Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Yevchyn ka qenë duke filmuar një material bashkë me kameramanin Mykyta Isayk, afër qytezës Robotine në rajonin e Zaporizhjas, më 17 janar, kur ka ndodhur sulmi.
UKRAINË- Dmytro Yevchyn, korrespodent i Realiteteve të Krimesë, projekt i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, është plagosur, teksa ai dhe një koleg janë goditur nga një sulm rus me artileri, sa kanë qenë duke raportuar në rajonin jugor të Ukrainës, Zaporizhja.
Yevchyn ka qenë duke filmuar një material bashkë me kameramanin Mykyta Isayk, afër qytezës Robotine në rajonin e Zaporizhjas, më 17 janar, kur ka ndodhur sulmi. Ai ka pësuar një prerje në këmbë dhe ka marrë ndihmë mjekësore prej ushtarëve ukrainas, para se të dërgohej në spital në Zaporizhja.
Personeli mjekësor ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Yevchyn i është nënshtruar një operimi të suksesshëm në këmbë, ndonëse ende është në njësitin për kujdes intensiv. Ushtria ukrainase e ka akuzuar ushtrinë ruse për shënjestrim të gazetarëve, të cilët kanë pasur jelekë të posaçëm që i identifikojnë si pjesëtarë të mediave.
“Në luftërat moderne, sulmet me artileri nuk kryhen pothuajse asnjëherë pa ndihmën e dronëve. Ndërkohë, forcat e armatosura të Federatës Ruse e kanë shënjestruar dhe sulmuar një person që ka pasur xhaketë që e identifikon si punëtor mediash dhe ia garanton mbrojtjen, sipas ligjit ndërkombëtar”, ka thënë ushtria ukrainase përmes një deklarate.
Yevchyn ka punuar në projektin për Realitetet e Krimesë prej vitit 2018. Përgjatë punës së tij është marrë shpesh me jetën e shtetasve ukrainas nën pushtimin rus në rajonet lindore ukrainase, Donjeck dhe Luhansk. Pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, Yevchyn, bashkë me Isayk, kanë raportuar për beteja dhe zhvillimet ushtarake përgjatë linjës së frontit.
Sipas Institutit të Ukrainës për Media, prej nisjes së luftës, 70 ushtarë janë vrarë, prej tyre 10 sa kanë qenë duke kryer punë e gazetarit. Sipas të dhënave të institutit, 25 gazetarë tjerë janë plagosur në luftë.
Marrë nga REL
TIRANË- Sipas të dhënave paraprake nga Agjencia Europiane për Ruajtjen e Kufijve, FRONTEX, numri i kalimeve të parregullta në ku...
Volodymyr Zelensky DAVOS- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për rreziqet në ardhje nëse vonohet ndihma e Per&eu...
PE BRUKSEL- Komisioni Evropian ka thënë të mërkurën se pret që Serbia t’i hetojë në mënyrë transpar...
Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përsëriti të mërkurën nevojën për gjetjen e një rr...
PAKISTANI- Pakistani tërhoqi ambasadorin nga Irani fqinj të mërkurën në shenjë proteste ndaj asaj që e quajti "shkelje t&eu...
Lista Serbe KOSOVË- Thirrje për t’u larguar nga institucionet e Kosovës. Thirrje për t’i bojkotuar zgjedhjet lokale në...
Turqi TURQI- Uashingtoni po shton përpjekjet për të forcuar sanksionet ndaj Rusisë, përmes një pakete të dytë masas...
Protesta GJERMANI- Partia e ekstremit të djathtë Alternativa für Deutschland (AfD) po planifikon të transformojë Gjermaninë n...
Mbreti Charles III ANGLI- Mbreti Charles III pritet të shtrohet në spital javën e ardhshme për të trajtuar një komplikim me p...
Rrenojat NIGERI- Dy persona u vranë dhe 77 të tjerë u plagosën në shpërthimin që ka prekur shtatë periferi të ...