar strehim apo ndihmë humanitare janë lejuar të punojnë në një shkallë të madhe.

Motrat Geisler thonë se kanë hasur në probleme pasi Sberbank (Banka Shtetërore Ruse) ku ishin depozituar donacionet vullnetare, i kishte bllokuar kartelat bankare të të dyja motrave. Geisler nuk është përgjigjur nëse më vonë kanë mundur t’i merrnin fondet.

Gjatë një vizite në një magazinë në Belgorod ku ruheshin furnizimet, një burrë i panjohur i tha Geisler-it se bllokimi i kartave bankare ishte një "përshëndetje nga Lubyanka" - duke e pasur fjalën për selinë në Moskë të agjencisë kryesore të inteligjencës ruse.

"Mos u sill aty ku nuk je i dëshiruar", tha ajo dhe burri pohoi me kokë.

Në një nga udhëtimet e saj të fundit në Kozacha Lopan përpara se të rimerrej nga Ukraina, një burrë e kishte e kishte paralajmëruar Geislerin se nëse do të vazhdonte kështu "ata" do ta vrisnin. Ky paralajmërim e kishte shtyrë Geislerin që të linte udhëzime për të afërmit e saj "se çfarë të bëjnë dhe me kë të kontaktojnë nëse unë zhdukem".

Në nëntor, një vullnetar 61-vjeçar nga Belgorodi u akuzua për tradhti dhe trafikim të paligjshëm të armëve, pasi ndihmoi një grua të moshuar të kalonte nga Rusia në Ukrainë, sipas shumë raportimeve të lajmeve. Ashtu si vullnetarë të tjerë që përballen me ndjekje ose kërcënime të mundshme, Geisler dhe Zakharov tani jetojnë jashtë vendit.

Geisler tha se për largim ka vendosur në maj të vitit 2023, pas ndalimit që i ishte bërë një gruaje në kontrollin e pasaportave vetëm pse kishte dhuruar 300 rubla (3.27 dollarë) për refugjatët ukrainas. Ajo u mor në pyetje për ndihmën e saj për një "terrorist dhe ekstremist" që mbështet forcat e armatosura ukrainase, tha Geisler. Nga frika se po ndalohet, Geisler u përpoq të maskonte veten duke prerë flokët e saj, dhe më pas zgjodhi të udhëtonte me makinë në kufirin me Bjellorusinë, duke ndërruar makinat vazhdimisht gjatë udhëtimit 11-orësh.

“Kur kalova kufirin me Bjellorusinë, më dukej sikur nuk merrja fare frymë”, tha ajo.


Përpjekjet e saj vullnetare vazhdojnë nga jashtë. Në një tabelë shënimesh në banesën e saj, një sërë letrash ngjitëse listojnë detyrat e ardhshme: "Evakuimi"; "Prindër + pesë mace dhe një qen"; "Fëmijët në okupim”, barna, drithëra, qumësht pluhur, pelena".

Në anën tjetër Zakharov, tha se iku pasi pranoi një kërcënim nga një telefonatë anonime më 25 shtator të vitit 2022, tri ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin shpalli mobilizimin e dhjetëra mijëra burrave. Ai tha se kishte informacione jozyrtare se agjentët rusë të sigurisë po ushtronin presion mbi familjet e vullnetarëve që po largoheshin nga vendi për të identifikuar "koordinatorin" e tyre. Zakharov tha se ai udhëtoi me macen e tij dhe tri valixhe përtej kufirit në Finlandë, vend anëtar i Bashkimit Evropian, ku edhe ka kërkuar azil politik.

“Në thelb, vendosa të mos rrezikoj”, tha ai, duke folur nga Helsinki përmes Telegramit.

As Zakharov dhe as Geisler nuk planifikojnë të kthehen në Rusi, dhe nuk shohin të ardhme nën udhëheqjen e Putinit. Geisler tha se kërkesat për t’i ndihmuar ukrainasit ishin ato që e vonuan largimin e saj nga Rusia.

“Më është dashur të qëndroj atje për t'i ndihmuar ata”, tha ajo. "Dhe, qëndrova për aq kohë sa munda".

Marrë nga REL

nadin geisler lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria