LIVE UPDATES
Bota

Kampet e emigrantëve në Shqipëri, një projekti i parealizueshëm, por Meloni synon t'i ndërtojë para zgjedhjeve në Parlamentin Evropian

Objektivi: të tregojë se ekziston një mënyrë “për të ngritur një pengesë kundër zbarkimeve”. Kjo është Thembra e vërtetë e Akilit, kali i betejës si për Fratelli d'Italia dhe Lega-n, që  premtuan gjatë fushatës së tyre populiste të ndalonin njëherë e përgjithmonë flukset e njerëzve të dëshpëruar.

13 Janar 2024, 09:13 Nga Alberto Gentili
Kampet e emigrantëve në Shqipëri, një projekti i
Parlamenti shqiptar

Nga Alberto Gentili “Huffington Post”

Giorgia Meloni nuk është tipi që ndalet me pengesën e parë që ndesh. “Kur vendos diçka në kokën time, e realizoj atë, pavarësisht kostos”- ka deklaruar ajo. Dhe ndër gjërat që ka më shumë për zemër kryeministrja është ndërtimi në Shqipëri i dy kampeve për emigrantët, pikërisht në prag të zgjedhjeve të 9 qershorit për në Parlamentin Evropian.

Objektivi: të tregojë se ekziston një mënyrë “për të ngritur një pengesë kundër zbarkimeve”. Kjo është Thembra e vërtetë e Akilit, kali i betejës si për Fratelli d'Italia dhe Lega-n, që  premtuan gjatë fushatës së tyre populiste të ndalonin njëherë e përgjithmonë flukset e njerëzve të dëshpëruar.

Kështu pasditen e së enjtes, pas një marshimi me ritme frenetike, Komisioni i Çështjeve Kushtetuese të Dhomës së Ulët të parlamentit do ta shqyrtojë në një kohë rekord këtë çështje. Dhe brenda datës 22 janar, do të çojë në seancë plenare projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së firmosur më 6 nëntor 2023 nga Meloni së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

“Do ta shihni se falë procedurës emergjente të zbatuar, kampet do të jenë gati brenda afatit të caktuar nga qeveria”- siguron Sara Kelani, menaxhere e çështjeve të migracionit në partinë  Fratelli d’Italia dhe anëtare e Komisionit. Por ka ende shumë të panjohura mbi planin që ka Meloni për zbatimin e këtij pakti.

E para vjen nga Tirana, ku Gjykata Kushtetuese vendosi më 13 dhjetor të pezullojë marrëveshjen me Italinë. “Kjo ndodhi për gjoja një të metë formale, sepse nuk është kërkuar mendimi i Presidentit të Republikës. Por gjithçka do të zgjidhet. Ndoshta që më 18 janar, por maksimumi në mars do të vijë drita jeshile”- garanton Kelani.

Ndoshta! E sigurt është se e qetësuar nga miku i saj Rama për 'po'-në e Gjykatës Kushtetutese të Shqipërisë, Meloni po ecën përpara me shumë shpejtësi në lidhje më këtë marrëveshje. Pavarësisht protestës së opozitës shqiptare, ajo përdori “procedurën e urgjencës” për marrëveshjen me Tiranën (maksimumi 30 ditë shqyrtim në komision, dhe më pas menjëherë në seancë për votimin përfundimtar).

Dhe kjo ka sjellë ato që Riccardo Magi i partisë +Europa i përkufizon si “seanca dëgjimore të nxituara dhe të sikletshme: vetëm 5 minuta kohë në dispozocion për konstitucionalistët dhe ekspertët”. Për më tepër, janë seanca dëgjimore nga të cilat del se projekti kaq shumë i dashur për qeverinë italiane në realitet “është i pazbatueshëm”.

Me pak fjalë, është duke u rrëzua premtimi i Melonit për të ndërtuar një kamp refugjatësh në portin shqiptar të Shëngjinit, dhe një kamp paraburgimi në Gjadër brenda muajit maj.

Paolo Bonetti, profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin Bicocca në Milano, renditi në seancën dëgjimore “shembuj të ndryshëm të paligjshmërisë”, përfshirë “diskriminimin e paarsyeshëm në trajtim” midis emigrantëve që zbarkojnë në Itali dhe atyre që shpëtohen nga anijet ushtarake italiane dhe dërgohen më pas në Shqipëri.

Ai e këshilloi parlamentin “të mos e miratojë marrëveshjen”. “Pakti përmban shumë pika që janë të paligjshme në raport me ligjin evropian. Do të ketë shumë padi nëpër gjykata”- paralajmëroi ai. Pak a shumë kjo është ajo çfarë rekomandon edhe Paola Favilli, profesoreshë e së drejtës së Bashkimit Evropian në Universitetin e Firences.

Alarmi kryesor ka të bëjë me zbatueshmërinë e marrëveshjes. Ku do të identifikohen emigrantët e shpëtuar në det? Tek anijet ushtarake italiane apo në kampin e Shëngjinit? A do të transportohen në fillim “të pambrojturit”, gratë shtatzëna, fëmijët në Shqipëri, dhe më

pas do të sillen në Itali?

Sa kohë do të qëndrojnë në kampet shqiptare? Në fillim u fol për maksimumi 30 ditë, pastaj për 18 muaj, duke ulur ndjeshëm vlerësimin për 39 mijë emigrantëve që do të akomodohen në Gjadër në vit. “Dhe çfarë do të ndodhë kur një emigrant do të apelojë kundër qëndrimit atje. A do të sigurojë qeveria jonë praninë e avokatëve italianë në Shqipëri?”- pyet Magi.

Për të mos përmendur faktin që janë shpallur dhjetëra e dhjetëra raste shkeljeje: “Përputhshmëria e protokollit me ligjin evropian nuk është aspak e garantuar dhe në shumicën e rasteve është e pamundur të arrihet”- thotë përfaqësuesi i +Europa. Nuk është rastësi që Komisionerja Evropiane për Emigracionin, Ylva Johansson, u tregua e kujdesshme për të mos raportuar në KE.

Pra ka shumë gjasa që 2 kampet shqiptare (nëse do të ndërtohen ndonjëherë) të bllokohen nga gjyqtarët italianë. Diçka e ngjashme me atë që i ka ndodhur një miku tjetër të Melonit: Rishi Sunak. Kryeministri britanik arriti një marrëveshje për të “shpërndarë” emigrantët e paligjshëm në Ruanda, dhe nisi t'i paguajë miliona e miliona euro vendit afrikan.

Por për shkak të ndalimit nga Gjykata e Lartë e Anglisë, asnjë emigrant ilegal nuk është larguar ende nga territori britanik. Së fundi, është edhe çështja e mprehtë e shpenzimeve të nevojshme për ndërtimin e dy kampeve në Shqipëri.

Profesor Bonetti foli në seancë për “kosto të nënvlerësuara, të cilat janë shumë më të larta se ato që supozohen”. Dhe nëse fillimisht u fol për “disa milionë” euro për të ndërtuar dhe menaxhuar dy kampet, tani flitet për qindra e qindra milionë: 89 milionë këtë vit, dhe 480 milionë euro për 4 vitet në vijim.

Plus 40 milionë për ndërtimin e strukturave, 8 milionë për pajisjet teknologjike, 30 milionë të tjera për tarifa të ndryshme, dhe 16.5 milionë euro që duhet t'i jepen menjëherë Tiranës. Për të mos folur për një fond garancie prej 100 milionë eurosh, për çdo shpenzim të bërë nga shqiptarët.

Dhe këtu nuk janë llogaritur ende shpenzimet për personelin mjekësor, avokatët, gjykatësit dhe policët që do të duhet të udhëtojnë vazhdimisht midis Italisë dhe Shqipërisë. Në çdo rast, shifra është e jashtëzakonshme, të pakën 10 herë më e lartë se ajo që do të kërkonte ndërtimi i kampeve të tilla në Itali. Me pak fjalë, fitorja Melonit në zgjedhje do t'u kushtojë shumë shtrenjtë italianëve. Dhe mbi të gjitha, mbetet të presim dhe të shohim nëse plani do të funksionojë.

giorgia meloni alberto gentili

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale