LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Biden ashpërson gjuhën ndaj Trump: Ish-presidenti i vendosur të shkatërrojë demokracinë amerikane

Në të gjitha rastet nxjerrja në pah e kontrastit mes Presidentit Biden dhe ish-Presidentit Trump do të kishte qenë një element qendror i strategjisë së demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

19 Nëntor 2023, 21:33 Nga r.ll
Presidenti Biden ashpërson gjuhën ndaj Trump: Ish-presidenti i
joe biden, donald trump

SHBA- Presidenti Joe Biden e përfundon pothuajse çdo fjalim duke thënë se është më optimist se kurrë më parë për drejtimin që ka marrë vendi. Por rishtazi, ai ka folur për një të ardhme shqetësuese për vendin, në rast se Donald Trump-i do të bëhej sërish president.

Presidenti Biden ka akuzuar gjatë ditëve të fundit ish-presidentin republikan se është i vendosur të shkatërrojë demokracinë amerikane dhe se po kërkon “hakmarrje” dhe “shpagim”.

Nga fushata elektorale e Presidentit Biden po dërgohen nëpërmjet postës elektronike mesazhe me paralajmërime të forta, si: “Amerika e Trump-it në 2025: Ndalim mbarëkombëtar i abortit”, si dhe “Kampe përqendrimi masive”. Ish-Presidenti Trump ka propozuar organizimin e atij që e quajti operacioni më i madh në historinë amerikane për të arrestuar dhe larguar emigrantët. Por ai nuk ka mbështetur një politikë për një ndalim në rang federal të abortit.

Në të gjitha rastet nxjerrja në pah e kontrastit mes Presidentit Biden dhe ish-Presidentit Trump do të kishte qenë një element qendror i strategjisë së demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Por më parë ish-Presidenti Trump përmendej vetëm shkurtimisht, ose aspak, në fjalimet e Presidentit Biden.

Tashmë, në mesazhet e fushatës elektorale Biden janë rritur ndjeshëm referencat ndaj ish-Presidentit Trump, ndërsa ka mbetur më pak se një vit deri në zgjedhje. Ndryshimi, që vjen pas rezultateve të dobëta në anketime të Presidentit Biden, tregon mënyrën se si mund të motivohen më shumë votuesit demokratë për të ndalur zotin Trump, sesa p.sh. duke dëgjuar për investime në infrastrukturë apo energjinë e rinovueshme.

Presidenti Biden ka pranuar se shumë votues nuk janë të kënaqur me gjendjen e ekonomisë. Votuesit janë të zhgënjyer me inflacionin e lartë dhe kanë shqetësime për moshën e tij të madhe. Pothuajse 81 vjeç, zoti Biden është personi më i moshuar që është zgjedhur president.

Gjatë një fjalimi të mërkurën me donatorët në San Françisko, Presidenti Biden tha se ish-Presidenti Trump po përdor retorikë naziste për të demonizuar kundërshtarët politikë. Komenti u bë pasi ish-Presidenti Trump u zotua të “çrrënjosë” ata që i cilësoi armiq, duke i përshkruar si “vemje”. Por në vazhdim të të njëjtit fjalim, Presidenti Biden iu rikthye motos së zakonshme, duke thënë se “nuk kam qenë ndonjëherë më optimist për të ardhmen e vendit”.

Ekziston një kakofoni mes shpresave të ushqyera nga Presidenti Biden për një Amerikë në ngritje dhe paralajmërimeve të tij të forta se vendi mund të bjerë pre e dikujt që ai e quan një tiran të ardhshëm. Zyrtarët e fushatës së tij thonë se dy mesazhet mbështesin njëra-tjetrën.

“Nuk mendoj se kundërshtojnë njëra-tjetrën. Këto janë dy anë të së njëjtës medalje dhe është përgjegjësia jonë që të nxisim në të dyja drejtimet”, tha Michael Tyler, drejtor për komunikimet në fushatën elektorale Biden.

Kur u pyet për komentet e Presidentit Biden dhe krahasimet me retorikën naziste, Steven Chung, zëdhënës i fushatës elektorale Trump tha se Presidenti Biden po “shkatërron demokracinë”.

“Është e papranueshme dhe raciste” që Presidenti Biden “të bëjë këtë lidhje neveritëse” me nazistët, tha zoti Cheung. “Por nuk do të prisja prej tij që të sillej në një mënyrë të nderuar. Ai vuan qartësisht nga Sindromi i Çrregullimit Trump dhe duhet të marrë ndihmë profesionale”.

Edhe nëse Presidenti Biden arrin të tejkalojë rezultatet e ulëta në anketime dhe të fitojë një mandat të dytë, nuk ekziston ndonjë garanci se demokracia do të shpëtohet automatikisht.

Në një fjalim në 9 nëntor për donatorët në Çikago, presidenti pranoi se do t’i duhet të krijojë një ndjesi uniteti duke e rikthyer vendin tek parimet e barazisë të Deklaratës së Pavarësisë. Por, këto janë po të njëjtat parime që ai thotë se dëshirojnë t’i braktisin ish-Presidenti Trump dhe miliona mbështetësit e tij.

“...nëse nuk e bashkon dot vendin, si ruan vazhdimësinë e një demokracie pjesëmarrëse nëse nuk arrin dot konsensusin?”, tha ai. “Si do të funksiononte kjo?!”/VOA

donald trump joe biden

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen