2 Shtator 2023, 16:20
Nga I.A
Nigeri
NIGERI- Mijëra persona kanë marshuar të shtunën në kryeqytetin e Nigerit, Niamej, duke kërkuar që Franca, ish-fuqi koloniale në këtë vend, t’i tërheqë trupat e veta ushtarake, siç ka kërkuar junta, e cila e ka marrë pushtetin në qershor.
Protestuesit janë mbledhur afër bazës së ushtrisë franceze, pas thirrjes që e kanë bërë disa organizata civile të Nigerit, që e kundërshtojnë prezencën e Francës në këtë shtet të Afrikës Perëndimore.
Protestuesit janë parë me mbishkrimet, “ushtria franceze të largohet nga shteti ynë”.
Regjimi ushtarak i Nigerit ka nisur kritika të reja kundër Francës të premten, duke e akuzuar Parisin për “ndërhyrje të madhe", duke e përkrahur presidentin e rrëzuar të shtetit.
Presidenti Mohamed Bazoum, aleat i ngushtë i Francës, i cili pas fitores në zgjedhjet e vitit 2021 i ka rritur shpresat për stabilitet në Niger, është arrestuar më qershor nga pjesëtarë të gardës së tij.
Më 3 gusht, regjimi ushtarak ka bërë të ditur se do t’i shkëpusë të gjitha marrëveshjet me ushtrinë e Francës, e cila i ka rreth 1.500 ushtarë në Niger, për t’i ndihmuar këtij vendi që ta luftojë xhihadin në rajon.
Udhëheqësit ushtarakë kanë bërë, po ashtu, të ditur për “dëbimin” e menjëhershëm të ambasadorit francez, Sylvain Itte, si dhe tërheqjen e imunitetit diplomatik.
Sipas tyre, prezenca e ambasadorit përbën kërcënim për rendin publik. Mirëpo, presidenti francez, Emmanuel Macron e ka përgëzuar punën e ambasadorit në Niger, dhe ka thënë se ai vazhdon të qëndrojë atje, pavarësisht se i është dhënë afat prej 48-orësh që të largohet nga shteti, qysh të premten e kaluar.
Marrë nga REL
nigeri
Bota
2 Shtator 2023, 15:39
I.A
Krime
RUSI- Moska njoftoi të shtunën herët në mëngjez se kishte arritur të pengonte një sulm me dronë ujorë nd...
Bota
2 Shtator 2023, 14:59
I.A
Nobel
SUEDI- Fondacioni i Nobelit e ka revokuar vendimin e tij për ta ftuar ambasadorin rus në Suedi, në ceremoninë e ndarjes së &...
Bota
2 Shtator 2023, 14:38
f.i
Dmitry Muratov
RUSI- Autoritetet ruse e kanë shpallur gazetarin Dmitry Muratov si “agjent të huaj”, vendim që zakonisht mer...
Bota
2 Shtator 2023, 12:12
f.i
pamje nga vendngjarja
BRAZIL- Katër persona kanë humbur jetën dhe 30 kanë mbetur të plagosur në një shpërthim ...
Bota
2 Shtator 2023, 11:38
f.i
Blogeri pro-luftës Alexander Kots
RUSI- Personat pro-luftës të Rusisë po gjenerojnë të ardhura të shumta nga reklam...
Bota
2 Shtator 2023, 11:34
f.i
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur angazhimin e tij për të rigjallëruar përpjekjet ...
Bota
2 Shtator 2023, 11:25
f.i
Antonio Tajani
ITALI- Tregtia në mes të Italisë dhe Kinës nuk është përmirësuar siç është pri...
Bota
2 Shtator 2023, 09:47
f.i
pamje nga vendngjarja
IRAK- Të paktën 16 persona, kryesisht iranianë, u vranë në një aksident rrugor në Irak.
Trem...
Bota
2 Shtator 2023, 09:11
f.i
Vjosa Osmani
TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të vizitojë Shqipërinë në datat 4-5 shtator.
Në d...
Bota
2 Shtator 2023, 09:09
f.i
foto ilustruese
INDI- India ka nisur misionin e saj të parë vëzhgues drejt Diellit, vetëm disa ditë pasi vendi bëri hist...