LIVE UPDATES
Bota

Zbardhen deklaratat dy të miturve të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë: Nuk mbaj mend nëse e kemi goditur me makinë

Kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj dy të miturve është bërë më 15 janar 2024. Po atë ditë Gjykata mori vendim për caktimin e kësaj mase, kur i ndjeri ishte duke u trajtuar në QKUK, i cili më 20 janar ndërroi jetë, duke bërë që pas kësaj rrethane, vepra penale të ricilësohet nga “Vrasje në tentativë” në “Vrasje”.

23 Janar 2024, 18:40 Nga r.ll
Zbardhen deklaratat dy të miturve të dyshuar për vrasjen e
lulzim fejzullahu

KOSOVË- Dy të miturit të cilët akuzohen si autorët e dyshuar të vrasjes së 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu, në seancën dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kanë kundërshtuar kërkesën për caktimin e paraburgimit dhe kanë dhënë dëshmitë e tyre për ngjarjen.

Kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj dy të miturve është bërë më 15 janar 2024. Po atë ditë Gjykata mori vendim për caktimin e kësaj mase, kur i ndjeri ishte duke u trajtuar në QKUK, i cili më 20 janar ndërroi jetë, duke bërë që pas kësaj rrethane, vepra penale të ricilësohet nga “Vrasje në tentativë” në “Vrasje”.

Në vendimin e Gjykatës, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se i mituri i parë e ka kundërshtuar kërkesën për caktimin e paraburgimit, me pretendimin se fillimisht në ditën e ngjarjes e kishte hapur xhamin e makinës dhe e kishte pyetur viktimën, se "pse më shave dje", nga ana tjetër e rrugës ku kishte qenë Lulzimi.

Pas pyetjes, sipas të miturit të parë, i ndjeri i kishte kërkuar nga ai që të ndalë makinën dhe të sqarohen, dhe sipas tij, kur i është afruar Lulzimi e ka goditur me thikë.

“Kur jam afrua e kam rrok gumën e veturës me thike dhe e ka qel derën e kerrit dhe ja ka nis me më sjell me thikë dhe më ka therë në këmbë dhe po ashtu duksin e kam pas të shkym se disa here u mundua me therë, i dyshuari i dytë, u kanë me mua, ai ka dal nga vetura ja ka kap dorën L., dhe jena ikë nja 10 metra, mandej kena ikë me veturë e gomë të shpërthyer 10 metra”, thuhet në deklaratën e autorit të parë të dyshuar.

Pas asaj përleshje, autori i dytë i dyshuar thuhet se deklaroi që kishte parë një shkop dhe kishte nisur ta ndiqte me makinë Lulzim Fejzullahun. 

“E kam kap stupcin e kena hyp në kerr apet dhe ju kam leshu L., me ndjek me veturë dhe kur na ka pa L., e ka që thikën e ka mbajt, në ato momente dola prej vetes, jam mundu me koqit kerrin por me dije tem L., nuk e ka prek kerri, kam dalë prej kerrit dhe i kam ra L., me shkopin e drurit në dorë ku e ka pas thikën dhe ja kam ba lësho thikën nuk e ka lëshu thikën e ka mbajt në drejtim timin, me pas e kam godit me stupc në kokë mbrapa sigurt nuk e di në anën e djathtë”, thuhet më tej të ketë deklaruar i dyshuari i parë.

Sipas tij, nuk e kishte parë kur ka dalë nga vetura i dyshuari tjetër (i dyshuari i dytë), dhe as nëse e kishte goditur edhe ai viktimën Por, ai kishte pranuar se mosmarrëveshja kishte filluar pasi, sipas tij tani i ndjeri ia kishte zënë radhën te berberi dhe e kishte sharë.

“E kundërshtoj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, vetë jam dorëzuar në polici kam shkuar në spital ju kam thanë policisë vetë jam i therrt, nuk jam mundu me ikë, mosmarrëveshja kishte ndodh një ditë përpara sepse L., ma kishte zanë renin te berberi dhe më ka sha mua”, ka deklaruar i dyshuari i parë para gjykatës.

Edhe avokati i të dyshuarit të parë, e ka kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, me arsyetimin se mungojnë të gjitha parakushtet e parapara ligjore për caktimin e kësaj mase.

Në vendimin e gjykatës, më tej thuhet se i mituri i dytë, po ashtu e kishte kundërshtuar kërkesën për caktimin e paraburgimit, duke thënë se ndjen keqardhje për ngjarjen dhe se nuk kishte dashur të ndodhte ajo që ka ndodhur.

“Unë nuk jam për kësi lloj punësh deri në këtë pikë qysh ka ndodh, unë jam nxënës, unë ditën kritike veç kam tentua m’i nda dhe atë dy here”, kishte deklaruar i mituri i dytë.

Sipas tij, herën e parë viktima, e kishte goditur me thikë të dyshuarin e parë, sepse ky i fundit e kishte hapur xhamin dhe e kishte pyetur atë se pse e kishte sharë dhe pasi që i dyshuari i parë e ka hapur derën e veturës, viktima ka filluar ta godasë më thikë.

Ai po ashtu ka deklaruar se nuk e di me siguri nëse i ndjeri është goditur me makinë, ndërsa tha se e kundërshton masën e paraburgimit, me arsyetimin se nuk ka bërë asgjë. Avokati i tij sipas autorizimit e kishte kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për caktim të paraburgimit, si masa më e rëndë për praninë e të miturit në procedurë penale.

Në anën tjetër, prokurori Fatmir Behrami kishte elaboruar kërkesën për paraburgim dhe kishte theksuar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj dy të miturve.

Kurse, gjyqtarja e procedurës paraprake, Lumnije Krasniqi konstatoi se propozimi për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve është i bazuar, me arsyetimin se ekziston dyshimi i bazuar se të miturit kanë kryer veprën për të cilën dyshohen, ekziston dyshimi i bazuar se nëse të miturit lihen në liri mund të ndikojnë në të dëmtuarin-dëshmitarin, ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale. 

lulzim fejzullahu podujevë

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës