LIVE UPDATES
Bota

Sondazhi/ Shumica e demokratëve do të votonte për Presidentin Biden në 2024

Sondazhi i agjencisë Associated Press dhe Qendrës Kërkimore për Marrëdhënie Publike, NORC tregon se 26% e të gjithë amerikanëve duan që zoti Biden të kandidojë sërish – një rritje e lehtë nga janari kur kjo shifër ishte 22%.

21 Prill 2023, 21:22 Nga I.A
Sondazhi/ Shumica e demokratëve do të votonte për Presidentin
Joe Biden

SHBA- Vetëm rreth gjysma e demokratëve mendojnë se presidenti Joe Biden duhet të kandidojë përsëri në vitin 2024, sipas një sondazhi të fundit, por një shumicë e konsiderueshme e tyre thonë se ka shumë gjasa ta mbështesin nëse ai bëhet kandidati demokrat. Sondazhi i agjencisë Associated Press dhe Qendrës Kërkimore për Marrëdhënie Publike, NORC tregon se 26% e të gjithë amerikanëve duan që zoti Biden të kandidojë sërish – një rritje e lehtë nga janari kur kjo shifër ishte 22%.

47 për qind e demokratëve thonë se duan që ai të kandidojë, një shifër që po ashtu ka shënuar rritje nga janari, kur ishte pak më shumë se 37 për qind. Hezitimi mes votuesve demokratë vjen ndërsa presidenti Biden po përgatitet të shpallë zyrtarisht javën e ardhshme kandidaturën për një mandat të dytë në zgjedhjet e vitit 2024, sipas personave që kanë dijeni për planin e tij.

Pavarësisht nga rezervat që kanë shumë demokratë për një mandat të dytë të Presidentit Biden, 78% e tyre thonë se e miratojnë punën e tij në Shtëpinë e Bardhë. 81% e demokratëve pohojnë se do ta mbështesin zotin Biden në zgjedhjet e përgjithshme, nëse ai do të jetë kandidati i partisë së tyre, 41% thonë se do ta mbështesin patjetër dhe 40% thonë se ndoshta do ta mbështesin.

Intervistat me të anketuarit në sondazh lënë të kuptohet se hendeku pasqyron shqetësimet për moshën e zotit Biden, si edhe dëshirën e një brezi të ri demokratësh për një udhëheqje që pasqyron demografinë dhe vlerat e tyre. 80 vjeçari Biden, do të ishte 82 vjeç në ditën e zgjedhjeve 2024 dhe 86 vjeç në fund të mandatit të dytë presidencial. Ai është presidenti më i moshuar në historinë amerikane.

Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2020, zoti Biden u duk se la të kuptohej se do të shërbente vetëm një mandat në Shtëpinë e Bardhë, duke e paraqitur kandidaturën e tij si një urë për një brez të ri udhëheqësish demokratë. Por gjatë kohës në detyrë, presidenti Biden e ka bërë gjithnjë e më të qartë synimin për të kandiduar për një mandat të dytë, duke thënë së fundmi javën e kaluar në Irlandë se ai "e ka marrë vendimin" dhe se do ta bënte atë të ditur së shpejti. Në kushtet kur situata në kampin republikan është kaotike, presidenti dhe këshilltarët e tij të lartë nuk kanë ndjerë ndonjë urgjencë për të njoftuar fillimin e fushatës.

Presidenti dhe këshilltarët e tij të lartë politikë do të takohen me donatorë demokratë në Uashington javën e ardhshme në një aktivitet që synon të konsolidojë kontributet financiare përpara fushatës së pritshme për rizgjedhje. Zoti Biden ka hedhur poshtë mëdyshjet e lidhura me moshën e tij, duke thënë se mjafton që votuesit të shohin punën e tij për të përcaktuar nëse është i gatshëm për të kryer detyrën.

Ndërsa shumë demokratë e shohin moshën e zotit Biden si dobësi, të tjerë thonë se ajo është në fakt avantazh, duke përmendur përvojën e tij si senator, nënpresident dhe së fundmi si president. Vlerësimi për punën e tij është aktualisht 42%, një përmirësim i lehtë nga 38% në mars. Presidenti Biden dhe ish-presidenti Donald Trump mund të përballen me rezistencë nga publiku në përgjithësi në zgjedhjet e përgjithshme. 65% e të rriturve amerikanë shprehen se nuk ka gjasa ta mbështesin ish-presidentin Trump, mes tyre 53% që onë se pa asnjë dyshim, që nuk do ta mbështesnin.

Pengesat për zotin Biden janë më të vogla, por gjithsesi thelbësore: 56% e amerikanëve thonë se nuk ka gjasa ta mbështesin presidentin Biden, përfshirë 41%, që thonë se janë të sigurt, që nuk do ta mbështesnin. Zoti Biden prej kohësh ka shprehur bindjen se nëse votuesit përballen me vendimin për të zgjedhur mes tij dhe një kandidati republikan, veçanërisht nëse bëhet fjalë për zotin Trump, shumica e elektoratit do të jetë në anën e demokratëve.

Marrë nga VOA

joe biden

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim