LIVE UPDATES
Bota

Talat Xhaferi rrëfen si iu bashkua UÇK-së, pse familja vendosi të mos lëvizte nga Forina

Ai rrëfeu se si nisi karrierën ushtarake, si shërbeu fillimisht në Armatën Popullore të Jugosllavisë, më pas në Armatën e Maqedonisë e në fund u largua nga të dyja këto për t’u bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.

30 Janar 2024, 08:02 Nga N.F
Talat Xhaferi rrëfen si iu bashkua UÇK-së, pse familja vendosi
Talat Xhaferi

MAQEDONI E VERIUT- E diela ishte një ditë historike pasi për herë të parë Maqedonia e Veriut do të drejtohet nga një kryeministër shqiptar. Ai do të jetë Talat Xhaferi që do të udhëheqë një qeveri teknike për 100 ditë deri në zhvillimin e zgjedhjeve më 8 Maj. Xhaferi pasi mori këtë detyrë ka zhvilluar një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”. Ai rrëfeu se si nisi karrierën ushtarake, si shërbeu fillimisht në Armatën Popullore të Jugosllavisë, më pas në Armatën e Maqedonisë e në fund u largua nga të dyja këto për t’u bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.


Blendi Fevziu: Në 2001 pse u larguat nga ushtria maqedonase?

Talat Xhaferi: Epo tani ishte koha ku duhej me vendos. Duhej të merrja një vendim për faktin që komunikimi që kisha me “Abazin” dhe me “Plakun” pa i ditur fizikisht se kush janë se nuk kishte nevojë me i ditur, por kisha dhe ndërlidhjen e duhur në komunikim.

Blendi Fevziu: A ishte e rëndë për ju kur keni marrë urdhër të luftoni kundër forcave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare?

Talat Xhaferi: E rëndë është, nuk është punë e lehtë. Duke e ditur që andej ke një pjesë që ka të drejtë për atë që bën dhe ka status oficial të asaj çka është.

Blendi Fevziu: Plus mund të ishin familjarët e tu, kushërinjtë e tu?

Talat Xhaferi: Në ato situata nuk është emocionale se kush janë, por është më tepër filozofike se pse është ajo dukuria. Unë kisha edhe njohuri paraprake për atë çka ndodhte, pse ndodhte. Nuk kisha dilema se çka është ajo pjesë atje. Ndërlidhja ka qenë i ndjeri Isa Lika, të cilin paraprakisht në ushtrinë e rregullt në kryerjen e rregullt të shërbimit ushtarak, ’92-’95 e kam pasur në repartin dhe njësinë kam vepruar dhe aty filloi.

Blendi Fevziu: Si ike nga ushtria?

Talat Xhaferi: Ikja është çështje interesante. Në komunikim puna ishte që do të vijë dikush të më marrë, do të shkojmë deri diku, do të qëndrojmë një kohë dhe prej aty në mënyrë ilegale do të kalojmë kufirin dhe do të futemi në Kosovë.

Blendi Fevziu: Ju jo thjesht ikët nga ushtria, ikët për t’ju bashkuar Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare?

Talat Xhaferi: Prandaj pra. Për t’u bërë ushtar aktiv në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare. Në përgatitje të gjithë veprimit, duke pasur parasysh që jemi në repart dhe jemi në mbikëqyrje, duke pasur parasysh si funksionon sistemi në përgjithësi, isha vigjilent për vendimmarrjen se krah saj duhej të rregulloja çështjen, çka me familjen. Sugjerimet ishin që paraprakisht me strehu familjen o në Prishtinë, o në Tiranë. Nga ana tjetër thosha mirë si mendoni ju me strehu familjen, pse e strehoi familjen? Ishte çështje e komplikuar. Këto vendime faktikisht i përcillja. Zonja e dinte dhe ishte oferta që kur u mor vendimi që do shkoj dhe duhej të informoja familjen. Zonjën dhe të ndjerin vëlla. I them zonjës preferencat janë me u strehu me fëmijët, fëmijët e mitur, dihet. Unë kam me shkuar andej. Reagimi i parë i zonjës, thotë “qysh ne me shku në Prishtinë ose në Tiranë e ti me shkuar andej. Ti në luftë ne…” Ne do mbetemi këtu.

Blendi Fevziu: Familja ku jetonte?

Talat Xhaferi: Në Forinë. Në fshatin ku edhe jetoj. Në vazhdimësi aty jam. Që 30 vjet udhëtoj. Që nga ’92 kam udhëtuar për në Tetovë dhe anasjelltas. Jetoj në të njëjtën shtëpi.

Blendi Fevziu: Dhe si kryeministër do shkoni do vini çdo ditë?

Talat Xhaferi: Për çdo ditë. Do vazhdoj të jetoj aty.

Blendi Fevziu: Dhe familja vendos të qëndrojë aty.

Talat Xhaferi: Familja vendos që të mbetet në fshat sepse në fillim të luftimeve kishte një dukuri që numri i konsiderueshëm i qytetarëve lëshuan vendin. Diku në Mars-Prill në atë qetësimin të shkurtër një pjesë u rikthyen. Kur kam dalë unë dhe kanë marrë vesh që zonja me fëmijët kanë mbetur në fshat familjet e tjera nuk largoheshin prej vendit dhe ajo kishte një jehonë edhe në rreth më të gjerë. Se kur ai atje ka dalë dhe familja ka mbetur këtu është diçka serioze.

talat xhaferi kryeminister maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj