Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një përgjigje për RTV21, ripërsëriti zhgënjimin e vendeve anëtare të BE-së për mos pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e parapara për 23 Prill në katër komunat në pjesën veriore por kërkoi nga të dyja palët që të tregojnë përmbajtje.
KOSOVË- Bashkimi Evropian tha se Kosova dhe Serbia e kanë detyrë që ta bëjnë prioritet kthimin e serbëve të Kosovës në pushtetin lokal, policinë dhe gjyqësorin dhe njëkohësisht të bien dakord për një rrugë përpara që është gjithëpërfshirëse, e drejtë, demokratike dhe paqësore. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një përgjigje për RTV21, ripërsëriti zhgënjimin e vendeve anëtare të BE-së për mos pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e parapara për 23 Prill në katër komunat në pjesën veriore por kërkoi nga të dyja palët që të tregojnë përmbajtje.
“Është shumë zhgënjyese që Lista Serbe që përfaqëson serbët e Kosovës ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të planifikuara për 23 prill në katër komunat veriore, pavarësisht se zgjedhjet janë shtyrë nga dhjetori në prill dhe afati për kandidaturat është shtyrë gjithashtu. Sigurimi që zgjedhjet të zhvillohen në kushte paqësore është thelbësore dhe BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje”, tha Stano.
Pothuaj të gjitha subjektet politike serbe janë tërhequr nga zgjedhjet e 23 Prillit, të rishpallura nga Presidentja Osmani. Zgjedhjet u shpallën pas dorëheqjes së përfaqësuesve politikë e institucionalë të serbëve të Kosovës dhe pjesëtarëve serbë të Policisë, pas tensioneve vitin e kaluar. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se është bërë pak përparim në kthimin e serbëve të Kosovës në institucione pavarësisht se BE-ja dhe partnerët e saj u angazhuan që të dyja palët të përmbushin detyrimet e tyre bazuar në marërveshje
“Është e domosdoshme që të kthehemi në një situatë ku serbët e Kosovës marrin pjesë aktive në qeverisjen lokale, policimin dhe gjyqësorin në veri të Kosovës. Ne kemi nevojë që të dyja palët të luajnë rolin e tyre në këtë”, tha ai.
Sipas Stanos marrëveshja e arritur në Bruksel dhe aneksi i zbatimit të saj i pajtuar në Ohër i hapin rrugën normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një pjesë themelore e zbatimit të këtyre marrëveshjeve do të jetë kthimi i qëndrueshëm i serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, duke përfshirë edhe pushtetin lokal.
Alexander Botsan-Kharchenko dhe Aleksander Vucic KOSOVË- Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është dakorduar n&...
Dimitar Kovaçevski SHKUP- Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski tha se procesi i ndryshimeve kushtetuese është një nga ven...
Protesta FRANCË- Rreth tridhjetë anëtarë të sindikatës CGT Cultura organizuan një demonstratë mëngjesin e sot&...
Autori GJERMANI- Policia në Gjermani ka parandaluar një vrasje në spitalin psikiatrik në Heinz-Galinski-Strasse, Berlin. Një paci...
Hassan Diab FRANCË- Më shumë se 42 vjet pas sulmit vdekjeprurës në një sinagogë në Paris, një gjykatë e k...
Mbreti Charles III dhe Meghan Markle BRITANI- Ashtu siç u përfol Dukesha e Sussex, Meghan Markle nuk do të jetë e pranishme në ...
Andrew dhe Tristan Tate RUMANI- Andrew Tate i është zgjatur arresti shtëpiak për 30 ditë të tjera nga një gjykatë ...
Shperthimi ANGLI- Një kamion që transportonte naftë në Angli ka shpërthyer në flakë. Mësohet se ngjarja e rënd...
Boris Pistorius GJERMANI- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e hodhi poshtë mundësinë e dërgimit të avionëve luft...
Shufra ari KANADA- Në aeroportin e Torontos në Kanada ka ndodhur një tjetër grabitje që u përngjan skenave të filmave. ...