Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Saktësisht brenda raportit të FMN-së thuhet se “Pas pandemisë, të ardhurat nga tatimet u rritën fuqishëm, duke shënuar rritjen më të madhe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
KOSOVË- Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar i nxjerrë për Kosovën, ka vlerësuar lartë aktivitetet e Administratës Tatimore të Kosovës në inkasimin e të hyrave dhe formalizimin e punëtorëve.
Saktësisht brenda raportit të FMN-së thuhet se “Pas pandemisë, të ardhurat nga tatimet u rritën fuqishëm, duke shënuar rritjen më të madhe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Në raport theksohet se rreth një e treta e rritjes së të hyrave nga TVSH-ja në vitet 2020–2022 mund të shpjegohet me përmirësimet në administrimin e tatimeve, duke përfshirë rritjen e formalizimit. Gjithashtu, në raport pasqyrohet rritja e fuqishme e të hyrave nga Tatimi në të Ardhurat e Korporatave (TAK). Përderisa rritja e TVSH-së dhe TAK-ut shpjegohet kryesisht me rritjen e bazës tatimore (rritjen e numrit te bizneseve që paguajnë tatim). Në përgjithësi rritja e formalizimit ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e të hyrave të përgjithshme. Kjo është mbështetur nga përpjekjet e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në formën e rritjes së kontrollave dhe inspektimeve në teren.
Tutje, në raport theksohet edhe përkushtimi i ATK-së në formalizmin e punësimit, ku thuhet se sipas të dhënave në nivel sektori, tregohet se mbështetja e qeverisë për të rritur punësimin formal, duke përfshirë edhe femrat, gjithashtu shpie në rritjen e të hyrave nga Tatimi në të Ardhura Personale ( TAP).
“Rritja e punësimit në sektorët që priren të kenë nivele relativisht të larta informaliteti, siç ёshtё akomodimi, shërbimi ushqimor dhe sektori i ndërtimtarisë, kanë zgjeruar bazën tatimore të TAP. Rritja e punësimit të femrave mund të shpjegojë gjithashtu një pjesë të rritjes së punonjësve të regjistruar. Ndërsa, punësimi i femrave në Kosovë ka qenë relativisht i ulët, ai u rrit më shpejt se punësimi i meshkujve gjatë dekadës së fundit, duke rezultuar në një rritje të përqindjes së femrave në punësimin total nga rreth 30 për qind në vitin 2012 në rreth 40 për qind në vitin 2022, thuhet në raport.
Ndër të tjera, në këtë raport vlerësohet edhe rritja e bazës tatimore sipas llojeve të tatimeve, bashkëpunimi ndërinstitucional në parandalimin dhe luftimin e ekonomisë joformale, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të ATK-së për rritjen e partneritetit me qytetarët.
Marrë nga KosovaPress
Përparim Kryeziu KOSOVË- Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se emisari i BE-së pë...
Astrit Dehari KOSOVË- Në mediat kosovare po raportohet se është gjetur një pjesë e mostrave të ish-aktivistit t&eum...
Kim Jong Un KOREJA E VERIUT- Udhëheqësi i diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong-unurdhëroi ushtrinë të inten...
Viktor Obran HUNGARI- Kryeministri Hungarezm Viktor Obram ka paralajmëruar se mundësia që lufta në Ukrainë të kthehet në...
Rishi Sunak dhe Emmanuel Macron PARIS- Britania e Madhe do t'i paguajë Francës 480 milionë paund (577 milionë dollarë) gjatë ...
Joauquin Urias SPANJË- BE-ja ka vendosur që nga 1 janari i vitit të ardhshëm qytetarët e Kosovës do të mund të...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mohuar përfshirjen e vendit në shpërthimet në tubacio...
Benjamin Netanjahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se një luftë e tmerrshme bërthamore do të shpërthe...
Bakhmut UKRAINË- Beteja e Rusisë kundër Ukrainës është zhvendosur në Bakhmum në qytetin lindor të Ukrainë...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha sot se deklarata e kryeministrit të Kosov&eum...