LIVE UPDATES
Bota

Pakistani mban zgjedhje parlamentare midis dhunës dhe problemeve ekonomike e politike

Votimi, i cili filloi në orën 8 të mëngjesit sipas kohës lokale, po mbahet një ditë pasi së paku 30 njerëz u vranë nga dy shpërthime të ndërlidhura me zgjedhjet në provincën Balochistan në jugperëndim të Pakistanit dhe në një kohë kur inflacioni ka arritur gati në 30 për qind dhe ish-kryeministri, Imran Khan, politikani më i njohur në vend, është në burg.

8 Shkurt 2024, 08:49 Nga M.B
Pakistani mban zgjedhje parlamentare midis dhunës dhe problemeve ekonomike
Njerëzit i mbajnë në dorë letërnjoftimet derisa presin në radhë për të votuar në zgjedhjet parlamentare në një qendër votimi në Multan, Pakistan, 8 shkurt 2024.

PAKISTAN- Pakistanezët e sfiduan motin e ftohtë dimëror për të votuar në zgjedhjet parlamentare të enjten, në një kohë kur dhuna është duke u rritur, së bashku me telashet ekonomike dhe politike. Votimi, i cili filloi në orën 8 të mëngjesit sipas kohës lokale, po mbahet një ditë pasi së paku 30 njerëz u vranë nga dy shpërthime të ndërlidhura me zgjedhjet në provincën Balochistan në jugperëndim të Pakistanit dhe në një kohë kur inflacioni ka arritur gati në 30 për qind dhe ish-kryeministri, Imran Khan, politikani më i njohur në vend, është në burg. Më shumë se 650.000 ushtarë, policë dhe paramilitarë janë duke ofruar siguri në vend gjatë këtyre zgjedhjeve. Anketuesit kanë parashikuar një dalje të vogël në zgjedhje në vendin ku 128 milionë njerëz kanë të drejtë vote, për shkak të pengimit të partisë së Khanit, Pakistan Tehrik-e Insaf (PTI) dhe dy shpërthimeve të mërkurën, të cilat ndodhën pranë zyrave të kandidatëve. Përgjegjësinë për këto sulme e mori Shteti Islamik. Autoritetet ngulën këmbë se dhuna nuk do ta ndalte mbajtjen e zgjedhjeve.

“Çdo përpjekje për ta sabotuar situatën e paqes dhe sigurisë do të parandalohet”, tha kryeministri në detyrë i Pakistanit, Anwar ul-Haq Kakar, pas shpërthimeve.

Megjithatë, Ministria e Jashtme tha se kufijtë me Iranin dhe Afganistanin janë mbyllur dhe se shërbimet telefonike në zonat kufitare janë ndalur, për çështje sigurie. Mëngjesin e së enjtes, gazetarët e Radios Evropa e Lirë në Quetta, kryeqytetin e kapluar nga dhuna të Balochistanit, si dhe në qytetin më të madh të vendit, Karaçi, dhe në qytetin veriperëndimor Peshawar, raportuan se votuesit kanë filluar të grumbullohen në numër të madh pas një daljeje të ulët mëngjesin e hershëm. Gati 18.000 kandidatë po garojnë për ulëse në parlamentin nacional dhe për katër asamble provinciale. Ata do të luftojnë për rreth 266 ulëse në parlamentin nacional, i cili i ka 70 ulëse të rezervuara për gratë dhe pakicat, si dhe për 749 vende në asambletë provinciale. Khan, i cili ishte kryeministër nga viti 2018 deri më 2022, është themelues i PTI-së dhe ende gëzon popullaritet të madh, por ai është në burg pasi është dënuar për korrupsion dhe i është ndaluar mbajtja e posteve publike për një dekadë. Favorit për t’i fituar zgjedhjet është Liga Myslimane e Pakistanit e ish-kryeministrit Nawaz Sharif, i cili u kthye në atdhe vitin e kaluar, pas katër vjetëve qëndrimi në mërgim për ta shmangur kryerjen e dënimeve me burg. Pak javë pasi u kthye, dënimet e tij u shfuqizuan, duke e lënë atë të lirë të garojë për t’u bërë kryeministër për herë të katërt. Me rivalin e përbetuar Khan në burg, Sharifi duket ta ketë rrugën e hapur për t’i fituar zgjedhjet, pasi po mbështetet edhe nga vëllai i vet, ish-kryeministri Shehbaz Sharif./ REL

pakistan zgjedhje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet