LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Asociacioni, “karta e Rusisë” në Këshillin e Sigurimit

Asociacioni, i cili tash e dhjetë vjet është shkak i përplasjeve midis Kosovës dhe Serbisë, mund të jetë temë e diskutimit në Nju Jork, përkatësisht në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

21 Prill 2023, 20:26 Nga I.A
Analiza e REL: Asociacioni, “karta e Rusisë” në
Alexander Botsan-Kharchenko dhe Aleksander Vucic

KOSOVË- Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është dakorduar nën patronazhin e Bashkimit Evropian, por themelimin e tij tani e kërkon Rusia. Asociacioni, i cili tash e dhjetë vjet është shkak i përplasjeve midis Kosovës dhe Serbisë, mund të jetë temë e diskutimit në Nju Jork, përkatësisht në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Këtë e ka paralajmëruar ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko. Ai ka thënë se vendi “angazhohet për një diskutim produktiv për thelbin e problemeve, që janë vërtet akute për serbët, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit” të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Rusia, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit me të drejtë vetoje, ka marrë kryesimin njëmujor të këtij organi në muajin prill. Kryesimi i saj përkon me seancën e rregullt për Kosovën, e caktuar për datën 27 prill. Bashkimi Evropian ka thënë më herët se do të “kundërshtojë çdo keqpërdorim” nga Rusia, gjatë udhëheqjes së Këshillit të Sigurimit.

“Ardhja e Rusisë në krye të Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e denjë për një shaka të 1 prillit. Pavarësisht se është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, Rusia vazhdon ta shkelë thelbin e kornizës ligjore të OKB-së”, ka thënë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Rusia është nën sanksione nga Perëndimi, për shkak të pushtimit të Ukrainës, që ka nisur në shkurt të vitit 2022. Deri më sot, mijëra civilë janë vrarë në Ukrainë, miliona janë larguar nga shtëpitë dhe dhjetëra qytete janë shkatërruar. Nisma e Rusisë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe vjen pasi Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje të re gojore për normalizimin e marrëdhënieve, në fund të shkurtit. Marrëveshja është arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Drejtori ekzekutiv i Institutit joqeveritar për Çështje Evropiane në Beograd, Naim Leo Beshiri, e përshkruan Rusinë si një “faktor shkatërrues për çdo marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës”.

“Natyrisht se përpiqet t’i turbullojë ujërat për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Rusia përpiqet ta kundërshtojë çdo përparim në këtë pjesë të Evropës”, thotë Beshiri për Radion Evropa e Lirë.

Nën ndërmjetësimin e BE-së, Prishtina dhe Beogradi janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011. Procesi duhet të rezultojë me një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Palët akuzojnë vazhdimisht njëra-tjetrën për bllokimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani. Rusia, e cila mbështet Serbinë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, ka akuzuar BE-në dhe SHBA-në se janë të njëanshme, duke i “përfaqësuar interesat e Prishtinës zyrtare”.

Ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, ka thënë se “Prishtina e ka injoruar një detyrim kyç për një dekadë, por se ende po ia del mbanë”, duke iu referuar kështu formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ndërmjetësuesit evropianë kanë treguar sërish - ashtu siç edhe pritej - pandershmërinë e tyre”, ka thënë Botsan-Kharchenko në një deklaratë të transmetuar nga mediat e Beogradit.

Pas dakordimit të Prishtinës dhe Beogradit për të zbatuar Marrëveshjen e re për normalizimin e marrëdhënieve, në muajin mars në Ohër, BE-ja dhe SHBA-ja u kanë bërë thirrje dy vendeve që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet që kanë arritur deri më tani, përfshirë edhe Marrëveshjen e vitit 2013 për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Thirrja e fundit për krijimin e Asociacionit është bërë nga zyrtarët perëndimorë më 19 prill - në ditën që është shënuar një dekadë nga nënshkrimi i marrëveshjes në Bruksel. I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se pret që deri më 2 maj - kur liderët e Kosovës dhe Serbisë të takohen në Bruksel - Qeveria e Kosovës ta ketë propozimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Shpresoj se deri më 2 maj do të ketë një draft të zbatueshëm”, ka thënë Escobar për Zërin e Amerikës, më 20 prill.

Prej se Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, zyrtarët në Serbi kanë refuzuar ta njohin atë.

Deri më tani, Serbia ka bllokuar anëtarësimin e Kosovës në disa organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara. Në këto qëllime, ajo ka pasur mbështetje nga Rusia dhe Kina. Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022, Serbia ka mbështetur disa rezoluta që kanë dënuar agresionin rus përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Por, ajo ka refuzuar t’i vendosë sanksione Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Përveç Bashkimit Evropian, edhe vende të tjera perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, i kanë vënë sanksione Rusisë. Mbështetja e Moskës për çështjen e Kosovës është një nga arsyet përse Serbia refuzon t’i vendosë sanksione. Sipas Naim Leo Beshirit, Rusia përpiqet të dëshmojë se pyetet ende për marrëdhëniet ndërkombëtare në botë.

“Por, marrë parasysh pushtimin e Ukrainës, ajo [Rusia] nuk është shumë e besueshme për të nisur ndonjë bisedë apo diskutim brenda OKB-së”, thotë Beshiri.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Perëndimi ka bërë thirrje për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit. Megjithatë, ky organ i OKB-së nuk ka marrë masa parandaluese apo shtrënguese kundër Rusisë deri më tani. Zyrtarët serbë, të kryesuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq, e kanë vënë themelimin e Asociacionit si parakusht për përparim të mëtejshëm në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Por, përderisa Beogradi këmbëngul në një asociacion me kompetenca të gjera, autoritetet e Kosovës besojnë se ai do të ishte i dëmshëm për funksionalitetin e shtetit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar më herët se disa parime për formimin e këtij asociacioni nuk janë në harmoni me Kushtetutën dhe se ato duhet të harmonizohen me rregulloret e Kosovës. Për Prishtinën është e diskutueshme çështja e juridiksionit të Asociacionit - gjegjësisht nëse do të ketë kompetenca ekzekutive ose jo. Asociacioni do të duhej të përbëhej nga dhjetë komuna në Kosovë: Graçanica, Shtërpca, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi, Novobërda, që gjenden në jug të Lumit Ibër, dhe nga Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, që gjenden në veri.

Beshiri thotë se “ndërhyrja” e Rusisë për formimin e Asociacionit ka të bëjë “më shumë me rrethanat politike ditore në Rusi dhe Serbi”, sesa “me kontributin për paqe në Ballkan”.

Ai thotë se formimi i Asociacionit nuk i përshtatet Rusisë, sepse një gjë e tillë është paraparë të bëhet në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Nëse nuk e njohin Kosovën, atëherë nuk i njohin as ligjet e saj. Por, ndoshta, Rusia mund ta shfrytëzojë mundësinë për të ndikuar te liderët politikë të serbëve në Kosovë dhe autoritetet në Serbi, për të gjetur mënyra që Asociacioni të ketë kompetenca që mund ta minojnë shtetësinë e Kosovës”, thotë Beshiri.

Sipas tij, është e qartë se pala kosovare nuk do të pajtohet me këtë.

“Ne kemi dy kërkesa të kundërta. Nga njëra anë, Prishtina, e cila e sheh Asociacionin si diçka pak më të fuqishme se një organizatë joqeveritare. Dhe Beogradi, i cili mund të dëshirojë ta shohë atë si një lloj organi republikan të Kosovës që do ta kishte të drejtën e vetos”, shton Beshiri.

Seancat e Këshillit të Sigurimit për Kosovën mbahen rregullisht, çdo gjashtë muaj. Në to prezantohet një raport që mbulon aktivitetet e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe situatën në këtë vend.

Misioni i OKB-së në Kosovë është themeluar në vitin 1999 me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Miratimit të rezolutës i ka paraprirë lufta në Kosovë dhe bombardimet e NATO-s në Republikën Federale të Jugosllavisë së atëhershme, me qëllim ndaljen e dhunës së forcave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë. Me këtë rezolutë është vendosur tërheqja e ushtrisë, policisë dhe administratës serbe nga Kosova. Krahas misionit civil të OKB-së, mandat i është dhënë edhe misionit ushtarak të NATO-s, KFOR, për të garantuar sigurinë e popullatës në Kosovë.

Marrë nga REL

dialogu kosove-serbi alexander botsan-kharchenko

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale