LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: SHBA-ja dhe BE-ja “shtrëngojnë lakun” rreth Kosovës dhe Serbisë

Dy vendet janë pajtuar në parim për tekstin e një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, por, tani, do të duhej të pasonte hartimi i udhërrëfyesit për zbatimin e tij. Kjo është edhe arsyeja e një takimi të paralajmëruar nga BE-ja, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

10 Mars 2023, 22:19 Nga DOSJA
Analiza e REL: SHBA-ja dhe BE-ja “shtrëngojnë lakun” rreth
Takimi në Bruksel

KOSOVË- Këmbëngulja aktuale e bashkësisë ndërkombëtare që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, është më e madhja prej se palët kanë nisur bisedimet për këtë qëllim në vitin 2011, thotë njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Agon Maliqi.

Me këtë vlerësim pajtohet edhe eksperti i politikës rajonale nga Serbia, Aleksandër Popov, i cili thotë se Prishtina dhe Beogradi “kanë luajtur shumë për t’iu shmangur obligimeve që i kanë marrë”.

Dy vendet janë pajtuar në parim për tekstin e një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, por, tani, do të duhej të pasonte hartimi i udhërrëfyesit për zbatimin e tij. Kjo është edhe arsyeja e një takimi të paralajmëruar nga BE-ja, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Por, ditëve të fundit, në opinion dolën deklarata kontradiktore të palëve.

Kurti tha se është i gatshëm për ta nënshkruar propozimin e evropian, ndërsa Vuçiç tha se nuk do ta nënshkruajë “kapitullimin e Serbisë”.

Deklaratat nënkuptojnë ndryshim qëndrimesh, marrë parasysh se Vuçiç ka thënë më herët se është i gatshëm të punojë për zbatimin e këtij plani, ndërsa Kurti e ka konsideruar atë si “bazë të mirë për vazhdimin e dialogut”.

Propozimi i BE-së, mes tjerash, kërkon nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut dhe të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se nuk pret ndonjë “ceremoni të nënshkrimit” të propozimit për normalizimin e marrëdhënieve, më 18 mars në Ohër.

Pas vizitës në Prishtinë më 9 mars, Lajçak tha për një televizion në Kosovë se “pasi të finalizohet marrëveshja [propozimi i BE-së], do të dihet se si do të zbatohet në terren”.

Aleksandër Popov, drejtues i Qendrës për Rajonalizëm në Novi Sad, thotë se takimi i ardhshëm mes Kurtit dhe Vuçiçit mund të jetë një “fazë përgatitore për afrimin e finalizimit të çështjes së Kosovës” dhe shpreh bindjen se BE-ja dhe SHBA-ja nuk do të lejojnë që “të pengohet ajo për të cilën është arritur pajtim”.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia, deri më tani, kanë arritur të “shmangin” zbatimin e marrëveshjeve, për shkak se nuk ka pasur një veprim të sinkronizuar mes SHBA-së dhe BE-së.

Ai thotë se diplomatët amerikanë po e paralajmërojnë Prishtinën dhe Beogradin më hapur dhe më drejtpërdrejt se mund të përballen me pasoja nëse nuk janë bashkëpunues lidhur me propozimin evropian.

SHBA-ja dhe vende të tjera perëndimore e mbështesin propozimin e BE-së për Kosovën dhe Serbinë. I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është përfshirë madje në disa përpjekje diplomatike për përafrimin e palëve.

“Po të mos ishte kjo, pra një veprim i sinkronizuar ndërmjet SHBA-së dhe BE-së, nuk do të kishte asnjë progres në lidhje me këtë dokument të përbashkët franko-gjerman, të cilin BE-ja e ka pranuar si të vetin... dhe nuk do të ishin as këta hapat e mëtejshëm. Ja, hapi tjetër është Ohri”, thotë Popov për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se palëve u është bërë e qartë se do të vuajnë pasoja nëse nuk e pranojnë propozimin e BE-së dhe beson se kjo është një lloj garancie se ai do të zbatohet.

Kurti dhe Vuçiç kanë thënë më herët, përmes deklaratave të ndara, se diplomatët evropianë dhe amerikanë i kanë paralajmëruar se do të ketë pasoja nëse nuk e pranojnë planin e BE-së. Gjithashtu, të dy kanë thënë se është një dokument “merre ose lëre”.

Edhe Lajçak përsëriti më 9 mars se pengimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve do të ndikojë në integrimin evropian të palës që e bën një gjë të tillë. Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi duhet të çojë, po ashtu, në njohjen reciproke të dokumenteve dhe simboleve kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore. Pothuajse për të gjitha këto çështje, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në kuadër të dialogut që e ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Për shembull, çështja e targave dhe dokumenteve personale është rregulluar me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes. Megjithatë, ka qenë pikërisht kjo çështje ajo që ka shkaktuar tensione gjatë vitit 2022, për shkak se marrëveshja nuk është zbatuar plotësisht. Në vitin 2011, Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshje edhe për njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare. Në Serbi, ajo është zbatuar deri në vitin 2014, ndërkohë që edhe në Kosovë është ndalur verifikimi i diplomave serbe.

Ka edhe një marrëveshje të veçantë për vulat doganore dhe rreth 30 të tjera, por shumë prej tyre nuk janë zbatuar në terren.

Marrëveshja në të cilën insiston Beogradi më shumë, është ajo për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Prishtina refuzon ta formojë, me arsyetimin se nuk mund të lejojë asociacione njëetnike me kompetenca ekzekutive.

Maliqi thotë se në rastin e propozimit të BE-së, situata ndryshon, për shkak të përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jo vetëm në prapavijë, por edhe si “motor i gjithë procesit”.

Ai shpreh mendimin se plani i zbatimit të propozimit të BE-së, në fund, do të ofrohet si dokument i formës “pranoje ose lëre”. Nëse palët e nënshkruajnë, ai do të ketë karakter obligues, thotë Maliqi. Por, sipas tij, në rast se nuk arrihet pajtimi për nënshkrim, atëherë dokumenti i BE-së do të mbetet i pazbatueshëm, meqë është vetëm një marrëveshje verbale.

“Në këtë moment, pastaj, Kosova dhe Serbia detyrohen të gjykojnë se sa janë të gatshme të përballen me pasojat. Çështja është se Vuçiç është në afatet e fundit të tij, të lojës gjeopolitike dhe të perceptimit që e ka krijuar në Perëndim - veçanërisht në SHBA - se është i gatshëm të shkojë drejt marrëveshjes me Kosovën. Pas një dekade të dialogut, unë mendoj se hapësira e tij manovruese në SHBA, është afër skadimit”, thotë Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

Popov thotë se të dy liderët kanë bërë përpjekje ta shmangin përgjegjësinë, duke shpresuar që “ai tjetri nuk do ta pranojë propozimin”.

“Vuçiç e pranoi [propozimin] dhe e vuri atë [Kurtin] në një pozitë të vështirë. Nën presionin e Perëndimit, Kurtit iu desh ta pranonte. Ndërkohë, Vuçiç u gjend nën presion të madh nga opinioni vendas, veçanërisht nga forcat e djathta”, thotë Popov.

Propozimi evropian nuk është përkrahur nga partitë opozitare në Serbi, ndërsa situata është e ngjashme edhe në Kosovë, ku partitë më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë shprehur po ashtu rezerva.

Për Serbinë mbetet e kontestueshme pika e katërt e propozimit, e cila thotë se ajo nuk mund ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Vuçiç ka përsëritur vazhdimisht se nuk do ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur, apo anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.

Në Serbi nuk është pranuar mirë as pika e dytë e propozimit, e cila thotë se “të dyja palët do t’i respektojnë parimet e vendosura në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato për barazinë sovrane të të gjitha shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre”.

Për Qeverinë e Kurtit, në anën tjetër, problematike është pjesa në pikën e shtatë, që i referohet “aranzhimit të veçantë për komunitetin serb” dhe zyrtarizimit të statusit të Kishës Ortodokse Serbe.

Ngjashëm ka hezitime edhe për pikën dhjetë, e cila i detyron palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e mëparshme, të arritura në kuadër të dialogut. Kjo nënkupton se Kosova do të duhej ta formonte edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Deklaratat e fundit kontradiktore të Kurtit dhe Vuçiçit, analisti politik, Agon Maljqi, i sheh si mjet për përdorim të brendshëm, por edhe mënyrë për ta forcuar pozicionin e tyre në negociata, apo për të fituar kohë.

Sipas tij, Vuçiç e përdor çështjen e anëtarësimit të Kosovës në OKB “si një lloj gogoli të sajuar”, sepse ky anëtarësim, thotë ai, është vështirë i arritshëm edhe për shkak të vetos që mund ta përdorë Rusia - aleate e Serbisë.

“Fakti që ai e ka zgjedhur çështjen e Kombeve të Bashkuara si vijë të kuqe, si dhe njohjen, tregon mbase më shumë gatishmëri ose hapje për të nënshkruar marrëveshjen, për shkak se këto dy çështje, ashtu-kështu, nuk janë në tavolinë... Më shumë e shoh si strategji, përgatitje e terrenit, mbase për t’u pajtuar”, thotë Maliqi.

Në anën tjetër, Kurti, thotë ai, po përpiqet që Asociacionin e komunave me shumicë serbe ta themelojë me një emër tjetër. Kjo përpjekje, sipas tij, ka të bëjë më shumë me një retorikë semantike, për t’ia komunikuar opinionit më pas rezultatin përfundimtar si fitore.

Pas trysnisë së komunitetit ndërkombëtar, Kurti ka paraqitur një sërë kushtesh, me të cilat do të mund të formohej Asociacioni - mes tjerash: të mos jetë njëetnik, ta ndryshojë emrin dhe të mos ketë pushtet ekzekutiv.

Marrë nga REL

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje