6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Lufta e Rusisë në Ukrainë, e nisur vitin e kaluar, e ka pamundësuar bartjen e mallrave ukrainase përmes Detit të Zi, dhe sasi të mëdha të grurit kanë përfunduar në qendër të Evropës.
UKRAINË- Ukraina ka dorëzuar padi në Organizatën Botërore të Tregtisë kundër Sllovakisë, Polonisë dhe Hungarisë, për shkak të ndalesave të tyre në importet e mallrave ushqimore nga Kievi.
Ky vend ka thënë se kufizimet e tilla i shkelin obligimet ndërkombëtare të fqinjëve evropianë të Ukrainë.
Në anën tjetër, këto vende të Bashkimit Evropian, kanë thënë se ndalesat janë të nevojshme për t’i mbrojtur bujqit nga importet e lira.
Lufta e Rusisë në Ukrainë, e nisur vitin e kaluar, e ka pamundësuar bartjen e mallrave ukrainase përmes Detit të Zi, dhe sasi të mëdha të grurit kanë përfunduar në qendër të Evropës.
“Është thellësisht e rëndësishme për ne të dëshmojmë se vendet individuale nuk mund t’i ndalojnë importet e mallrave ukrainase”, ka thënë ministrja ukrainase e Ekonomisë Yulia Svyrydenko.
“Për këtë arsye jemi duke nisur padi kundër Sllovakisë, Polonisë dhe Hungarisë në Organizatën Botërore të Tregtisë”.
Ajo ka thënë se eksportet ukrainase “veçse janë dëmtuar dhe vazhdojnë të dëmtohen” nga ndalesat e njëanshme.
Polonia ka thënë se do ta vazhdojë ndalesën, pavarësisht padisë.
“Ne e ruajmë pozicionin tonë, mendojmë se është i drejtë, rezulton nga analiza ekonomike që del prej BE-së dhe ligjit ndërkombëtar”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë polake, Piotr Mueller.
Të premten e javës së kaluar, Komisioni Evropian, ka vendosur që të mos e vazhdojë një ndalesë – për të cilën është arritur pajtueshmëri më herët gjatë vitit – për qarkullim të importeve ukrainase në Bullgari, Hungari, Poloni, Rumani dhe Sllovaki.
Komisioni e ka përmendur se vendet nuk mund të marrin vendime individualisht për politikën e bllokut evropian me 27 anëtarë.
Mirëpo, qeveritë në Budapest, Varshavë dhe Bratisllavë e kanë sfiduar vendimin.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Volodymyr Zelenskyy SHBA- Disa orë para fjalimit të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuar...
foto nga çerdhja KOSOVË--Një rast tronditës i dhunës së një të mituri është raportuar mëngjesin e ...
Takimi në New York KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare ...
Miroslav Lajçak BRUKSEL- I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar li...
Ovidio Guzman MEKSIKË- Ovidio Guzmán López, djali i zotit meksikan të drogës Joaquin "El Chapo" Guzman, u deklarua ...
Josep Borrell Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se blloku evropian kërkon që Kosova dhe Serbia “pa vo...
Takimi Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se ministrat e Jashtëm të bllokut u bënë t...
Donald Trump SHBA- Një deklaratë e ish-presidentit të SHBA-së dhe kandidatit për vitin 2024, Donald Trump ka bërë xhiron...
Çerdhja ku u dhunua 3-vjeçari KOSOVË-Policia e Kosovës dhe inspektorët e MASHT-it kanë shkuar ditën e sotme në...
Pamje nga dhuna e të miturit në Fush-Kosovë KOSOVË- Zbardhen detaje tronditëse nga rastii dhunës së një të mit...