Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tajvani zgjodhi të shtunën në postin e presidentit zotin Lai Ching-te, të Partisë Progresive Demokratike në pushtet (DPP). Pekini e ka cilësuar vazhdimisht atë si një separatist të rrezikshëm dhe nxitës të luftës.
TAJVAN- Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se kishte gjurmuar të mërkurën 18 avionë të forcave ajrore kineze që fluturonin rreth ishullit dhe kryenin patrullime të gatishmërisë luftarake në koordinim me luftanijet kineze, aktiviteti i parë ushtarak në shkallë të gjerë pas zgjedhjeve në Tajvan.
Kina, e cila e sheh Tajvanin si territorin e saj, gjatë katër viteve të fundit ka zhvilluar rregullisht manovra me avionë dhe anije luftarake përreth ishullit, ndërsa pretendimet e saj territoriale janë hedhur poshtë vazhdimisht nga qeveria e Tajvanit.
Tajvani zgjodhi të shtunën në postin e presidentit zotin Lai Ching-te, të Partisë Progresive Demokratike në pushtet (DPP). Pekini e ka cilësuar vazhdimisht atë si një separatist të rrezikshëm dhe nxitës të luftës.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se të mërkurën në mbrëmje kishte gjurmuar 18 avionë luftarakë, mes tyre edhe të modelit Su-30, që fluturonin pranë Tajvanit verior dhe qendror dhe në jugperëndim të ishullit.
Njëmbëdhjetë prej këtyre avionëve kaluan linjën pranë ngushticës së Tajvanit dhe në koordinim me anijet luftarake kineze kryen patrullime të përbashkëta gatishmërie, tha ministria.
Kjo pjesë e ngushticës më parë shërbente si një vijë ndarëse jozyrtare mes dy palëve, por tani aeroplanët kinezë fluturojnë rregullisht mbi këtë zonë. Kina thotë se nuk e njeh ekzistencën e vijës ndarëse. Tajvani dërgoi forcat e veta ushtarake për të vëzhguar, njoftoi Taipei.
“Siguria dhe mirëqenia e rajonit të ngushticës së Tajvanit janë të lidhura thellësisht me zhvillimin dhe stabilitetin global dhe janë detyrime dhe përgjegjësi që duhet të ndajnë të gjitha palët në rajon”, thuhet në një deklaratë të mbrojtjes së Tajvanit. “Ushtria do të vazhdojë të forcojë aftësitë e saj vetëmbrojtëse në përputhje me kërcënimet e armikut dhe nevojat e vetëmbrojtjes, dhe do t'u përgjigjet kërcënimeve rajonale”.
Deri në publikimin e lajmit nuk ka patur reagime nga Kina.
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara po ndjekin nga afër veprimet e Kinës ndërsa Uashingtoni i ka bërë thirrje Pekinit që mos t’i shfrytëzojë zgjedhjet e Tajvanit si "pretekst për përshkallëzim"./VOA
Foto ilustruese SHBA- Ushtria amerikane ndërmorri një valë të re goditjesh kundër objektivave të kontrolluara nga organizata ...
Dmytro Yevchyn UKRAINË- Dmytro Yevchyn, korrespodent i Realiteteve të Krimesë, projekt i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lir...
TIRANË- Sipas të dhënave paraprake nga Agjencia Europiane për Ruajtjen e Kufijve, FRONTEX, numri i kalimeve të parregullta në ku...
Volodymyr Zelensky DAVOS- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për rreziqet në ardhje nëse vonohet ndihma e Per&eu...
PE BRUKSEL- Komisioni Evropian ka thënë të mërkurën se pret që Serbia t’i hetojë në mënyrë transpar...
Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përsëriti të mërkurën nevojën për gjetjen e një rr...
PAKISTANI- Pakistani tërhoqi ambasadorin nga Irani fqinj të mërkurën në shenjë proteste ndaj asaj që e quajti "shkelje t&eu...
Lista Serbe KOSOVË- Thirrje për t’u larguar nga institucionet e Kosovës. Thirrje për t’i bojkotuar zgjedhjet lokale në...
Turqi TURQI- Uashingtoni po shton përpjekjet për të forcuar sanksionet ndaj Rusisë, përmes një pakete të dytë masas...
Protesta GJERMANI- Partia e ekstremit të djathtë Alternativa für Deutschland (AfD) po planifikon të transformojë Gjermaninë n...