LIVE UPDATES
Bota

VOA: Sekretari i Mbrojtjes në SHBA: Nuk kemi fonde për Ukrainën

Mbrojtja ajrore ukrainase arriti të ndalë të paktën 21 raketa, por sulmet lanë të paktën 20 persona të lënduar në katër lagje të Kievit.

23 Janar 2024, 19:59 Nga h.k
VOA: Sekretari i Mbrojtjes në SHBA: Nuk kemi fonde për Ukrainën
Foto ilustruese

SHBA-Për herë të parë që kur Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ngriti grupin ndërkombëtar për të ndihmuar Ukrainën në prill të vitit 2022, Shtetet e Bashkuara po mirëpresin 50 shtetet pjesëmarrëse në takimin mujor të radhës pa buxhet dhe pa mundësinë për të dërguar municion dhe raketat që i duhen Ukrainës për t’iu kundërpërgjigjur sulmit rus.

Ndërkohë që pritet që Kongresi të miratojë buxhetin dhe ndoshta më shumë fonde për luftën e Ukrainës, Shtetet e Bashkuara shpresojnë që aleatët do të vazhdojnë ta plotësojnë boshllëkun e krijuar.

E nxis këtë grup që të shkojë një hap më tutje për t’i dhënë Ukrainës më shumë sisteme mbrojtëse tokësore dhe raketa mbrojtëse që shpëtojnë jetë”, deklaroi Sekretari Austin në fjalimin e hapjes të mbajtur nga shtëpia, ku po shërohet nga një ndërhyrje kirurgjike për kancerin e prostatës. Deklarata e bërë me video ishte paraqitja e parë publike e zotit Austin, i cili dukej pak më i dobësuar. Sekretari Austin, 70 vjeç, qëndroi në spital për dy javë për shkak të komplikimeve pas operimit.

Të martën në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi për një kontratë të re të përbashkët në vlerë prej 1.2 miliardë dollarësh për të blerë mbi 222,000 predha municioni 155 milimetërshe. Ky lloj predhash janë ndër municionet më të përdorur në këtë konflikt dhe kontrata do të shfrytëzohet për të furnizuar aleatët, të cilët ia kanë dhënë ndërkohë Kievit rezervat e tyre .

Edhe pse nuk jemi në gjendje të ofrojmë aktualisht ndihmë sigurie, partnerët tonë do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”, u tha gazetarëve të hënën zëvendës-zëdhënësja e Pengatonit, Sabrina Singh.

Ndërkohë që vëmendja është përqëndruar që nga tetori në konfliktin ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, lufta e përgjakshme e Rusisë ndaj Ukrainës ka vazhduar.

Rusia të martën ka sulmuar dy qytetet më të mëdha të Ukrainës me mbi 40 raketa me rreze të gjatë veprimi, të nisura nga anijet dhe aeroplanët luftarakë, duke dëmtuar ndërtesa banimi dhe duke vrarë të paktën pesë persona. Sulmi ndodhi një ditë pasi Moska refuzoi idenë e një marrëveshje që mbështetet nga Kievi dhe aleatët perëndimorë për t’i dhënë fund luftës dy vjeçare.

Mbrojtja ajrore ukrainase arriti të ndalë të paktën 21 raketa, por sulmet lanë të paktën 20 persona të lënduar në katër lagje të Kievit.

Ukraina ka nevojë të madhe për sisteme të mbrojtjes ajrore dhe municion, deklaroi zëdhënësja Singh.

Pentagoni njoftoi ndihmën e fundit amerikane të sigurisë për Ukrainën më 27 dhjetor, në vlerë prej 250 milionë dollarësh, që përfshiu predha 155 mm, raketa kundër-ajrore “Stinger” dhe disa lloje tjera municioni, të cilat Shtetet e Bashkuara i morën nga rezervat ekzistuese amerikane.

Që atëherë Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë në gjendje të ofrojnë municion shtesë për shkak se paratë për të kompensuar rezervat janë shpenzuar dhe Kongresi ende nuk ka miratuar fonde të tjera.

Mbi 110 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe Izraelin mbetet e bllokuar për shkak të mospajtimeve ndërmjet Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë rreth përparësive politike, përfshirë edhe për sigurimin e kufirit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës mbi 44.2 miliardë dollarë në formën e ndihmës së sigurisë që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Rreth 23.6 miliardë dollarë janë armatim që është tërhequr nga rezervat ekzistuese ushtarake dhe gati 19 miliardë dollarë janë realizuar në formë të kontratave afatgjata ushtarake, për pajisje për të cilat duhen muaj për t’i porositur. Edhe pse fondet janë shpenzuar, disa nga armët e blera më herët do të vazhdojnë të mbërrijnë në Ukrainë. Një shumë prej 1.7 miliardë dollarësh është siguruar nga Departamenti amerikan i Shtetit në formën e financimit ushtarak për vendet e huaja.

Shtetet e Bashkuara dhe rreth 30 partnerë ndërkombëtarë po vazhdojnë të stërvisin forcat ukrainase dhe deri më tani kanë stërvitur 118,000 ukrainas nëpër lokacione të ndryshme të botës, sipas zëdhënësit të Komandës amerikane për Evropë dhe Afrikën, Marty O’Donnnell.

Shtetet e Bashkuara kanë stërvitur rreth 18,000 prej tyre, përfshirë rreth 16,300 ushtarë në Gjermani. Rreth 1,500 të tjerë janë aktualisht duke ndjekur programe përgatitore./VOA

pentagoni

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara