LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Gjermania shkon edhe më djathtas

Koalicioni qeveritar i përbërë nga tri parti dhe i drejtuar nga kancelari Olaf Scholz, shënoi humbje në zgjedhjet e zhvilluara në landet e Bavarisë dhe Hesenit.

11 Tetor 2023, 08:22 Nga r.ll
Analiza e DW: Gjermania shkon edhe më djathtas
Alice Weidel, bashkëkryetare e partisë së djathtë ekstreme AfD

Pas zgjedhjeve në Bavari dhe Hesen me rezultate të dobëta për të gjitha partitë në pushtet, presioni është rritur ndaj kancelarit dhe qeverisë së koalicionit tri partiak. Shenja ashpërsimi shihen në politikën për azilin.

Koalicioni qeveritar i përbërë nga tri parti dhe i drejtuar nga kancelari Olaf Scholz, shënoi humbje në zgjedhjet e zhvilluara në landet e Bavarisë dhe Hesenit. I vështirë për Scholz dhe socialdemokratët e tij ishte sidomos fakti që rezultati i marrë në të dy landet federale ka qenë rezultati më i keq, arritur ndonjëherë në zgjedhjet e landeve në gjithë historinë e Republikës Federale. Kurse partneri liberal-demokrat në qeveri, partia FDP, në Bavari nuk arriti të hynte madje as në parlamentin e landit.

Ndërkohë fitore ka pasur partia pjesërisht ekstreme e djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD). Kjo parti, e cilësuar nga shërbimi informativ i vendit se dyshohet që të jetë antikushtetuese, morri rezultate rekord në zgjedhjet në të dy landet. Në Bavari, AfD morri 14,6 përqind të votave, duke u kthyer në forcën e tretë politike të landit, në Hesen morri 18,4 përqind duke u kthyer në forcën e dytë më të madhe politike të landit.

Rrëshqitje nga e djathta në Gjermani

Në përgjithësi këto zgjedhje nuk kanë ndikim direkt në raportet e forcave politike në Gjermani, sepse aleanca qeveritare mund të vazhdojë të qeverisë si në Bavari edhe në Hesen duke u udhëhequr nga konservatorët. "Në Gjermani vazhdon të dominojnë forcat politike të qendrës,” thotë studiuesi i shkencave politike, Karl-Rudolf Korte, kur analizon rezultatin e zgjedhjeve për stacionin e dytë televiziv gjerman, (ZDF). "Por pas kësaj ne shohim se rrëshqitja djathtas nuk ka ndodhur vetëm në diskutimin publik, por po ndodh edhe në zgjedhje,” thotë Korte.

AfD luftoi në fushatën zgjedhore kryesisht me temën e azilit dhe migracionit. Kjo parti kërkon dëbimin nga Gjermania dhe Europa të miliona azilkërkuesve. Dhe ajo nxit prej vitesh frikën nga myslimanët dhe emigrantët, sidomos atyre që vijnë nga Afrika, Afganistani dhe Lindja e Mesme.

AfD kërkon të kufizojë shumë ardhjen e migrantëve në Gjermani. Duket se kjo gjë pritet mirë nga shumë votues: sipas shifrave aktuale të Institutit Infratest dimap që merret me studimin e opinionit, AfD mund të marrë mbështetjen e zgjedhësve që vijnë nga të gjitha kampet politike. Ajo është kthyer në forcën e dytë politike më të madhe, mes të rinjve. Infratest dimap analizon, se AfD është duke u zgjedhur gjithnjë e më shumë për shkak të bindjeve, dhe jo si protestë ndaj partive të etabluara deri më sot.

AfD kërkon dëbime masive

Në një konferencë shtypi të AfD, mbajtur për të komentuar rezultatin e zgjedhjeve, bashkëkryetarja e partisë, Alice Weidel, kritikoi Gjermaninë se lejon "pa frena” të hyjnë në vend njerëz nga Iraku, Siria dhe vende të tjera. Weidel kërkon që: "Duhet të ndalohet menjëherë ardhja e njerëzve të tjerë nga këto vende.” Por ajo nuk flet, për faktin se pjesa më e madhe e azilkërkuesve vijnë nga vende si Siria, të cilët kanë të drejtë të kërkojnë azil, dhe kështu qëndrimi i tyre në Gjermani është i ligjshëm.

Tema e azilit sundon debatin politik në Gjermani prej muajsh. Kërkesat për shtimin e numrit të dëbimeve të azilkërkuesve të cilëve u është refuzuar e drejta e azilit, janë bërë më të zëshme. Shifrat e azilkërkuesve janë rritur sërish. Në vitin 2023, përfshirë edhe shtatorin janë bërë 250 mijë kërkesa azili në Gjermani, shifër kjo që është më e madhe se shifra e përgjithshme e gjithë vitit të kaluar. Shumica e azilkërkuesve, sipas të dhënave të autoriteteve kanë të drejtë të kërkojnë mbrojtje, pra kanë të drejtë të qëndrojnë. Në debatin që bëhet për azilin, janë shtuar zërat që kërkojnë kufizimin e shifrave, pa thënë si mund të bëhet kjo.

Sidomos kristiandemokratët dhe socialdemokratët konservatorë kanë kapur temën e azilit dhe migracionit. Një ditë pas zgjedhjeve në Bavari dhe Hesen, kancelari  Scholz kërkoi që të veprohet në politikën e migracionit. "Ne shohim se atmosfera po ndryshon në Gjermani,” tha në revistën televizive të mëngjesit të televizionit ARD, sekretari i përgjithshëm i kristiandemokratëve, Carsten Linnemann, duke pasur parasysh shifrat e larta të refugjatëve. 

Shkollat dhe kopshtet nuk kanë personel të mjaftueshëm për t'u kujdesur për fëmijët, rëndimi shoqëror shihet edhe në sistemin e shëndetësisë. Ky është rënduar edhe më shumë nga refugjatët. Sipas vlerësimeve të shoqatës federale të mjekëve të sigurimeve shoqërore, ky pretendim nuk është i vërtetë. "Arsyeja nuk ka të bëjë me azilkërkuesit e refuzuar, por me financimin e keq të sistemit shëndetësor, në mënyrë të vazhdueshme", tha në intervistë me ZDF, kryetari i kryesisë, Andreas Gassen. 

E drejta e azilit përgjegjësi historike

Diskutimi për azilin dhe migracionin do të nxisë shpejt që qeverija të veprojë. Kryetarja e partisë socialdemokrate në pushtet, Saskia Esken premtoi marrjen shpejt të vendimeve për temën e migracionit: "Kancleri Olaf Scholz u ka kërkuar landeve, komunave dhe Unionit Kristiandemokrat të bashkëpunojnë në këtë fushë,” tha Esken mbas takimit të kryesive të partive.

Ndërkohë shumë shoqata dhe organizata paralajmërojnë për rreziqet e reduktimit të të drejtave të azilit në Gjermani. Një grup i përbërë nga 270 shkencëtare dhe shkencëtarë kanë kërkuar që Gjermania të mbajë përgjegjësi historike. Në një deklaratë thuhet: "Në Luftën e Dytë Botërore dhuna nacionalsocialiste shkaktoi përndjekjen, dëbimin dhe vrasjen e miliona njerëzve. Përpjekjet për të bërë bashkë komunitetin ndërkombëtar që të pranonte refugjatët hebrej dhe refugjatët e tjerë, dështuan. Megjithëse rrezikoheshin nga vdekja, shumë njerëz u gjendën para dyerve të mbyllura.”

Në vend që të shtijë frikën nga migrantët dhe refugjatët, politika duhet të zhvillojë një debat "të orientuar nga faktet, të dhënat empirike dhe një debat konstruktiv”./DW

zgjedhjet në gjermani olaf scholz

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet