2 Nëntor 2022, 07:59
Nga A.B
Kosove-Serbi
Autoritetet serbe thanë se kanë ngritur të martën avionët ushtarak pasi, siç u tha, dronë vëzhgues u panë në afërsi të kufirit të Serbisë me Kosovën, ndërsa autoritetet në Prishtinë i cilësuan pretendime të pavërteta që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.
Kryeministrja serbë, Ana Bërnabiç i tha Radiotelevizionit të Serbisë se “fluturake pa pilot kanë vëzhguar dhe regjistruar në zonën tokësore të sigurisë dhe dy kazerma të ushtrisë serbe dhe presidenti (Aleksandër Vuçiç) ka urdhëruar forcimin e sigurisë ajrore”, duke ju referuar njoftimeve për angazhimin e avionëve Mig-29.
“Nëse përsëritet një gjë e tillë ne do ta rrezojmë çdo fluturake të tillë”, tha kryeministrja serbe.
Nuk pati ndonjë reagim nga forcat paqeruajtëse të NATO-s që kanë shtuar kontrollet në veriun e Kosovës për të “ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt”.
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, në një postim në rrjetet sociale hodhi poshtë pretendimet e autoriteteve serbe duke theksuar se ato synojnë krijimin e një “preteksti për rritjen e numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës, si mjet për përhapjen e një gjendje paniku mbi qytetarët e të dyja shteteve”.
Njoftimet e tilla u bënë pak kohë pasi u tha se ushtria serbe është vënë në gjendje gatishmërie për shkak të situatës në Kosovë në ditën kur autoritetet filluan zbatimin e vendimit të qeverisë qendrore në Prishtinë për të paralajmëruar qytetarët serbë në veriun e Kosovës për afatet e përcaktuara për ndërrimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës.
Paralajmërimet filluan pavarësisht thirrjeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian që Kosova të shtyjë për dhjetë muaj zbatimin e vendimit për konvertimin e targave të makinave, një çështje që në të kaluarën ka nxitur tensione të larta me Serbinë, e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës.
Të dyja vendet janë përfshirë në një proces të gjatë bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre që është kusht për përparimin drejt integrimeve në Bashkimin Evropian.
Shtetet e Bashkuara u janë bashkuar kohët e fundit përpjekjeve për një marrëveshje mes palëve duke kërkuar paparim në proces në dritën e shqetësimeve se situata rreth luftës në Ukrainë dhe lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë mund t'i përkeqësojnë gjërat në terren.
Aktualisht të dyja palët janë duke e shqyrtuar larg syve të opinionit një propozim franko-gjerman të mbështetur nga Uashingtoni për një marrëveshje, por hollësitë ende nuk janë bërë publike./VOA
kosove serbi
Bota
2 Nëntor 2022, 07:58
k.m.
Aleksandër Vuçiç, Olaf Scholz dhe Albin Kurti
“Kthesa epokale”, togfjalëshi i preferuar i kancelarit gjerman Olaf Schol...
Bota
2 Nëntor 2022, 07:58
A.B
Flamujt e shteteve
Cilat pengesa mund të ngadalësojnë pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO? Dhe, a është Brukse...
Bota
2 Nëntor 2022, 07:42
A.B
Samiti
Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tri marrëveshje në samitin në Berlin, i cili fillon më...
Bota
2 Nëntor 2022, 07:22
A.B
Raketa
KORE- Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë lëshuar për herë të parë raketa në ujërat e brigjeve të...
Bota
1 Nëntor 2022, 23:47
I.A
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme dhe kancerin e pankreasit, pretendojnë...
Bota
1 Nëntor 2022, 23:05
I.A
Foto nga arrestimi
PERU- Duke përfituar nga koha e Halloween, anëtarët e një divizioni kundër drogës të Pol...
Bota
1 Nëntor 2022, 22:54
I.A
Andrew Leak
ANGLI- Andrew Leak, njeriu i dyshuar për shpërthimin e zjarrit të së dielës në një qendër emigrantë...
Bota
1 Nëntor 2022, 21:57
I.A
Tramvaj
GREQI- Rastet e sulmeve seksuale kanë marrë përmasa të pakontrollueshme së fundmi, pasi një tjetër sulm ndaj nj&...
Bota
1 Nëntor 2022, 21:50
I.A
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Ish-udhëheqësi izraelit Benjamin Netanyahu mund të fitojë zgjedhjet me një shumicë të ngusht&...
Bota
1 Nëntor 2022, 21:42
e.k
Foto ilustruese
SERBI- Një grindje mbi targat e automjeteve duket një arsye e pamundur për vendosjen e trupave ushtarake në gatish...