LIVE UPDATES
Bota

Tensionet në Detin e Kuq, ushtria amerikane nis valë të re sulmesh kundër rebelëve Houthi

Zyrtarët amerikanë thanë se sulmet e së mërkurës, nga anijet dhe nëndetëset amerikane, vala e katërt e sulmeve brenda pak ditësh, vunë në shënjestër të drejtpërdrejt grupin me bazë në Jemen që mbështetet nga Irani, ndërsa konflikti mes Izraelit dhe Hamasit rrezikon të përhapet në Lindjen e Mesme.

18 Janar 2024, 07:37 Nga N.F
Tensionet në Detin e Kuq, ushtria amerikane nis valë të re
Foto ilustruese

SHBA- Ushtria amerikane ndërmorri një valë të re goditjesh kundër objektivave të kontrolluara nga organizata terroriste Houthi në Jemen. Zyrtarët amerikanë thanë se sulmet e së mërkurës, nga anijet dhe nëndetëset amerikane, vala e katërt e sulmeve brenda pak ditësh, vunë në shënjestër të drejtpërdrejt grupin me bazë në Jemen që mbështetet nga Irani, ndërsa konflikti mes Izraelit dhe Hamasit rrezikon të përhapet në Lindjen e Mesme.

Sulmet e ndërmarra nga Deti i Kuq goditën më shumë se një duzinë objektivash, thanë zyrtarët amerikanë. Sulmet ndodhin pasi Shtetet e Bashkuara e rikthyen lëvizjen Houthi në listën e organizatave terroriste. Sanksionet kundër organizatave terroriste synojnë t’i shkëputin ato nga burimet financiare.Pavarësisht sanksioneve dhe sulmeve ushtarake, përfshirë një operacion në shkallë të gjerë të premten nga luftanijet dhe avionët amerikanë dhe britanikë që goditën më shumë se 60 objektiva në të gjithë Jemenin, organizata terroriste Houthi vazhdon fushatën e sulmeve kundër anijeve tregtare dhe ushtarake.

Incidenti i fundit ndodhi të mërkurën kur një dron kamikaz i lëshuar nga një zonë e kontrolluar nga lëvizja Houthi në Jemen goditi në Gjirin e Adenit anijen e transportit “M/V Genco Picardy” që lundronte nën flamurin e Ishujve Marshall dhe është nën pronësi amerikane. Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar paralajmërime të fuqishme ndaj Iranit që ta ndalojë armatosjen e lëvizjes Houthi.

Bastisja e një anije me vela nga forcat amerikane të enjten ndërpreu furnizimin nga Irani të lëvizjes Houthi me pjesë raketash balistike, thanë Shtetet e Bashkuara. Dy pjesëtarë të marinës amerikane ende figurojnë të zhdukur pasi njëri prej tyre u rrëzua nga anija nga një valë e madhe gjatë konfiskimit dhe tjetri u hodh për ta shpëtuar kolegun e tij. Zëdhënësi i Pentagonit, Gjenerali Pat Ryder tha të mërkurën se SHBA-të do të vazhdojnë veprimet ushtarake për të parandaluar sulme të mëtejshme nga lëvizja Houthi.

“Ata po e shfrytëzojnë këtë situatë për të kryer sulme kundër anijeve nga më shumë se 50 vende të botës. Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë në rajon për t’i parandaluar sulmet ose për t'i penguar ato në të ardhmen”, tha zëdhënësi i Pentagonit.

Që nga operacionet amerikane dhe britanike të së premtes, në rajon kanë ndodhur disa incidente. Gjatë fundjavës, lëvizja Houthi qëlloi me raketë në drejtim të një destrojeri amerikan, i cili e eliminoi kërcënimin. Të hënën, grupi terrorist goditi një anije tregtare amerikane në Gjirin e Adenit dhe të martën qëlloi një anije që lundronte në Detin e Kuq nën flamurin e Maltës.

Shtetet e Bashkuara reaguan të martën duke goditur katër raketa balistike që po përgatiteshin për t’u lëshuar dhe përbënin kërcënim për anijet tregtare dhe të marinës amerikane në rajon. Disa orë më vonë, lëvizja Houthi mori përgjegjësinë për sulmin kundër anijes së transportit Zografia që lundronte nën flamurin e Maltës. Anija vazhdoi lundrim dhe njoftoi se nuk kishte të lënduar.

Marrë nga VOA

shba houthi sulme

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë