Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ish-gjykatësi argumentoi se Trump duhet të hiqet nga fletëvotimi për shkak të përfshirjes së tij në trazirat e 6 janarit, 2021 gjatë sulmit ndaj Kapitolit.
SHBA- Gjykatësi në pension Carl Erickson i rekomandoi bordit zgjedhor të Illinoit të largojë ish Presidenti amerikan Donald Trump nga fletëvotimi për zgjedhjet paraprake në këtë shtet, por tha se vendimin përfundimtar duhet ta marrin gjykatat. Ish-gjykatësi argumentoi se Trump duhet të hiqet nga fletëvotimi për shkak të përfshirjes së tij në trazirat e 6 janarit, 2021 gjatë sulmit ndaj Kapitolit. Bordi shtetëror elektoral i Illinoit pritet të shqyrtojë rekomandimin të martën. Avokatët e Trump dhe qytetarët që kërkojnë ta largojnë nga fletëvotimi ish presidentin republikan paraqitën argumentet e tyre të premten para ish gjykatësit Erickson. Ish gjykatësi, që ka shërbyer për një kohë të gjatë si gjykatës qarku është republikan. Përpjekja për ta hequr Trump nga fletëvotimi për zgjedhjet në mars është e ngjashme me ato të disa shteteve të tjera. Gjykata e Lartë amerikane pritet t’i dëgjojë argumentet e palëve në muajin shkurt për vendimin historik të Gjykatës së Lartë të Kolorados, që e hoqi zotin Trump nga fletëvotimi në atë shtet.
Rasti paraqet herën e parë që gjykata e lartë shqyrton një nen të Amendamentit 14 të Kushtetutës, që ua ndalon atyre që “janë përfshirë në rebelim” të drejtën të ushtrojnë funksione në poste publike. Rekomandimi 21 faqesh i ish gjykatësit Erickson arrin në përfundim se “mbizotërimi i provave” të paraqitura dëshmon se zoti Trump ishte i përfshirë në rebelimin e janarit. Por ai tha se bordi elektoral nuk mund të bëjë “analizë kushtetuese të sofistikuar dhe kuptimplotë” që kërkohet për ta larguar emrin e zotit Trump para zgjedhjeve paraprake, që do të mbahen me 19 mars.
“Në përgjithësi, të provosh të zgjidhësh një çështje kushtetuese përbrenda afatit kohor të përshpejtuar para bordit elektoral është sikur të përpiqesh ta caktosh një ndeshje dy-minutëshe ndërmjet boksierëve të kategorisë së rëndë brenda një kabine telefonike”, shkruan ai.
Megjithatë, ish-gjykatësi Erickson tha se edhe nëse bordi nuk pajtohet me logjikën e argumentimit të tij, emri i zotit Trump duhet të largohet nga fletëvotimi për zgjedhjet paraprake në Illinoi. Bordi elektoral përbëhet nga katër demokratë dhe katër republikanë. Grupi “Liri Shprehje për Njerëzit”, që paraqiti kërkesën për heqjen e emrit të zotit Trump, në fletëvotimin në Illinio, përshëndeti rekomandimin e ish gjykatësit republikan si “të rëndësishëm” por tha se ligji i Illinoit i jep bordit të drejtën të marrë vendim mbi fletëvotimin.
“Presim që bordi dhe gjykatat e Illinoit do të mbështesin analizën e matur të gjykatësit Erickson se përse zoti Trump nuk mund të jetë në listën e kandidatëve. Por, argumenti i ish gjykatësit duhet përmirësuar, pasi ligji i Illinoit i jep të drejtë bordit të marrë vendimin", deklaroi drejtori ligjor i grupit, Ron Fein./ VOA
Bujar Osmani MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka thënë se televizionet k...
Foto ilustruese JORDANIA- Një dron që vrau tre ushtarë amerikanë dhe plagosi dhjetëra të tjerë në Jordani mund t&eu...
Bujar Osmani MAQEDONIA E VERIUT- Vendosja e Talat Xhaferit si kryeministri i parë shqiptar në qverinë e Shkupit, për ministri i Pu...
Foto ilustruese KOSOVË-Nënkryetarja serbe e Lulzim Hetemit në Komunën e Leposaviqit, është filmuar duke marrë kokain&eu...
Viktor Orban BRUKSEL- Zyrtarët në Bruksel thuhet se kanë hartuar një plan sekret për të sabotuar ekonominë e Hungaris&eu...
DANIMARKA- Të hënën Danimarka nisi drejt Detit të Kuq një fregatë e cila do të marrë pjesë në operacionet e ...
Liridona Ademaj, Naim Murseli dhe Shaban Murseli KOSOVA- Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli ka thënë para hetuesisë ...
Foto ilustruese SHKUP-Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili të hënën e mori detyrën, tha se kabine...
Qeveria teknike SHKUP- Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka caktuar seancën e parë të mbledhje...
Volodymyr Zelensky UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri publike të ardhurat e tij gjatë një periudhe 2-vje...