LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Armëpushimi është ende i mundur, megjithë qëndrimet e ndryshme të Izraelit dhe Hamasit

Sekretari Blinken ishte në rajon në përpjekje për të ndërmjetësuar një marrëveshje të tillë, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu më herët hodhi poshtë propozimin e fundit të Hamasit për një armëpushim për lirimin e personave që ende mbahen peng në rajon.

8 Shkurt 2024, 08:18 Nga M.B

 

SHBA: Armëpushimi është ende i mundur, megjithë
Antony Blinken

 

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të mërkurën se një marrëveshje armëpushimi dhe lirimi i pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit janë ende të mundura, megjithëse se qëndrimet e të dyja palëve për kushtet kryesore për një marrëveshje janë shumë larg njëri-tjetrit. Sekretari Blinken ishte në rajon në përpjekje për të ndërmjetësuar një marrëveshje të tillë, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu më herët hodhi poshtë propozimin e fundit të Hamasit për një armëpushim për lirimin e personave që ende mbahen peng në rajon. Netanyahu përsëriti zotimin për shkatërrimin e Lëvizjen Islamike Palestineze, duke thënë se për Izraelin nuk ka alternativë tjetër, përveç eliminimit të Hamasit.

"E nesërmja është dita pas eliminimit të Hamasit. Të gjithë Hamasit", tha ai në një konferencë për shtypin, duke këmbëngulur se fitorja e plotë kundër Hamasit ishte e vetmja zgjidhje për luftën në Gaza.

Në propozimin e Hamasit, i cili erdhi si përgjigje ndaj një propozimi të hartuar nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Katari dhe Egjipti, kërkohet që luftimet të ndalen për katër muaj e gjysmë, periudhë gjatë së cilës të gjithë pengjet do të liroheshin, Izraeli do të tërhiqte trupat e tij nga Rripi i Gazës dhe do të arrihej një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës. Sipas këtij propozimi pengjet do të liroheshin në këmbim të qindra palestinezëve të burgosur nga Izraeli, përfshirë militantë të lartë. Izraeli e ka bërë shkatërrimin e Hamasit një nga objektivat e tij kryesorë të luftës dhe propozimi i Hamasit do ta linte atë në pushtet në Gazë dhe do ta lejonte të rindërtonte aftësitë ushtarake. Por sekretari Blinken e minimizoi qëndrimin e Izraelit, duke thënë se është pjesë e procesit të mundimshëm të negociatave dhe se gjërat nuk janë bardhë e zi.

“Ndërsa ka disa pika të papranueshme në përgjigjen e Hamasit, ne mendojmë se ajo krijon hapësirë për arritjen e marrëveshjes dhe ne do të punojmë pa pushim derisa të arrijmë në atë pikë”, tha ai në një konferencë për shtyp në Izrael.

Blinken po përpiqet të avancojë bisedimet e armëpushimit, ndërkohë që po paraqet një vizion për një zgjidhje më gjithëpërfshirëse të pasluftës, sipas së cilës Arabia Saudite do të normalizonte marrëdhëniet me Izraelin në këmbim të një "rruge të qartë, të besueshme për krijimin e një shteti palestinez".

“Unë besoj se ekziston mundësia për një të ardhme shumë pozitive dhe të konsoliduar, që realisht integron Izraelin në rajon dhe u përgjigjet nevojave të tij për të jetuar në paqe dhe siguri dhe që gjithashtu u përgjigjet aspiratave të popullit palestinez”, tha ai më herët gjatë një talkimi me presidentin izraelit Isaac Herzog.

Por zoti Netanyahu që vazhdon të humbasë mbështetje në Izrael, është kundër një shteti palestinez dhe koalicioni i tij qeverisës i vijës së ashpër mund të dështojë nëse krijohet përshtypja se ai po bën shumë lëshime./ VOA

anthony blinken shba izrael hamas

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet