2 Shtator 2023, 17:34
Nga I.A
Foto ilustruese
GJERMANI- Aeroplanët luftarakë gjermanë kanë nisur të shtunën që t’i ndihmojnë Sllovakisë në mbrojtjen e hapësirës ajrore, pasi kjo e fundit ia ka dhuruar Ukrainës shumicën e pajisjeve për mbrojtje. Aeroplanët gjermanë do ta mbrojnë këtë shtet të NATO-s deri më 22 dhjetor, ka thënë forca ajrore gjermane.
Aeroplanët e dërguar do të jenë vazhdimisht aktivë në identifikimin e lëvizjeve armiqësore në hapësirën ajrore të Sllovakisë, ka thënë ushtria gjermane. Sllovakia është fqinje e drejtpërdrejtë e Ukrainës, e cila është duke luftuar pushtimin rus, prej shkurtit të vitit të kaluar.
Sllovakia ia ka dorëzuar Ukrainës sistemet e saj për mbrojtje ajrore S-300, në prill të vitit 2022. Si zëvendësim, Shtetet e Bashkuara dhe Holanda, ia kanë dhuruar Sllovakisë nga një sistem raketor për mbrojtje Patriot, ndërsa Gjermania dy shtesë.
Megjithatë, ato i kanë tërhequr prej atëherë bateritë e sistemeve Patriot nga ky vend. Prej periudhës kur Sllovakia ia ka dorëzuar Ukrainës edhe disa armë shtesë të periudhës sovjetike, hapësirën e saj ajrore e kanë siguruar Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria.
Marrë nga REL
gjermani sllovaki
Bota
2 Shtator 2023, 17:15
I.A
Claudia Tenney
SHBA- Kongresistja amerikane, Claudia Tenney, e cila është pjesë e kaukusit serb, (grup interesi me anëtarë të...
Bota
2 Shtator 2023, 17:02
I.A
Hashim Thaçi
KOSOVË- Ish-presidenti Hashim Thaçi ka arritur në vendlindjen e tij në Burojë për shkak të gjendje...
Bota
2 Shtator 2023, 16:48
I.A
Foto ilustruese
KOSOVË- Ka më shumë se dy muaj që tregu i Kosovës ka nisur të pakësohet nga produktet e Serbisë. Va...
Bota
2 Shtator 2023, 16:20
I.A
Nigeri
NIGERI- Mijëra persona kanë marshuar të shtunën në kryeqytetin e Nigerit, Niamej, duke kërkuar që Franca, ish-fuq...
Bota
2 Shtator 2023, 15:39
I.A
Krime
RUSI- Moska njoftoi të shtunën herët në mëngjez se kishte arritur të pengonte një sulm me dronë ujorë nd...
Bota
2 Shtator 2023, 14:59
I.A
Nobel
SUEDI- Fondacioni i Nobelit e ka revokuar vendimin e tij për ta ftuar ambasadorin rus në Suedi, në ceremoninë e ndarjes së &...
Bota
2 Shtator 2023, 14:38
f.i
Dmitry Muratov
RUSI- Autoritetet ruse e kanë shpallur gazetarin Dmitry Muratov si “agjent të huaj”, vendim që zakonisht mer...
Bota
2 Shtator 2023, 12:12
f.i
pamje nga vendngjarja
BRAZIL- Katër persona kanë humbur jetën dhe 30 kanë mbetur të plagosur në një shpërthim ...
Bota
2 Shtator 2023, 11:38
f.i
Blogeri pro-luftës Alexander Kots
RUSI- Personat pro-luftës të Rusisë po gjenerojnë të ardhura të shumta nga reklam...
Bota
2 Shtator 2023, 11:34
f.i
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur angazhimin e tij për të rigjallëruar përpjekjet ...