LIVE UPDATES
Bota

Turqia: Marrëveshja e eksportit të grurit të Ukrainës do të nënshkruhet në Stamboll

Marrëveshja mund të lehtësojë një krizë globale ushqimore që ka rritur çmimet e grurit dhe drithërave të tjera.

21 Korrik 2022, 23:23 Nga k.m.
Turqia: Marrëveshja e eksportit të grurit të Ukrainës do
Foto ilustruese

ANKARA- Zyrtarët turq thonë se një marrëveshje mbi një plan të OKB-së për të zhbllokuar dërgesën e grurit ukrainas dhe për të lejuar Rusinë të eksportojë grurë dhe plehra do të nënshkruhet të premten në Stamboll. Zyra e presidentit turk tha se Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe zyrtarë nga Rusia dhe Ukraina do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit.

“Marrëveshja e eksportit të grurit, shumë e rëndësishme për sigurinë globale të ushqimit, do të nënshkruhet nesër në Stamboll nën kujdesin e Presidentit Erdogan dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së z. Guterres së bashku me delegacionet ukrainase dhe ruse”, tha në një postim në Twitter, zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin.

Sekretari Guterres ka punuar për një plan që do t'i mundësonte Ukrainës të eksportojë miliona tonë rezerva drithërash që kanë ngecur në portet e Detit të Zi të Ukrainës për shkak të sulmit rus ndaj Ukrainës. Marrëveshja mund të lehtësojë një krizë globale ushqimore që ka rritur çmimet e grurit dhe drithërave të tjera.

Javën e kaluar, palët u takuan në Stamboll, duke arritur një marrëveshje paraprake mbi planin. Ai parashikon kontrolle të përbashkëta të anijeve në portet e Detit të Zi dhe një mekanizëm për të garantuar sigurinë e rrugëve të transferimit, thanë zyrtarët turq.

Një qendër koordinimi për transportin e eksporteve do të krijohet në Stamboll dhe do të përfshijë zyrtarë të OKB-së, turq, rusë dhe ukrainas. Zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq tha se zoti Guterres kishte mbërritur të enjten në Stamboll, që do të thotë se"po ecet përpara" me marrëveshjen.

Me krizën globale të ushqimit në rritje, zëdhënësi Haq tha se nëse arrihet një marrëveshje "ne mund të shpëtojmë potencialisht qindra mijëra, apo miliona njerëz, nga çmimi i ushqimit jashtë mundësive të tyre".

Zyrtarët rusë dhe ukrainas kanë fajësuar njëri-tjetrin për dërgesat e bllokuara të grurit. Moska akuzoi Ukrainën për dështim në heqjen e minave detare në porte për të lejuar transportin e sigurt. Rusia ka këmbëngulur gjithashtu në të drejtën e saj për të kontrolluar anijet në hyrje për armë.

Ukraina ka kërkuar garanci ndërkombëtare që Kremlini nuk do të përdorë korridoret e sigurta për dërgesat e grurit për të sulmuar portin kryesor të Ukrainës në Detin e Zi, Odesa. Autoritetet ukrainase kanë akuzuar gjithashtu Rusinë se ka vjedhur drithë nga rajonet e saj lindore dhe ka bombarduar qëllimisht fushat e Ukrainës për t'u vënë flakën.

Zëdhënësi i Kremlinit nuk pranoi të komentojë njoftimin turk. Dmitry Peskov tha se ishte një pyetje “për ushtrinë ruse”./VOA

turqi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit