Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Të dyja palët u pajtuan në muajin shkurt në Bruksel dhe në muajin mars në Ohër për një marrëveshje të mbështetur në një plan evropian që nuk përfshinë njohjen e ndërsjellë por kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës.
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se ministrat e Jashtëm të bllokut u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbushin detyrimet që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, dhe u shprehën të shqetësuar me mungesën e përparimit të takimin e javës së kaluar mes palëve në Bruksel.
Zoti Borrell informoi të hënën në mbrëmje ministrat e Jashtëm të BE-së për takimin e 14 shtatorit në të cilin palët dështuan të arrijnë ndonjë përparim.
“Ministrat shprehën shqetësimin me mospërmbushjen e detyrimeve nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Dyja palët janë pajtuar në këtë rrugë të normalizimit më herët këtë vit. Është një detyrim dhe Këshilli i ministrave po u kërkon palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe frymë të mirë për zbatimin e saj”, tha zoti Borrell.
Të dyja palët u pajtuan në muajin shkurt në Bruksel dhe në muajin mars në Ohër për një marrëveshje të mbështetur në një plan evropian që nuk përfshinë njohjen e ndërsjellë por kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ai kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese dhe parasheh përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Ajo që ne duam, ajo që kërkojmë është që të fillojë zbatimi në bazë të propozimit tonë pa vonesa të mëtejshme. Dhe kjo përfshin detyrimin që të dyja palët të zbatojnë plotësisht marrëveshjet e mëhershme”, tha zoti Borrell.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk u pajtuan javën e kaluar rreth hapave për zbatimin e marrëveshjes ndërsa zyrtarët evropianë thanë se ishte kryeministri Kurti ai që nuk e pranoi një propozim për “përmbushje të njëkohshme” të detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Ohrit.
Kryeministri Kurti fajësoi të hënën të dërguarin evropian për bisedimet Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak për dështimin e bisedimeve duke e akuzuar atë për njëanshmëri e qëndrime kundër Prishtinës.
Nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm nga Bashkimi Evropian, por zoti Borrell tha të hënën se ministrat e Jashtëm të bllokut ritheksuan mbështetjen e plotë ndaj ndërmjetësuesve.
Departamenti Amerikan i Shtetit në një deklaratë për Zërin e Amerikës vlerësoi të hënën ato që i quajti përpjekje të palodhura të zotit Lajçak në bisedimet Kosovë-Serbi.
Në Nju Jork dy zyrtarët e lartë amerikan, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar thanë se diskutuan me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për “angazhimin tonë të përbashkët për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës, nevojën për të ulur tensionet dhe për t'u angazhuar urgjentisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë – që është çelësi i qëndrueshmërisë rajonale dhe integrimit në Bashkimin Evropian”./VOA
Donald Trump SHBA- Një deklaratë e ish-presidentit të SHBA-së dhe kandidatit për vitin 2024, Donald Trump ka bërë xhiron...
Çerdhja ku u dhunua 3-vjeçari KOSOVË-Policia e Kosovës dhe inspektorët e MASHT-it kanë shkuar ditën e sotme në...
Pamje nga dhuna e të miturit në Fush-Kosovë KOSOVË- Zbardhen detaje tronditëse nga rastii dhunës së një të mit...
Jorn Rohde KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar lidhur me deklaratën e fundit të Bashkimit ...
Samiti i OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm synon sipas Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ...
Foto ilustruese UKRAINË- Ukraina ka nisur veprime ligjore kundër Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë për ndalimet e...
Joe Biden dhe Benjamin Netanyahu IRAN- Kryeministri Benjamin Netanyahu po përgatitet të niset për në Shtetet e Bashkuara he...
Yevgeny Progozhin me të bijë dhe gruan RUSI-E veja e Yevgeny Prigozhin, ish-kreut të grupit mercenar rus Wagner, ka ndryshuar zyrtarisht mbi...
Udhëheqësi INDI- India ka mohuar akuzat e kryeministrit kanadez Justin Trudeau se ajo kishterol në vdekjen e udhëheqësit kan...
Përmbytjet në Libi LIBI- Ka kaluar 1 javë nga përmbytjet katastrofike në Libi dhe ekspertët e shpëtimit vijojnë k&e...