2 Shtator 2023, 19:42
Nga I.A
Peter Stano
BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se është e rëndësishme që të mbahen sa më shpejt zgjedhjet lokale dhe gjithëpërfshirëse në katër komunat veriore, ku serbët e Kosovës marrin pjesë pa parakushte. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë se zgjedhjet e prillit 2023 s’kishin ofruar zgjidhje politike afatgjate për shkak të daljes tepër të vogël.
“Sa u përket zgjedhjeve, edhe pse zgjedhjet e pjesshme për kryetarë të komunave të mbajtura në prill 2023 në katër komunat e veriut të Kosovës u zhvilluan në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, ne kemi qenë shumë të qartë se për shkak të pjesëmarrjes shumë të ulët, ato nuk kanë ofruar një zgjidhje politike afatgjate. Prandaj, është e rëndësishme që zgjedhjet lokale gjithëpërfshirëse, ku serbët e Kosovës marrin pjesë pa parakushte, të organizohen sa më shpejt”, ka thënë Stano për “KOHA”.
Gjithashtu Stano ka rikujtuar angazhimin që Kosova ka marrë në Bratisllavë për de-eskalimin dhe ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar
“BE-ja nënvizon deklaratën e Përfaqësuesit së Lartë në emër të BE-së të datës 3 qershor 2023, e cila i kërkoi Kosovës dhe Serbisë që të marrin masa për të de-përshkallëzuar situatën dhe të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i pakoordinuar. Kosova u angazhua për këto parime në Bratislavë në korrik 2023”, ka theksuar ai.
peter stano
Bota
2 Shtator 2023, 19:24
I.A
Protesta
IZRAEL- Në Izrael, aktivistët e të drejtave të grave janë gjithnjë e më shumë të shqet&eum...
Bota
2 Shtator 2023, 18:28
I.A
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se trupat e Kievit po përparojnë në kundë...
Bota
2 Shtator 2023, 18:09
I.A
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden do të vizitojë të shtunën Floridën për të parë nga afër dëmet e shka...
Bota
2 Shtator 2023, 17:56
I.A
Perplasja
IZRAEL- Dhjetra njerëz janë plagosur, duke përfshirë disa nga të shtënat me armë zjarri, gjatë përle...
Bota
2 Shtator 2023, 17:34
I.A
Foto ilustruese
GJERMANI- Aeroplanët luftarakë gjermanë kanë nisur të shtunën që t’i ndihmojnë Sllovakisë...
Bota
2 Shtator 2023, 17:15
I.A
Claudia Tenney
SHBA- Kongresistja amerikane, Claudia Tenney, e cila është pjesë e kaukusit serb, (grup interesi me anëtarë të...
Bota
2 Shtator 2023, 17:02
I.A
Hashim Thaçi
KOSOVË- Ish-presidenti Hashim Thaçi ka arritur në vendlindjen e tij në Burojë për shkak të gjendje...
Bota
2 Shtator 2023, 16:48
I.A
Foto ilustruese
KOSOVË- Ka më shumë se dy muaj që tregu i Kosovës ka nisur të pakësohet nga produktet e Serbisë. Va...
Bota
2 Shtator 2023, 16:20
I.A
Nigeri
NIGERI- Mijëra persona kanë marshuar të shtunën në kryeqytetin e Nigerit, Niamej, duke kërkuar që Franca, ish-fuq...
Bota
2 Shtator 2023, 15:39
I.A
Krime
RUSI- Moska njoftoi të shtunën herët në mëngjez se kishte arritur të pengonte një sulm me dronë ujorë nd...