LIVE UPDATES
Bota

Gara presidenciale në SHBA, aborti një çështje me peshë në zgjedhjet e 2024

Ndërsa gara presidenciale amerikane sa vjen e bëhet më e fortë, kandidatët po ushtrojnë trysni mbi votuesit, se aborti është një çështje kryesore.

23 Janar 2024, 16:10 Nga N.F
Gara presidenciale në SHBA, aborti një çështje me
Foto ilustruese

SHBA- Shtëpia e Bardhë thotë se aborti është një çështje kyçe në zgjedhjet e nëntorit ndërsa Nënpresidentja Kamala Harris ka ndërmarrë një turne takimesh në mbarë vendin në kuadër të fushatës së Presidentit Biden mbi mbrojtjen e të drejtës për riprodhim. Ndërkohë, kandidatët republikanë po flasin për ndalim të mundshëm të procedurave të abortit në nivel federal. Siç njofton nga Shtëpia e Bardhë, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, këto qëndrime, ua lënë votuesve amerikanë zgjedhjen përfundimtare mbi këtë çështje të ndjeshme.

Ndërsa gara presidenciale amerikane sa vjen e bëhet më e fortë, kandidatët po ushtrojnë trysni mbi votuesit, se aborti është një çështje kryesore. Të hënën, kur u mbushën 51 vjet nga vendimin historik i njohur si “Roe kundër Wade” që përcaktoi se aborti ishte një e drejtë kushtetuese, Nënpresidentja Kamala Harris vizitoi shtetin Viskonsin për të theksuar mbështetjen e administratës Biden për qasje të plotë ndaj kujdesit riprodhues, duke përfshirë abortin.

“Në Amerikë, liria nuk jepet. Nuk dhurohet. Liria është një e drejtë që na takon. Këtu përfshihet edhe e drejta për të vendosur vetë për trupin . Nuk mund të përcaktojë qeveria se çfarë do të bëni ju me trupin tuaj”, tha Nënpresidentja Kamala Harris.

Presidenti Joe Biden, një katolik i devotshëm, në nivel personal ka shprehur rezerva mbi abortin. Megjithatë, të hënën, ai e cilësoi si të padrejtë vendimin e Gjykatës së Lartë të vitit 2022 që rrëzoi ligjin Roe kundër Wade, dhe ua la shteteve në dorë të vendosin mbi të drejtën për abort. Që kurse Gjykata e Lartë mori një vendim të tillë, vuri në dukje Presidenti, votuesit në shtete të ndryshme kanë votuar në mënyrë të vazhdueshme për të mbështetur mundësinë për abort.

“Votuesit kanë votuar për të mbrojtur të drejtën për riprodhim. Ne kemi nevojë që kjo e drejtë të mbrohet në çdo shtet, sepse që familja juaj të ketë qasje në kujdesin shëndetësor nuk duhet të varet nga shteti ku jeton”, tha Presidenti Biden.


Mbështetësit e kandidatit kryesor republikan për zgjedhjet presidenciale, Donald Trump, thonë se ai e kundërshton abortin, por qëndrimi i tij ka ndryshuar dhe është i paqartë. Në faqen e internetit të fushatës së tij presidenciale nuk përmendet kjo çështje. Ndërkohë, kërkesa e Zërit të Amerikës për koment nuk mori përgjigje të menjëhershme. Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve e mbështeti kundërshtinë e tij ndaj abortit duke treguar historinë e tij personale.

Ndërsa foli në një tubim kundër abortit në Uashington, ai tha se kishte ardhur në jetë nga një shtatzëni e padëshiruar, kur e ëma ishte adoleshtente.

"Po marshojmë sot sepse duhen shumë përpjekje për t’i bindur njerëzit se çdo qenie njerëzore, çdo embrion, ka vlerë shumë të thellë dhe të çmuar. Ne kemi çdo arsye për të qenë shpresëplotë, se ne mund ta ndryshojmë opinionin publik”, tha Mike Johnson, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.

Aktivistët kundër abortit thonë se janë të kënaqur që Gjykata e Lartë e ktheu vendimin për abortin në duart e shteteve. Por tani, ata duhet të vendosin se cili president do ta çojë çështjen përpara. Aktivisti Eric Scheidler, i cili iu bashkua marshimit në Uashington, tha se Presidenti Biden është "shumë ekstrem" në mbështetjen e tij për qasjen tek aborti, por thotë se asnjë nga republikanët nuk i përshtatet botëkuptimit të tij.

“Nuk e di nëse i besoj Donald Trumpit. Dua të them, ai emëroi gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që rrëzuan vendimin Roe kundër Wade. Që nga rrëzimi i këtij ligji, ai ka shprehur kritika për lëvizjen pro-jetës dhe ka kritikuar politikën e guvernatorit të Floridës Ron DeSantis. Nuk e di se ku qëndron Trumpi, sepse ai duket se po mban qëndrime të dyanshme për këtë çështje. Pra, kursehem të gjykoj si zonjën Haley ashtu edhe zotin Trump, sepse kam pikëpyetje mbi qëndrimin e tyre të vërtetë,” tha ai.

E drejta për abort është mbëshetur nga votuesit në disa shtete, nga Kalifornia liberale deri te Kansasi konservator. Votuesit në shtetin e Ohajos, në fund të vitit të kaluar, i dhanë një mbështetje në nivel prej 57 për qind një amendamenti kushtetues që garanton qasjen ndaj abortit. Votuesit amerikanë do e thonë fjalën e tyre, në zgjedhjet e nëntorit.

Marrë nga VOA

shba votim zgjedhje aborti

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit