LIVE UPDATES
Bota

Transparency International: Shqetësuese mungesa e vullnetit politik në Kosovë për një gjyqësor të pavarur

Transparency International shpreh shqetësim për mungesën e përparimit, duke thënë se veprimet kundër korrupsionit ende nuk janë në lartësinë e përparimit demokratik që ka shënuar Kosova në drejtim të zgjedhjeve e lira dhe kalimit paqësor të pushtetit.

30 Janar 2024, 07:40 Nga N.F
Transparency International: Shqetësuese mungesa e vullnetit politik në
Foto ilustruese

KOSOVË- Gjendja e korrupsionit në Kosovë nuk ka ndryshuar gjatë vitit 2023, duke shënuar 41 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit që publikoi të martën Transparency International dhe duke u radhitur në vendin e 83 mes 180 vendeve që analizohen në raportin e përvitshëm të kësaj organizate. Transparency International shpreh shqetësim për mungesën e përparimit, duke thënë se veprimet kundër korrupsionit ende nuk janë në lartësinë e përparimit demokratik që ka shënuar Kosova në drejtim të zgjedhjeve e lira dhe kalimit paqësor të pushtetit.

“Megjithë përpjekjet e vazhdueshme, reformat që janë kyçe për pavarësinë e sistemit e drejtësisë, si për shembull ngritja e procesit të vetingut dhe miratimi i një ligji të ri që mund të forcojë integritetin në Këshillin e Prokurorisë, po ecin me një ritëm shumë të ngadaltë”, thuhet në raport.

Por sipas raportit, çka është më shqetësuese është mungesa e vullnetit politik për një pavarësi të sistemit gjyqësor.

“Më keq akoma, ndërhyrja e vazhdueshme e qeverisë në çështjet gjyqësore, pasqyruar me rastin e shkarkimit të kreut të njësisë së posaçme të hetimeve të policisë, si edhe pengesa nga deputetët e shumicës e një hetimi parlamentar për një rast të dyshuar të korrupsionit madhor, lënë të kuptohet se ende nuk ekziston vullneti politik për të mos ushtruar kontroll dhe për të konsoliduar mbikëqyrjen e pavarur”, thuhet në raport. Që nga viti 2012 kur kishte 34 pikë në Indeks, Kosova ka pasur një përmirësim prej 7 pikësh.

Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor

Sipas raportit, për shkak të dobësive ndaj presionit politik, sistemet e drejtësisë në Bosnje dhe Hercegovinë që ka këtë vit 35 pikë (një pikë më shumë se vitin e kaluar) dhe Serbia që ka 36 (i njëjti nivel si vitin që kaloi) në masë të madhe nuk janë në gjendje të ndjekin penalisht dhe sanksionojnë zyrtarët publikë që abuzojnë me postet.

“Serbia po përjeton një rënie demokratike, ndërsa qeveria e saj autokratike përdor ligje të veçanta për të kufizuar transparencën në projektet në shkallë të gjerë”, thuhet në raport.

Maqedonia e Veriut është vlerëuar me 42 pikë në vitin 2023 nga 40 pikë që kishte vitin e mëparshëm, por raporti vë re se sapo filluan të ndjehen disa shenja të lehta përparimi, gjyqësori i Maqedonisë së Veriut u dëmtua ndjeshëm nga ndryshimet e bëra në mënyrë jodemokratike në kodin penal.

“Vendimi për uljen e dënimeve për abuzimin me postin zyrtare për përfitime personale dhe shkurtimi i afateve për ndërmarrjen e procedurave ligjore për rastet e dyshuara për korrupsion, është një favor i madh për personat e korruptuar”, thuhet në raport.

Megjithëse Mali i Zi ka ka 46 pikë, një pikë më shumë se vitin e kaluar, Transparency International thotë se rasti i tij tregon se si kapja e mëparshme e shtetit mund të lërë pasoja afatgjata tek institucionet.

“Përparimi i ngadaltë në procedimin e rasteve (të korrupsionit) dhe vështirësitë për të rindërtuar një gjyqësor funksional nxjerrin në pah se sa rëndë e shkatërruan sistemin e drejtësisë kapja nga ish-regjimi dhe krimi i organizuar”, thuhet në raport.

Transparency International thotë se qeveria aktuale duhet t'u japë përparësi veprimeve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Marrë nga VOA

transparency international kosove gjyqësori

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj