Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në reagimin e ShSKUK thuhet se pas analizave dhe konsultave, vogëlushja ishte vendosur për trajtim të mëtejmë në Repartin Intensiv në Klinikën e Pediatrisë për infeksion akut të rëndë i shkallës se lartë.
GJAKOVË- Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka reaguar në lidhje me vdekjen 4-vjeçares në spitalin e Gjakovës. Në reagimin e ShSKUK thuhet se pas analizave dhe konsultave, vogëlushja ishte vendosur për trajtim të mëtejmë në Repartin Intensiv në Klinikën e Pediatrisë për infeksion akut të rëndë i shkallës se lartë. ShSKUK më tëj ka apeluar që mos të spekulohet në lidhje me shkaqet e vdekjes së pacientes, deri në zbardhjen e rezultateve të hetuesve.
“Në Qendrën Emergjente të QKUK-së, kryhen të gjitha analizat laboratorike dhe ato diganostike – radiologjike, thirrën në konsultë edhe mjekët e lëmenjve përkatëse. Pas të gjitha konsultave, vendoset për trajtim të mëtejmë në Repartin Intensiv në Klinikën e Pediatrisë, me diagnozë të punës Sepsë ( infeksion akut i rëndë i shkallës se lartë). Përkundër të gjitha masave reanimatore të ekipeve të mjekëve të Klinikës së Pediatrisë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, fëmija ndërron jetë me datë 19 shkurt 2024”, thuhet në reagim.
“ShSKUK, ka kërkuar raporte të detajuara nga Spitali Përgjithshëm në Gjakovë dhe nga QKUK dhe të njëjtat do t’i shqyrtojë. ShSKUK, apelon që në publik, mos të spekulohet në lidhje me shkaqet e vdekjes së pacientes, deri në rezultatet e hetuesisë, të cilat do të merren parasysh edhe nga ShSKUK për veprime të mëtejme”, thuhet më tej në reagim.
Ndërkohë në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Spitali “Isa Grezda”, në Gjakovë ku për mes një postimi në "Facebook" ka mohuar pretendimet e prindërve të 4-vjeçares se nuk ka pasur trajtim të duhur mjekësor në këtë spital.
“Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda”, në Gjakovë, në lidhje me raportimet për trajtimin e fëmiut (4 vjeçar), fillimisht ju njofton se me datë 16 shkurt 2024, rasti ishte referuar nga urgjenca e mjekësisë familjare, për në Repartin e Pediatrisë, ku pas konsultimit me Pediatrin, Ortopedin dhe Kirurgun , fëmija ndalohet për trajtim të mëtejmë në repartin e Kirugjisë. Konsultimet dhe mbikëqyrja profesionale mjekësore ka vazhduar derisa gjendja ka filluar të përkeqësohet dhe mjekët kanë konstatuar se nevojitet trajtim i mëtejmë në QKUK, pra trajtim në nivelin terciar. Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se Policia e Kosovës, dhe Prokuroria kanë filluar hetimet”, thuhet në reagim.
Më tej ata kanë shtuar se i kanë ofruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm autoriteteve që nga pranimi i rastit e deri në referimin e pacientes.
“Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë, ka ofruar të gjithë dokumentacionin e kërkuar që nga momenti i pranimit të rastit, e deri në momentin e referimit të pacientes për QKUK. Shprehim ngushëllime familjes me rastin e humbjes së fëmijës së tyre, bashke ndjejmë me familjen”, thuhet në reagim.
Jasmine Moss mamaja e të miturës SHBA- Një nënë është akuzuar penalisht pasi ka postuar një foto në rrjet...
Foto ilustruese KOSOVË- Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me vdekjen e një 4-vjeçareje në Gjakovë ngjarje e cila ka s...
Foto ilustruese SHBA- Të martën Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një projekt-rezolute të Këshillit të Sigurimit t...
nena e 4-vjeçares KOSOVË- Nëna e 4-vjeçares, e cila humbi jetën në Gjakovë, tha se kur vajza e saj u nis për tu...
Sulmi UKRIANË- Të paktën 60 trupa ruse janë vrarë pasi një zonë stërvitore në Ukrainën lindore të ok...
GAZA- Kina ka kritikuar ashpër SHBA-në për veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashku...
Glauk Konjufca PRISHTINË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është paraqitur sot në seancën gjyqësore ...
Vladimir Putin LONDËR- Zyrtarët perëndimorë thonë se Rusia nuk ka prodhim të mjaftueshëm të mu...
BT Tower LONDËR- BT Tower një pikë referimi e njohur në Londër, pritet të kthehet në hotel pasi u shit për 275...
Alexei Navalny LONDËR- Mbretëria e Bashkuar ka ngrirë asetet e gjashtë shefave të burgjeve ruse në krye të kolonisë...