LIVE UPDATES
Bota

"Trokitja në çati"/ Taktika e veçantë e ushtrisë izraelite, çfarë është dhe pse nuk po zbatohet ndaj Hamasit?

IDF e zhvilloi këtë taktikë gjatë konfliktit të Gazës në vitin 2009 dhe që atëherë e ka përdorur atë në disa konflikte që kanë ndodhur që atëherë.

11 Tetor 2023, 08:53 Nga r.ll
"Trokitja në çati"/ Taktika e veçantë e
foto ilustruese

IZRAEL- Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) me sa duket kanë ndalur taktikën e “trokitjes në çati” , praktikë e paralajmërimit të banorëve të një ndërtese të caktuar se do të bëhet objektiv i raketave të tyre, shkruan CNN.

IDF e zhvilloi këtë taktikë gjatë konfliktit të Gazës në vitin 2009 dhe që atëherë e ka përdorur atë në disa konflikte që kanë ndodhur që atëherë.

Çfarë është "Trokitja në çati"?

Për të sinjalizuar banorët e një ndërtese se do të ishte objektivi i një sulmi ajror, IDF fillimisht hidhte një raketë të vogël të pashpërthyer në çatinë e asaj ndërtese. Pas ca kohësh, në mënyrë ideale pasi civilët e kishin lënë atë, IDF hidhte një raketë shpërthyese mbi të.

Kjo është arsyeja pse taktika quhet "trokitje në çati" . Thuhet se është krijuar për të zvogëluar numrin e viktimave civile në aksione luftarake.

Grupet militante shpeshherë i fshehin armët dhe pajisjet e tjera të rëndësishme në ndërtesat e banimit sepse e dinë se ato ushtri që i përmbahen rregullave të luftës dhe Konventave të Gjenevës nuk do t'i sulmojnë.

Sipas një ish-gjenerali brigade në pension Relik Shafir, IS fillimisht informon banorët e një ndërtese të caktuar me telefon se do të sulmohet dhe u thotë të largohen nga ajo. Shafir tha se ndërtesat e dyshimta janë pothuajse nën vëzhgim të vazhdueshëm dhe se IDF e di se sa njerëz jetojnë në to dhe sa janë larguar prej tyre. Nëse IDF as atëherë nuk mund të përcaktojë se sa njerëz kanë mbetur në ndërtesë, ata gjuajnë një predhë me pak ose aspak kapacitet shpërthyes. Banorët e ndërtesës sigurisht e ndjejnë tronditjen, por rrallë është aq e fortë sa të vrasë dikë.

"Ajo predhë shërben për të na marrë seriozisht"- tha Shafir.

Shafir shtoi se intervali kohor midis një paralajmërimi dhe një sulmi ndryshon dhe nuk ka rregulla. Hendeku mund të zgjasë një minutë ose disa orë. E gjitha varet nga sa i rëndësishëm është objektivi. Shafir thotë se ka qindra apo edhe mijëra ndërtesa të tilla të dyshimta në Gaza. Hamasi i zgjedh ata për ta bërë më të vështirë për izraelitët që të synojnë.

Pavarësisht se është krijuar për të shpëtuar jetë civilësh, "trokitja në çati" është kritikuar ashpër nga grupet e të drejtave të njeriut. Ata thonë se hedhja e raketave në një ndërtesë nuk mund të konsiderohet paralajmërim.

Mahmoud Abu Rahma i Qendrës Al Mezan për të Drejtat e Njeriut në Gaza thotë se njerëzit mund të mos e dëgjojnë këtë "paralajmërim" sepse ata mund të kenë  shkuar në bodrume dhe strehimore. Komisioni Goldstone i emëruar nga Kombet e Bashkuara kritikoi "trokitjen në çati". Komisioni tha se nuk ishte një sistem paralajmërues efektiv dhe se kjo taktikë ishte një sulm ndaj civilëve që mbetën në ndërtesë pas "trokitjes".

Vëzhguesit e tjerë thonë se civilët që jetojnë në Gaza nuk kanë ku të fshihen. Ajo është mjaft e vogël për sa i përket sipërfaqes, duke mbuluar vetëm 362 kilometra katrorë dhe në të jetojnë 2.3 milionë njerëz (6500 banorë për kilometër katror). Civilët, duke përfshirë fëmijë, vriten shpesh nga bombardimet në Gaza.Zëdhënësi i IDF-së nënkoloneli Richard Hecht tha se ndonjëherë është e vështirë të bëhet dallimi midis objektivave ushtarake dhe civile.

"Armët mund të fshihen në ndërtesa banimi... Disa nga njerëzit më të mirë të Hamasit mund të jetojnë në to." tha Hecht.

Pasi Hamasi nisi një sulm të befasishëm ndaj Izraelit të shtunën, ushtria izraelite me sa duket ka hequr dorë nga "trokitja në çati". CNN foli me disa banorë të Gazës, të cilët thanë se nuk ishin paralajmëruar përpara se të vinte bombardimi. Kur u pyet nëse IDF po përdor ende taktikën "trokitje në çati", nënkoloneli Hecht tha se Hamasi nuk e bëri këtë gjë dhe as atonuk do e bëjnë më.

"Kur erdhën dhe hodhën granata në ambulanca, nuk trokitën në çati. Kjo është një luftë, një konflikt shumë më i madh", shtoi Hecht.

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?