LIVE UPDATES
Bota

SPECIALE/ A rrezikohet Spanja nga një grusht shteti?

Njëra nga këto marrëveshje ka të bëjë me ligjin e shumë-diskutueshëm që u jep amnistinë atyre që u përballën me akuza penale për rolin e tyre në proçeset që synonin pavarësinë e rajonit të Katalonjës, dhe veçanërisht në lidhje me dy ngjarje: referendumin konsultativ jo-detyrues të mbajtur më 9 nëntor 2014 dhe referendumin e 1 tetorit 2017.

20 Nëntor 2023, 11:20 Nga Dosja.al
SPECIALE/ A rrezikohet Spanja nga një grusht shteti?
Spanja

Spanja po përjeton një periudhë pasigurie dhe një krizë të rëndë politike, që kur zgjedhjet parlamentar të korrikut 2023 prodhuan një rezultat jo shumë të qartë sa i përket fituesit. Në këto kushte, për të vazhduar qëndrimin në pushtet dhe për të fituar mbështetje nga partitë rajonale, kryeministri aktual, socialisti Pedro Sánchez ka arritur marrëveshje me forca të ndryshme politike.

Njëra nga këto marrëveshje ka të bëjë me ligjin e shumë-diskutueshëm që u jep amnistinë atyre që u përballën me akuza penale për rolin e tyre në proçeset që synonin pavarësinë e rajonit të Katalonjës, dhe veçanërisht në lidhje me dy ngjarje: referendumin konsultativ jo-detyrues të mbajtur më 9 nëntor 2014 dhe referendumin e 1 tetorit 2017.

Vendi është përfshirë aktualisht nga një debat i ashpër në lidhje me kushtetutshmërinë e ligjit të amnistisë. Sepse ndër përfituesit e saj është Junts Per Catalunya, partia e politikanit separatist të vijës së ashpër Carles Puigdemont, që si rezultat i faljes do të jetë në gjendje të kthehet nga mërgimi.

Amnistia ka hasur në kundërshtimin e fortë nga një segment shumë i madh i publikut, si dhe nga Partia Popullore e krahut të djathtë dhe partia e ekstremit të djathtë Vox. Projektligji i njohur edhe si ligji organik i amnistisë për normalizimin institucional, politik dhe social në Katalonjë, po shqyrtohet përmes kanaleve legjislative me procedurë të përshpejtuar, duke minimizuar aftësinë e parlamentarëve për ta shqyrtuar atë.

Ligji garanton amnisti për krimet si uzurpimi i funksioneve publike; përvetësimi; aktet e mosbindjes; kaosit publik; sulmet ndaj autoriteteve, agjentëve të tyre dhe zyrtarëve publikë; sjelljeve të pahijshme të kryera me qëllim të pretendimit, promovimit të shkëputjes apo pavarësisë së Katalonjës.

Po ashtu, amnistia zbatohet edhe për veprimet e ndërmarra nga oficerët e policisë në përpjekje për të parandaluar krimet, si dhe për kundravajtjet administrative që lidhen me referendumet ose me proceset në përgjithësi. Arsyetimi për këtë masë të jashtëzakonshme - dhe miratimi i shpejtë i saj - është interesi publik.

Hartuesit e saj thonë se ligji synon të garantojë bashkëjetesën mes Katalonjës dhe

Spanjës brenda shtetit të së drejtës, me synim stabilizimin e situatës sociale, politike dhe institucionale, si dhe për të garantuar një rrugë paqësore përpara për të dyja palët. Sipas këtij argumenti, ai ofron bazën për të kapërcyer një dekadë konflikti politik.

Por kundërshtarët e amnistisë thonë se ajo është e motivuar vetëm nga nevoja për të marrë votat e investitorëve nga grupet parlamentare pro pavarësisë. Gjithsesi në memorandumin shpjegues, theksohet se Gjykata Kushtetuese e Spanjës ka shpallur më parë si kushtetuese vendime të tjera për amnisti.

Në të thuhet se Kushtetuta nuk e ndalon amnistinë dhe se vendimi nuk shkel as parimin e ekskluzivitetit juridik dhe as atë të barazisë ndërmjet palëve të përfshira. Ai gjithashtu thotë se amnistia ekziston brenda normave të ndryshme ligjore spanjolle për të siguruar arsyet për përfundimin e përgjegjësisë.

Por, kritikët e tij argumentojnë se ligji shkel parimet e ndarjes së pushteteve dhe barazisë. Ligji parashikon një sërë veprimesh kyçe që duhen ndërmarrë në fushën penale dhe administrative. Kështu, subjektet e amnistisë që ndodhen aktualisht në burg, do të lirohen menjëherë.

Përveç kësaj, të dhënat e tyre kriminale do të fshihen dhe urdhër-arrestet - qofshin ato kombëtare, evropiane apo ndërkombëtare do të hiqen. Për më tepër, me hyrjen në fuqi të ligjit do të hiqen të gjitha masat paraprake të marra në lidhje me aktet e amnistuara dhe dënimet përkatëse penale nuk do të zbatohen më.

Sa i përket çështjeve administrative, organet përkatëse do të bien dakord për mbylljen përfundimtare të çdo procedure të nisur dhe do të hiqen masat paraprake. Në rastin e punonjësve publikë që janë sanksionuar ose dënuar - për shembull drejtuesit që kanë lejuar

që shkollat ​​e tyre të përdoren si qendra votimi me referendum - do t’u rikthehen të drejtat e humbura dhe do të rikthehen në vendet e tyre të punës.

Por kjo nismë është kundërshtuar nga qindra mijëra njerëz që kanë protestuar në rrugët e kryeqytetit Madrid dhe jo vetëm. Situata këtë herë është akoma më e tensionuar sesa në vitin 2014 apo 2017, kur referendumet kërcënuan me përjashtimin nga La Liga edhe të skuadrës së Barcelonës, figurat kryesore të së cilës bënin thirrje publike pro shkëputjes nga Spanja.

Nëpërmjet një letre të hapur 51 ushtarakë në pension i kërkuan “atyre që janë përgjegjës për mbrojtjen e rendit kushtetues” që të largojnë nga detyra kryeministrin spanjoll dhe të mbajnë sa më shpejt zgjedhjet e reje parlamentare. Nëse kjo gjë nuk ndodh, ata paralajmëruan mundësinë e kryerjes së një grushti shteti.

Spanja është një nga vendet evropiane ku kanë ndodhur më shumë grushte shteti, sidomos deri në vitin 1936, para fillimit të Luftës Civile Spanjolle, fundi i së cilës solli në pushtet pas një rebelimi të armatosur gjeneralin Françisko Franko. Ky i fundit sundoi me dorë të hekurt deri në vdekjen e tij në vitin 1975.

Në atë kohë ai garantoi një farë autonomie për katalunjasit, ndërsa shtypi komunitetin etnik bask, një pjesë e të cilit zgjodhi rrugën e rezistencën së armatosur përmes organizatës separatiste ETA. Kasta e ushtarakëve kishte shumë privilegje, të cilat me vdekjen e Frankos nisën të kufizoheshin ndjeshëm.

Në vitin 1977, Spanja aplikoi zyrtarisht për t’u anëtarësuar në Komunitetin Ekonomik Evropian (sot BE). Përshtatja e legjislacionit kërkonte dobësimin e rolit të ushtrisë në strukturat shtetërore dhe forcimin e organeve civile, që duhet të respektonin pavarësinë e njëra-tjetrës.

Në këto kushte, ushtarakët tentuan në vitin 1981 një grusht shteti të ri, duke shpresuar të restauronin frankizmin. Grushti i shtetit nisi më 23 shkurt, kur nënkoloneli Antonio Tejero,

së bashku me 200 oficerë të armatosur të Gardës Civile, sulmuan dhomën e Kongresit të Deputetëve në Madrid gjatë një votimi ku Leopoldo Calvo-Sotelo do të betohej si kryeministri i ri i vendit.

Ata mbajtën peng parlamentarët dhe ministrat për 18 orë. Por në dallim nga viti 1936, mbreti Huan Karlos e denoncoi publikisht grushtin e shtetit në një transmetim televiziv publik, duke bërë thirrje për vazhdimin e sundimit të ligjit dhe qeverisë demokratike.

Fjalimi i tij dobësoi pozitat e puçistëve, dhe pengmarrësit u dorëzuan tek policia mëngjesin e ditës së nesërmen ndërsa u liruan të gjithë deputetët. Në të njëjtën kohë, dështoi një përpjekje e ngjashme për grusht shteti, e organizuar dhe drejtuar nga gjenerali Jaime Milans del Bosch në Valencia.

Tejero, Milans del Bosch dhe një komplotist i tretë, gjenerali Alfonso Armada, u dënuan me 30 vite burg. Në vitin 1988, Gjykata e Lartë spanjolle sugjeroi faljen e Alfonso Armada dhe Tejeros, ndërsa qeveria socialdemokrate e Felipe Gonzalez fali Alfonso Armada.

Opozita spanjolle ka deklaruar se po përgatit një “rezistencë” të madhe kundër asaj që ajo e cilëson si “puçi” Sanchez-Puridgemont. Përveç miratimit të amnistisë për separatistët katalanas, pakti përfshin edhe anulimin e 15 miliardë eurove të borxhit që Katalonja i ka qeverisë qendrore në Madrid.

Në këto kushte a rrezikohet Spanja nga një grusht shteti? Historia ka vërtetuar se gjithçka mund të ndodhë kudo. Por që nga viti 1982, Spanja është pjesë e NATO-s, ndërsa që nga viti 1986, është anëtare e Bashkimit Evropian. Për këtë arsye, janë të shumtë mekanizmat parandalues, shumica e të cilave organizohen dhe veprojnë në prapaskenë.

Paralajmërime për grusht shteti pati vitin e kaluar edhe në Francë, sërish nga një organizatë ish-ushtarakësh, që njihet si baza e fortë elektorale e partisë së ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, e drejtuar nga Marine Le Pen, e justifikuar kjo me paaftësinë e qeverisë Macron për të adresuar sfidat e mëdha që sipas tyre vijnë nga emigrantët.

Por ata nuk u morën shumë seriozisht, edhe pse autoritetet nisën një hetim kryesisht ndaj disa figurave që firmosën letrën e hapur. Përvojat e dekadave të fundit kanë treguar se sa herë që një vend i BE-së ka rrezikuar të shkojë drejt kaosit, ka pasur ndërhyrje të liderëve dhe zyrtarëve të tjerë të Brukselit.

Kështu ndodhi edhe në vitin 2011, kur ndërhyrja e fortë e Merkel dhe e udhëheqjes së BE-së solli rrëzimin e Silvio Berlusconit në Itali, që u zëvendësua nga teknokrati Mario Monti.  

Nëse nuk mund të ketë grusht shteti, atëherë a do të rrëzohet qeveria aktuale nga lëvizja e protestave?

Ky skenar ka shumë më tepër gjasa që të ndodhë. Nëse demonstratat vazhdojnë të përshkallëzohen dhe degradojnë në akte dhune midis protestuesve dhe forcave të rendit, atëherë do të ndërhyjnë autoritetet e Brukselit duke i rekomanduar kryeministrit aktual dorëheqjen dhe thirrjen e zgjedhjeve të reja. Ato mund të risjellin në pushtet të djathtët e qendrës dhe nacionalistët, që do të rinisin përplasjet me separatistët katalunjas, dhe duke ushqyer një rreth vicioz tensionesh, që nuk dihet se kur mund të ndërpritet./Dosja.al

spanja grusht shteti ne spanje

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin