Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Autori i pengmarrjes ishte një person i armatosur që kërkonte 1 milion euro. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe në fillim hyri në negociata me pengmarrësin.
GJERMANI- Disa persona u mbajtën peng brenda një farmacie në qendër të qytetit të Karlsruhe të Gjermanisë. Autori i pengmarrjes ishte një person i armatosur që kërkonte 1 milion euro. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe në fillim hyri në negociata me pengmarrësin.
Zona pranë vendit të ngjarjes u rrethua dhe u ndalua qarkullimi edhe pse ajo është një segmentet më të populluara të kësaj kohe për shkak të një panairi që mbahet aty. Në vendin e ngjarjes shkuan edhe disa ambulanca. Qytetarët që jetojnë në zonë raportuan në polici se po dëgjonin të shtëna armësh.
Thirrjet e para u bënë rreth orës 16:30. Ato sinjalizuan fillimisht se 2 persona po mbaheshin peng në një farmaci. Pas dështimit të negociatave, policia gjermane vendosi të ndërhyjë duke arrestuar autorin dhe duke liruar pengjet.
“Për fat të mirë, asnjë peng nuk u lëndua”, –tha zëdhënësi i policisë, Dennis Krull. Gjatë operacionit policia u kërkoi njerëzve të shmangnin zonën dhe të ndiqnin udhëzimet e efektivëve. Një shkollë aty pranë hapi ambientet e saj për të mirëpritur banorët që ishin penguar të ktheheshin në shtëpitë e tyre.
Nisur nga kjo ngjarje Panairi i Karlsruhes anuloi disa aktivitete që duhej të ishin zhvilluar në mbrëmje. E njëjta farmaci ka qenë objektiv i një sulmi tjetër edhe në të kaluarën.
Burimi: Tgcom
Emigrante ITALI- Roja bregdetare italiane bëri operacione të shumta shpëtimi për të shpëtuar qindra emigrantë që ki...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka bërë të ditur se nga nesër do të...
Xi Jinping KINË- Njeriu i emëruar si kryeministri i ardhshëm i Kinës nga presidenti Xi Jinping është zgjedhur zyrtarish...
Ursula von der Leyen dhe Joe Biden SHBA- Presidenti Joe Biden dhe zyrtarja e lartë e BE-së Ursula von der Leyen u takuan të premten në ...
Takimi në Bruksel KOSOVË- Këmbëngulja aktuale e bashkësisë ndërkombëtare që Kosova dhe Serbia të arrijn&e...
Takimi në Bruksel KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se shpreson që më 18 mars në Ohër, Kos...
Foto Ilustruese KOSOVË- Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar i nxjerrë për Kosovën, ka vlerësuar lartë ak...
Përparim Kryeziu KOSOVË- Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se emisari i BE-së pë...
Astrit Dehari KOSOVË- Në mediat kosovare po raportohet se është gjetur një pjesë e mostrave të ish-aktivistit t&eum...
Kim Jong Un KOREJA E VERIUT- Udhëheqësi i diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong-unurdhëroi ushtrinë të inten...