LIVE UPDATES
Bota

“Sinjale të këqija” për investitorët në energji të ripërtërishme

Ekspertë të politikave të energjisë, madje, tërheqin vërejtjen se arritja e këtij synimi mund të vihet në rrezik, nëse proceset që lidhen me të, nuk shtyhen përpara me kohë.

10 Nëntor 2023, 17:25 Nga I.A
“Sinjale të këqija” për investitorët në
Panele diellore

KOSOVË- Hapat e parë të Kosovës drejt gjenerimit më të madh të energjisë së ripërtërishme, që synon ta arrijë deri në vitin 2031, nuk nisën me ritëm të shpejtë. Ekspertë të politikave të energjisë, madje, tërheqin vërejtjen se arritja e këtij synimi mund të vihet në rrezik, nëse proceset që lidhen me të, nuk shtyhen përpara me kohë.

Këtë javë, afati i ankandit të parë për parkun për energji solare në Kosovë, me kapacitet prodhimi prej 100 megavatesh në orë, u shty edhe një herë - deri në janar të vitit 2024.

Në Ministrinë e Ekonomisë i thanë Radios Evropa e Lirë se shtyrja u bë me kërkesë të kompanive të interesuara, që ta plotësojnë dokumentacionin e duhur për pjesëmarrje në ankand.

“Ne presim që deri më datën 31 janar, 2024, të pranojmë oferta, dhe pastaj ta publikojmë listën e kompanive që kanë hyrë në garë”, thanë nga kjo ministri përmes një deklarate me shkrim.

Në pyetjen e REL-it se a ka mungesë investitorësh, ata thanë se Kosova dhe rajoni “nuk kanë shumë përvojë në projekte të tilla” dhe se për këtë arsye “duhet bërë përpjekje për tërheqjen e investitorëve”.

Në njoftimin që bëri më 6 nëntor në Facebook për shtyrjen e ankandit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dha ndonjë arsye për këtë vendim.

Ai tha se oferta e Kosovës për investitorët e interesuar është një proces i drejtë dhe transparent, me kritere tërheqëse investuese.

Kosova hapi ankandin e parë për energji solare në maj të këtij viti.

Me të synohet realizimi i një parku solar, me kapacitet prodhimi prej 100 megavatesh në orë, në Kramovik të komunës së Rahovecit - pjesa jugore e Kosovës.

Kosova në ankand ofron tokën publike me qira për 30 vjet, qasje të lehtë për automjete dhe pajisje, marrëveshje të garantuar për blerje të energjisë solare për 15 vjet dhe lidhje të siguruar në rrjetin e transmisionit.

Në Institutin për Politika Zhvillimore në Kosovë, INDEP, kujtojnë se ankandi është shtyrë disa herë.

Fillimisht, afati për mbylljen e tij ishte më 15 gusht, u zhvendos më 30 shtator, u zhvendos edhe një herë më 16 tetor dhe, herën e fundit, më 31 janar, 2024.

“Kjo shtyrje është një sinjal i keq për investitorët dhe për vetë sektorin e energjisë në përgjithësi, sepse tregon se Kosova nuk është ende e gatshme të ndërmarrë procese për ta çuar përpara transformimin e sektorit të energjisë”, thotë Dardan Abazi, ekspert i politikave të energjisë në INDEP.

Sipas tij, mund të pritet që investitorët të mos shohin siguri të mjaftueshme për investime në Kosovë.

Për ekspertin tjetër të energjisë, Lulzim Syla, njëherësh partner menaxhues në një kompani për energji të ripërtërishme, afati i caktuar në fillim ishte i shkurtër. Sipas tij, kishte edhe mungesë informacioni nga autoritetet.

“Projektet e tilla me kapacitete të mëdha - 100 megavate - janë projekte komplekse dhe për to duhet të merren vendime strategjike, në nivel të bordit të korporatave të mëdha, me qëllim që të kualifikohen pastaj. Kompanive u marrin kohë vendimet e tilla”, thotë Syla.

Për më tepër, shton ai, nuk mjafton të shpallet një ankand i tillë dhe të njoftohet vetëm nga Qeveria, por “duhet të mobilizohen të gjitha institucionet që kanë mandat promovimin e investimeve të huaja”.

Në kohën kur u hap ankandi, Ministria e Ekonomisë e Kosovës, në bashkëpunim me USAID-in, organizoi një konferencë të para-ofertimit, e cila, sipas autoriteteve, mblodhi mbi 200 pjesëmarrës dhe u transmetua në kohë reale për audiencën globale.

Kuvendi i Kosovës miratoi Strategjinë për Energji 2022-2031 në mars të këtij viti.
Në bazë të saj, Kosova synon që deri në vitin 2031 të arrijë që 35 për qind të nevojave për energji, t’i gjenerojë nga energjia e ripërtërishme.

Aktualisht, rreth 82 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga djegia e thëngjillit, ndërsa pjesa tjetër nga burimet e ripërtërishme, si: hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet me diell.

Kapacitetet e prodhimit nga burime të ripërtërishme, tash për tash, janë mbi 250 megavate në orë.

Me Strategjinë për Energjinë parashihet që këto kapacitete, deri në vitin 2031, të arrijnë deri në 1.600 megavate.

Abazi, nga INDEP, thotë se dinamika aktuale nuk duket shumë premtuese.

“Me këtë dinamikë të investimeve do ta kemi shumë të vështirë t’i realizojmë kapacitetet instaluese në 1.600 megavate deri në vitin 2031, ashtu siç thuhet në Strategjinë e Energjisë”, thotë Abazi.

Ai thotë se në tregun e energjisë nuk ka ndonjë investim serioz në fushën e burimeve të ripërtërishme.

“Ne kemi informacione se qasja e Qeverisë nuk është më e mira e mundshme karshi investitorëve. Mendoj se duhet të bëhet një diplomaci shumë më e madhe në sektorin e energjisë”, thotë Abazi pa specifikuar më shumë.

Ndër projektet që gjenerojnë energji të ripërtërishme në Kosovë, është një park i erës në Bajgorë të Mitrovicës së Jugut - që është një bashkëpunim firmash nga Kosova, Gjermania dhe Izraeli - si dhe një tjetër i ngjashëm në Kitkë të Kamenicës, i investuar nga kompania turke “Guirish”.

Syla shprehet më optimist për rritjen e kapaciteteve nga energjia e ripërtërishme.

“Jemi në rrugë, mirëpo duhet t’u jepet mundësi investitorëve duke ua eliminuar barrierat teknike, siç janë problemet me toka, kthimi i tyre nga toka bujqësore në tokë ku lejohet ndërtimi dhe këto të futen edhe në plane zhvillimore. Nëse arrihet të eliminohen barrierat, nuk do të mungojnë investitorët”, thotë Syla.

Si barriera për investime të huaja në Kosovë janë përmendur shpesh infrastrukturat e komplikuara ligjore, pasiguria energjetike dhe korrupsioni.

Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) del se nga viti 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, vlera e investimeve të huaja direkte në vend ka arritur në afro 5 miliardë euro.

Por, këto investime kanë qenë të përqendruara kryesisht në sektorin e patundshmërisë, pastaj atë të financave dhe sigurimit, dhe vlera më e madhe e tyre i është atribuuar diasporës së Kosovës.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i ndërmarrjeve të regjistruara në vend në vitin 2022 ka qenë 11.024, ndërsa vetëm 49 kanë qenë të regjistruara si kompani të huaja.

Po sipas ASK-së, në tremujorin e parë të këtij viti, numri i kompanive të huaja të regjistruara ka qenë 16.

Për numrin jo të madh të investitorëve të huaj në Kosovë, përfaqësuesit e organizatave ekonomike kanë fajësuar shpesh edhe trazirat e njëpasnjëshme në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe.

Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë, ndërsa nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë.

Një nga arsyet për nënprodhim është vjetërsia me dekada e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”, që funksionojnë me thëngjill.

Sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Kosova importoi vitin e kaluar mbi 750 mijë megavate energji elektrike.

Nga Kompania kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike, KEDS, paralajmëruan se nevojat për import do të vazhdojnë edhe këtë dimër dhe se çmimet në bursat ndërkombëtare “do të jenë të paparashikueshme”.

Vitin e kaluar, çmimi mestar i rrymës për kategorinë e konsumatorëve familjarë në Kosovë shkoi në 6.14 euro për kilovat - nga 5.60 euro sa ishte në vitin 2021.

Ndërsa, për konsumatorët jofamiljarë, çmimi mesatar i rrymës në vitin 2021 ishte 8.39 euro, për të shkuar në 9.27 euro në vitin 2022.

Në prill të këtij viti, çmimi u rrit sërish - për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Bashkimi Evropian - blloku ku Kosova mëton të integrohet - ka caktuar disa afate për mbylljen graduale të termocentraleve me thëngjill, meqë djegia e tij ndikon negativisht edhe në ngrohjen globale. Me anë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Samitit të Sofjes, Kosova është zotuar se deri në vitin 2050 do të dekarbonizohet apo do të zvogëlojë varësinë nga thëngjilli.

Marrë nga REL

kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj