LIVE UPDATES
Bota

BBC: Reciprociteti për targat rrit tensionet në Veri. Serbia ka vënë ushtrinë në gjendje gatishmërie

Diplomatët nuk kanë marrë mundimin ta fshehin shqetësimin e tyre. BE ka thënë se ishte “zhgënjyese” që këshilla e saj për të shtyrë afatin për 10 muaj “nuk është respektuar”. Ndërkaq, ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, u shpreh i zemëruar teksa foli në të njëjtën Konferencë ku ishte i pranishëm dhe \ëvendëskryeministri i Kosovës.

1 Nëntor 2022, 21:42 Nga e.k
BBC: Reciprociteti për targat rrit tensionet në Veri. Serbia ka
Foto ilustruese

SERBI- Një grindje mbi targat e automjeteve duket një arsye e pamundur për vendosjen e trupave ushtarake në gatishmëri dhe arsye për t’u përplasur me partnerët ndërkombëtarë. Por Serbia dhe Kosova po bëjnë pikërisht këtë. Këmbëngulja e Kosovës që banorët etnikë serbë duhet t’i dorëzojnë targat e tyre të lëshuara nga Serbia, po i tensionon marrëdhëniet me mbështetësit e saj kryesorë ndërkombëtarë, BE-në dhe Shtetet e Bashkuara, shkruan BBC

Trupat paqeruajtëse të KFOR-it po shtojnë patrullimet në rast të ndonjë incidenti. Dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Milosh Vuçeviç, ka thënë se trupat e saj po qëndrojnë në gatishmëri “për të mbrojtur të gjithë qytetarët e Serbisë, përfshirë serbët në Kosovë”. Menjëherë pas mesnatës së të martës, policia e Kosovës filloi të jepte vërejtjet e para me shkrim, pasi afati për ndërrimin e targave kishte skaduar. E para ishte një grua e ardhur nga Serbia përmes pikës së kontrollit në Jarinje, në veri të Kosovës.

Policia e paralajmëroi se ajo duhet të hiqte targën e lëshuar nga Serbia deri më 21 nëntor, ose do të përballej me gjobë. Por, shoferja kundërshtoi duke thënë se ajo do të priste të dëgjonte se çfarë do të thotë qeveria e Serbisë para se ta bënte ndërrimin. Duket se ka pak mundësi që Beogradi të ndryshojë qëndrimin. Thotë se serbët e Kosovës kanë çdo të drejtë t’i përdorin targat e lëshuara nga Serbia, që reflektojnë mosnjohjen nga Serbia të shpalljes së pavarësissë së Kosovës më 2008.

Petar Petkoviç, kreu i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka treguar disa pika për të cilat këmbëngulë se ishin prova se autoritetet e Kosovës kanë refuzuar marrëveshjet e arritura përmes dialogut. 

“Prishtina është fajtori i vetëm këtu”, ka thënë ai për BBC.

“Jo vetëm që ky është një akt i shkeljes së marrëveshjeve të lidhura në kuadër të dialogut, por tani e kemi Prishtinën që ka shpallur përdorimin e dhunës për të zbatuar këtë vendim të paarsyeshëm”, shtoi Petkoviç.

Pretendimi për “dhunë” i Petkoviçit i referohet raportimeve se Policia në Kosovë do të konfiskonte vetura me targa serbe. Në fakt, plani aktual është pak më pak dramatik. Për tri javë, do të lëshohen masa qortuese me shkrim për serbët që nuk konvertojnë targat. Më pas, Policia do të fillojë të japë gjoba prej 150 eurosh. Faza e tretë përfshin konfiskimin e targave me Prishtinën që këmbëngul që riregjistrimet e veturave të përfundojnë deri në prill të vitit të ardhshëm. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Beslimi, duhej t’i shpjegonte të gjitha këto në Konferencën e Sigurisë në Beograd të premten e kaluar. Por policia serbe e ktheu atë, gjoja për sigurinë e tij, para se të arrinte në ngjarje.

Ai përfundimisht u shfaq përmes video-lidhjes në Konferencë dhe nuk ishte penduar që Kosova kishte injoruar thirrjet e BE-së dhe SHBA-së për të shtyrë afatin e riregjistrimit të veturave. Prishtina thjesht po kërkon që ligjet e saj të respektohen, ka thënë Bislimi për BBC-në. 

“Në të kaluarën, BE-ja ka pasur tendencë për të zgjidhur çështjet duke i shtyrë ato”, shtoi ai.

“Shtyrja vetëm e bën problemin më të madh dhe vetëm do të thotë se ne e transferojmë problemin te burokrati tjetër në BE. Ne nuk mendojmë se ky është ilaçi më i mirë për trajtimin e problemeve afatgjata”.

Diplomatët nuk kanë marrë mundimin ta fshehin shqetësimin e tyre. BE ka thënë se ishte “zhgënjyese” që këshilla e saj për të shtyrë afatin për 10 muaj “nuk është respektuar”. Ndërkaq, ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, u shpreh i zemëruar teksa foli në të njëjtën Konferencë ku ishte i pranishëm dhe \ëvendëskryeministri i Kosovës.

“Ne kemi folur për armë bërthamore kohët e fundit”, u shpreh Hill. “Është më e rëndësishme se targat”.

Më vonë, Hill i tha BBC-së se fokusimi në detajet e vogla nuk do të zgjidhte çështjet themelore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne do të dëshironim ta linim anash çështjen e targave në mënyrë që të mund të vazhdonim me çështje më të rëndësishme. Nëse ka disa përpjekje për t’u marrë me çështjet më të gjera, atëherë çështjet si targat do të bien në vend vetë”, deklaroi Hill, transmeton RTV21.

Në ndërkohë, banorët e Mitrovicës Veriore, qyteti më i madh me shumicë etnike serbe në Kosovë, kanë mbetur në mes të gjithë këtij problemi. Jovana Radosavljeviq jeton atje. Drejton Iniciativën e Re Sociale – një organizatë që promovon besimin midis komuniteteve. Ajo thotë se shumë serbë etnikë janë të ngopur duke u ndjerë si pengje në mosmarrëveshjet midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Me kalimin e kohës dhe veçanërisht në historinë e re, komuniteti serb në Kosovë nuk kishte asnjë agjenci – asnjë kapacitet vendimmarrës”, thotë ajo.

“Edhe me dialogun e Brukselit dhe zbatimin e integrimit, komuniteti lokal nuk u pyet se si ndihen, çfarë duan dhe si duan të bëhet”, shprehet Radosavljeviq për BBC-në.

Nëse asgjë tjetër, sipas BBC-së, mosmarrëveshja e targave po shërben për të theksuar se përpjekjet për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë kanë ngecur. Fillimi proverbial është shumë i nevojshëm.

marreveshja per targat

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime