LIVE UPDATES
Bota

Ushtria amerikane vret liderin e një milicie të mbështetur nga Irani në Bagdad

Lideri i Kataib Hezbollahut dhe dy roje të tij ishin në makinë kur ajo u godit nga një dron në lindje të kryeqytetit irakian.

8 Shkurt 2024, 11:22 Nga M.B

Ushtria amerikane vret liderin e një milicie të mbështetur nga

BAGDAD- Një komandant i lartë i milicisë së mbështetur nga Irani, Kataib Hezbollah, është vrarë nga një sulm amerikan me dron në Bagdad të mërkurën mbrëma, njoftoi ushtria amerikane. Lideri i Kataib Hezbollahut dhe dy roje të tij ishin në makinë kur ajo u godit nga një dron në lindje të kryeqytetit irakian. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se ky komandant ishte përgjegjës për udhëheqjen e sulmeve ndaj trupave amerikane në rajon. Në një komunikatë për media, Komanda Qendrore e SHBA-së tha se “nuk ka indikacione për dëme kolaterale, apo për viktima civile”.

Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara “nuk do të ngurrojnë t’i mbajnë përgjegjës të gjithë ata që e kërcënojnë sigurinë e forcave tona”.

Sulmi, i cili ndodhi në orën 21:30 në Bagdad, ka shumë mundësi t’i tensionojnë edhe më shumë marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Bagdadit. Sulmi ndodhi dy ditë pasi ushtria amerikane kreu sulme ajrore ndaj dhjetëra caqeve në Irak dhe në Siri, të cilat përdoren nga milicitë e mbështetura nga Irani dhe nga Garda Revolucionare e Iranit. Ushtria amerikane po i kryen këto sulme në rajon si hakmarrje ndaj një sulmi me dron i cili i vrau tre ushtarë amerikanë dhe i plagosi mbi 40 të tjerë në një bazë amerikane në Jordani në fund të janarit. SHBA-ja e ka fajësuar Rezistencën Islamike në Irak, një koalicion i gjerë i milicive të mbështetura nga Irani, për sulmin në Jordani.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, si dhe liderët e tjerë të lartë amerikanë, kanë paralajmëruar vazhdimisht se SHBA-ja do të vazhdojë të hakmerret kundër atyre që janë përgjegjës për sulmin në Jordani.

Ata kanë lënë të kuptohet se liderët kryesorë të milicive me gjasë janë caku kryesor. Gati 170 sulme janë kryer kundër forcave amerikane në Irak dhe në Siri prej 18 tetorit, por sulmi më i fundit në Jordani, i vetmi në këtë vend deri tani, ishte i pari që ua mori jetën trupave amerikane. Kataib Hezbollah kishte thënë në një komunikatë pas sulmit të janarit se do t’i ndalte sulmet ndaj trupave amerikane për ta shmangur “turpërimin e Qeverisë irakiane”, por micilitë e tjera i kanë vazhduar sulmet./ REL

iran shba

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?