LIVE UPDATES
Bota

9 pasojat më të mëdha gjeopolitike të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit: Pikat e nxehta që digjen dhe që mund të shpërthejnë në çdo moment

Në zemër të krizës së Lindjes së Mesme, e cila ka zgjatur për dekada, janë marrëdhëniet midis Izraelit dhe popullsisë së tij kryesisht hebreje nga njëra anë dhe fqinjëve të tij vendeve me shumicë myslimane. Vitet e fundit, kryesisht vendet sunite kanë filluar të moderojnë politikat e tyre ndaj Izraelit.

11 Tetor 2023, 08:28 Nga h.k
9 pasojat më të mëdha gjeopolitike të sulmit të Hamasit
Foto ilustruese

IZRAEL-Konflikti Izrael-Palestinë duket që po merr vëmendjen e madhe të shoqërive botërore si një zhvillim që do të ndikojë në vijimësi. Si në çdo konflikt, viktimat më të mëdha janë njerëz të pafajshëm. Qindra civilë të vrarë dhe të vdekur janë midis izraelitëve dhe palestinezëve. 

1-Prishja e procesit të paqes ndërmjet arabëve dhe hebrenjve


Në zemër të krizës së Lindjes së Mesme, e cila ka zgjatur për dekada, janë marrëdhëniet midis Izraelit dhe popullsisë së tij kryesisht hebreje nga njëra anë dhe fqinjëve të tij vendeve me shumicë myslimane. Vitet e fundit, kryesisht vendet sunite kanë filluar të moderojnë politikat e tyre ndaj Izraelit. Izraeli, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara po afroheshin në një marrëveshje transformuese trepalëshe, e cila do të kishte parë që Izraeli dhe Arabia Saudite të njihnin zyrtarisht njëri-tjetrin si pjesë e një partneriteti të sigurisë, mbrojtjes dhe ekonomike me SHBA-në. Vetëm dhjetë ditë më parë, Princi i Kurorës Saudite, Mohammed Bin Salman tha se "çdo ditë po afrohemi" me një marrëveshje, ndërsa Netanyahu deklaroi në mënyrë të ngjashme se ishte i sigurt për vendosjen e "paqes historike" midis vendit të tij dhe Arabisë Saudite. Megjithatë, tani kjo mund të jetë duke u shkatërruar.

2-Zgjimi i “çështjes islamike” në Perëndim


Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit tronditi të gjithë botën dhe shumë e mbështetën Tel Avivin. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë problemet me të cilat përballen palestinezët në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.

Fakti që shumë civilë palestinezë janë vrarë në konfliktin mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit, po shkakton protesta të reja në mbarë botën.

Në New York shpërtheu një përleshje mes protestuesve kundërshtarë pranë selisë së Kombeve të Bashkuara në Wast River, pasi një grup i madh mbështetësish palestinezë u mblodhën në Times Square, raporton AP. Ndërsa disa protestues palestinezë u larguan, demonstruesit që mbanin flamuj izraelitë kaluan barrikadat, pas së cilës shpërtheu një përleshje e shkurtër . Protesta shpërtheu edhe në Sydney. Në Itali, Ministria e Brendshme njoftoi se kishte urdhëruar rritjen e mbikëqyrjes në të gjithë vendin, sipas gazetës Corriere della Sera. Mund të priten demonstrata të mëdha në të gjithë botën, veçanërisht në vendet e Perëndimit ku ka shumë emigrantë të fesë islame.

3-Ndikimi në zgjedhjet në Amerikë (dhe BE)


Qeveria amerikane, si një nga aleatët kryesorë të Izraelit, tashmë po mbart pasojat e sulmeve të Hamasit. Udhëheqësit e partive amerikane në Washington e kthyen menjëherë konfliktin e Lindjes së Mesme në një mosmarrëveshje të brendshme politike, me republikanë të lartë që akuzuan administratën Joe Biden dhe njëri-tjetrin si fajtorë për dhunën. Sekretari i Shtetit Anthony Blinken akuzoi republikanët kryesorë për përdorimin e krizës për qëllimet e tyre politike, pasi disa kandidatë republikanë presidencialë akuzuan administratën e Biden se në mënyrë efektive "filloi zjarrin".

“Është thellësisht për të ardhur keq që disa po bëjnë politikë kur kaq shumë jetë janë humbur dhe Izraeli është ende nën sulm”, tha Blinken për CNN.

4- Forcimi i pozicionit gjeostrategjik të Iranit, Kinës dhe Rusisë


Lufta në Izrael gjithashtu i kujtoi botës faktin se SHBA është tërhequr kryesisht nga roli i saj si polici botëror.Tërheqja e SHBA-së nga Afganistani dhe dorëzimi i vendit të shkatërruar nga lufta te talebanët, me sa duket la rrugën e hapur për forcimin e ndikimit të fuqive të tjera në rajon. Fakti që Mossad-i izraelit, i cili bashkëpunon me agjencitë e inteligjencës perëndimore dhe konsiderohet si një nga organizatat më të fuqishme të spiunazhit, nuk dinte se çfarë po përgatitej në tokën e Izraelit , tregon se Hamasi kishte ndihmën e aleatëve të fuqishëm. Irani sigurisht e furnizon Hamasin me armë dhe informacion, dhe si fuqia më e madhe shiite, nuk dëshiron aleanca mes Izraelit dhe sunitëve, të cilët i konsideron armiq. Gishti është drejtuar mbi të gjitha nga Irani, por edhe nga Rusia dhe Kina. Këto fuqi de facto përdorin çdo situatë ku Amerika dhe Perëndimi dështojnë, për të forcuar pozicionin e tyre gjeopolitik.

5- Largimi i fokusit të Perëndimit nga lufta në Ukrainë


Për të devijuar fokusin e Perëndimit nga Ukraina. Kievi arrin të luftojë kryesisht sulmet ruse falë armëve dhe ndihmës financiare nga vendet e NATO-s. Megjithatë, shumë vende kanë dërguar tashmë atë që mundën dhe kishin, dhe Ukraina ende po kërkon ndihmë. Tani fokusi është të paktën disi zhvendosur te situata në Izrael, i cili është gjithashtu një aleat i Perëndimit dhe nuk duhet të lihet në baltë në konfliktet me Hamasin dhe ndoshta aktorët e tjerë. Vëmendja e publikut botëror tani është kryesisht tek Izraeli dhe kjo nuk e favorizon Kievin. Për më tepër, Perëndimi tani është nën tension për shkak të sulmeve të mundshme terroriste.

6-Ndikimi në opinionin publik në vendet perëndimore


Megjithatë, një sulm i Hamasit ndaj Izraelit mund të ketë një ndikim të ndryshëm nga ai i bashkimit të Perëndimit në luftën kundër terrorizmit. Domethënë, ai sërish vë në fokus padrejtësinë që Tel Avivi po u bën palestinezëve: sekuestrimi i tokave, krijimi i paligjshëm i vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor, trajtimi i muslimanëve si qytetarë të dorës së dytë. Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Palestinës kanë ndarë botën prej kohësh. Ndërsa disa janë për faktin se Izraeli nuk duhet të ndahet, të tjerë besojnë se ndarja e territorit në dy shtete është zgjidhja e vetme për rajonin. Konfliktet midis Izraelit dhe Hamasit, si dhe fati i palestinezëve, mund të ndikojnë më tej në opinionin publik në vendet perëndimore.

Hamasi ka treguar se mund të tronditë ushtrinë shumë më të fortë izraelite dhe e gjithë bota e ka parë këtë. Ky sulm mund të ndryshojë perceptimin e Izraelit si një nga fuqitë më të fuqishme ushtarake, por edhe të SHBA-së si aleat i tij, i cili nuk arriti ta ndihmonte atë dhe të mposhtte synimet e terroristëve në fillim.

7- Stuhi politike në Izrael


Natyrisht, Izraeli ka problemet e veta të brendshme politike dhe ky sulm mund t'i thellojë ato. Herën e fundit që ndodhi kjo, pikërisht 50 vjet më parë, pasoja ishte rënia politike e kryeministres Golda Meir. Kryeministri aktual Benjamin Netanyahu tani po përballet me probleme të paprecedentë.

8- Zgjimi i vatrave të tjera të krizës


Ngjarjet në Lindjen e Mesme kanë pasur gjithmonë pasoja më të gjera gjeopolitike dhe një tendencë për efekt domino. Disa mund të jenë tashmë të dukshme. Hezbollahu, një armik i vjetër i Izraelit dhe një aleat i Iranit, me bazë në Liban, tashmë ka shënjestruar pozicionet ushtarake izraelite në Lartësitë e diskutueshme të Golanit, duke thënë se po vepron "në solidaritet" me popullin palestinez. Megjithatë, pasi Izraeli u përgjigj me sulme në territorin libanez, situata duket se është qetësuar.

9- Flukset financiare botërore


Sigurisht, konfliktet e mëdha të armatosura kanë gjithmonë një ndikim në tregjet botërore të aksioneve. Çmimet e naftës u rritën, ndërsa tregjet e aksioneve dhe monedha izraelite ranë në fillim të javës, ndërsa investitorët reaguan ndaj luftës midis Hamasit dhe Izraelit. Edhe pse Izraeli nuk është një prodhues i madh energjie, përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme të pasur me naftë ka trembur investitorët që kanë shitur naftë javët e fundit. Duke qenë se qeveria izraelite po paralajmëron për një luftë të gjatë dhe të vështirë, ekziston shqetësimi se sulmet hakmarrëse të thella dhe të vazhdueshme në Gaza mund të sjellin Iranin në konflikt dhe të kenë ndikim në rrjedhën e energjisë në rajon - tha ekonomistja Suzanna Streeter. Investitorët globalë kanë frikë se konflikti në Izrael mund të përhapet në rajonin më të gjerë dhe se tensionet e zgjatura në Lindjen e Mesme mund të dëmtojnë rimëkëmbjen e brishtë ekonomike globale./BLIC

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet