LIVE UPDATES
Bota

Raporti: 26 % e migrantëve të parregullt kaluan në Europë në vitin 2023 nga Rruga Ballkanike

Kjo shënon nivelin më të lartë që nga viti 2016 dhe përbën një rritje prej 17% krahasuar me kalimet e parregullta të vitit 2022, duke treguar një tendencë të vazhdueshme rritëse gjatë tre viteve të fundit.

17 Janar 2024, 22:37 Nga I.A

Raporti: 26 % e migrantëve të parregullt kaluan në Europë

TIRANË- Sipas të dhënave paraprake nga Agjencia Europiane për Ruajtjen e Kufijve, FRONTEX, numri i kalimeve të parregullta në kufirin e jashtëm të Bashkimit Europian arriti në vitin 2023 në rreth 380 mij[, i nxitur nga një rritje e mbërritjeve përmes rajonit të Mesdheut,

Kjo shënon nivelin më të lartë që nga viti 2016 dhe përbën një rritje prej 17% krahasuar me kalimet e parregullta të vitit 2022, duke treguar një tendencë të vazhdueshme rritëse gjatë tre viteve të fundit.

Siaps FRONTEX-it, Mesdheu Qendror ishte rruga më aktive e migracionit në Bashkimin Europian, duke llogaritur dy në çdo pesë kalime të parregullta.

Kjo rrugë përbëntë 41% të kalimeve në vitin 2023, e ndjekur nga Ballkani Perëndimor që përbënte 26% dhe Mesdheu Lindor që përbënte 16% të kalimeve.

Sirianët përbënin mbi 100 000 kalime të parregullta përgjatë vitit 2023, duke shëuar edhe numërin më të lartë midis të gjitha kombësive.

Ata u pasuan nga guineasit dhe afganët. Këto tre kombësitë kryesore përbënin mbi një të tretën e të gjitha kalimeve, thotë FRONTEX.

Të dhënat statistikore tregojnë se femrat përbënin 10% të numrit të përgjithshëm të të gjitha kalimeve të parregullta gjatë vitit 2023 dhe po kështu edhe fëmijët përbënin 10%.

“Numrat e paraqitur sot tregojnë sfidat në zhvillim me të cilat përballemi në menaxhimin e kufijve të jashtëm të Bashkimit Europain ” tha përmes një deklarate Drejtori Ekzekutiv i FRONTEX, Hans Leijtens.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe integritetin e kufijve të BE-së. Është po aq e rëndësishme që të trajtohen aspektet humanitare të migrimit. Këto shifra përfaqësojnë jo vetëm statistika, por njerëz realë", tha ai.

FRONTEX-i aktualisht ka 2 500 oficerë të rojeve kufitare të BE-së dhe staf tjetër që marrin pjesë në operacionet e saj të përbashkëta në kufijtë e Evropës, duke mbështetur shtetet anëtare të Bashkimit Europain dhe vendet e treta në menaxhimin e flukseve migratore dhe duke kontribuar në parandalimin dhe zbulimin e krimeve ndërkufitare, të tilla si kontrabanda e migrantëve, trafikimi në qeniet njerëzore dhe terrorizmi.

Shqipëria si pjesë e rrugës ballkanike dhe prurjet migratore gjatë vitti 2023

Shqipëria është pjesë e Rrugës së Ballkanit Perëndimor ku migrantët e parregullt që hyjnë nga kufiri jugor dhe juglindor shqiptar me Greqinë kalojnë tranzit për të udhëtuar nga zonat veriore në drejtim të Malit të Zi apo Kosovës me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Prurjet migratore në Shqipëri u lidhën ngushtësisht gjatë vitit 2023 me situatën në kampet greke të migrantëve, me ritmin e hyrjes së migrantëve të parregullt në Greqi, kryesisht nga kufiri turk por edhe me aktivitetin e rrjeteve rajonale apo kombëtare të kontrabandimit të migrantëve.

Rreth 9 mijë migrantë të huaj të parregullt sipas të dhënave pararake u evidentuan në brendësi të territorit shqiptar, ku pjesa më e madhe e të cilëve kanë hyrë nga Greqia në pikën e Qafë Botës në Sarandë.

Autoritetet shqiptare firmosën mesin e këtij viti një marrëveshje bashkëpunimi me FRONTEX-in që synon të sigurojë shkëmbimin e informacionit ndërmjet agjencisë europiane policore të ruajtjes së kufijve dhe autoriteteve shqiptare në lidhje me pretendimet për shkelje të të drejtave themelore në aktivitetet operacionale të Frontex në territorin e Shqipërisë.

Si FRONTEX-i ashtu edhe autoritetet shqiptare kanë mekanizma të pavarur ankesash në fuqi dhe marrëveshja ndërton një urë lidhëse mes tyre.

FRONTEX-i nisi operacionin e përbashkët në Shqipëri, operacionin e parë të agjencisë në Ballkanin Perëndimor, në maj 2019. Aktualisht janë 162 oficerë evropianë të rojeve kufitare që punojnë së bashku me Policinë Kufitare Shqiptare.

Autoritet kufitare shqiptare hapën në vitin 2023 në skajin më jugor të Shqipërisë në Qafë Botë të Sarandës një Qendër për Strehimin e Përkohshëm për migrantët e parregullt. Qendra u ngrit falë mbështetjes së Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin IOM dhe ofron shërbime për grupet e migrantëve të parregullt deri në procesin e kthimit pas drejt kufirit grek apo referimit për azil.

Marrë nga VOA

frontex

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez