Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Disa nga synimet e zonjës Meloni duken të arsyeshme. Ajo thotë se dëshiron t’i japë Italisë stabilitetin politik që i mungon dukshëm (kjo është qeveria e 70-të që nga Lufta e Dytë Botërore, edhe një mi laboratori zgjat më shumë se një administratë tipike italiane).
ITALI-Politikanët italianë nuk mund t’i rezistojnë ndryshimit të rregullave. Pothuajse çdo qeveri në 20 vitet e fundit është përpjekur të prezantojë një ligj të ri zgjedhor, një reformë kushtetuese ose një ndryshim në marrëdhëniet midis qendrës dhe rajoneve. Këto projekte gllabërojnë kohën parlamentare dhe, në rastin e reformave kushtetuese, rrallë kanë sukses. Çdo ndryshim në Kushtetutën e Italisë pas Musolinit në vitin 1948, kërkon një shumicë parlamentare prej dy të tretash, diçka që asnjë qeveri moderne nuk e ka gëzuar. Në mungesë të kësaj, reforma mund të hidhet në referendum. Nëse miratohet nga votuesit, ajo sërish mund të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese.
I patrembur, koalicioni populist-konservator i Giorgia Melonit dëshiron të bëjë tre gjëra. Një projektligj për t’i dhënë qeverive rajonale të Italisë kompetenca më të mëdha po kalon përmes parlamentit. Dhe me 3 nëntor, kryeministrja shalli ‘nënën e të gjithë reformave’: një projektligj që do të ndryshonte edhe Kushtetutën, por edhe do të kërkojë një ligj të ri zgjedhor. Kabineti i saj sapo ka miratuar planin, megjithëse detajet me siguri do amendohen kur do të dërgohen në parlament.
Disa nga synimet e zonjës Meloni duken të arsyeshme. Ajo thotë se dëshiron t’i japë Italisë stabilitetin politik që i mungon dukshëm (kjo është qeveria e 70-të që nga Lufta e Dytë Botërore, edhe një mi laboratori zgjat më shumë se një administratë tipike italiane). Ajo gjithashtu argumenton se marrëveshjet e saj të propozuar do të ishin më demokratike. Por gjeneza e tyre zor se mund të kishte qenë më pak e tillë. Zonja Meloni nuk është konsultuar me opozitën, e lëre më me publikun për hartimin e planit. Dhe pika kryesore e propozimit të saj është zgjedhja e drejtpërdrejtë e kryeministrit, edhe pse koalicioni i saj fitoi pushtetin vitin e kaluar me një manifest që u premtonte votuesve mundësinë për të votuar për presidentin (aktualisht të zgjedhur në mënyrë indirekte) në vend të kësaj.
Zgjedhja e drejtpërdrejtë e kryeministrave është një ide e keqe me një histori të dobët. Izraeli e provoi në vitin 1992. Më pak se dhjetë vjet më vonë, hoqi dorë nga eksperimenti pasi nuk arriti të sillte stabilitetin që ishte premtuar. Asnjë vend tjetër nuk ka ndjekur shembullin e Izraelit dhe kjo tregon qartë diçka.
Kryeministri i propozuar për t’u zgjedhur në mënyrë direkte (i cili tingëllon më shumë si president, përveç se Italia tashmë e ka një të tillë), do të kishte nevojë gjithsesi për një shumicë, ose do të ndodhte ngërçi, ashtu siç ndodh në vendet me një president ekzekutiv që nuk kontrollon legjislativin. Prandaj, zonja Meloni synon të garantojë një shumicë të qëndrueshme në parlament, duke ndarë 55 përqind të vendeve për cilëndo aleancë që merr më shumë vota në zgjedhjet e përgjithshme. Se si do të ndahen ulëset shtesë, kjo mbetet e paqartë.
Kryeministri do të ishte gjoja nga kjo aleancë, edhe pse asgjë nuk do ta pengonte një votues të zgjedhë një kryeministër nga një parti apo një aleancë, por të zgjedhë një deputet nga një aleancë tjetër. Një defekt i madh është se plani nuk kërkon që fituesi të sigurojë një pjesë minimale të votave. Një aleancë me ndoshta jo më shumë se 25 përqind të votave, mund të përfundojë lehtësisht duke u shpërblyer me një shumicë të palëkundur parlamentare. Është e qartë se kryeministrja e sotme, shpreson se përfituesja e kësaj manovre antidemokratike do të jetë Giorgia Meloni.
Refuzimi i skemës së saj nga opozita do të thotë se ajo pothuajse me siguri do ta hedhë në referendum, duke supozuar se zonja Meloni do të vazhdojë përpara siç ka premtuar. Ajo mesa duket nuk dëshiron që kjo të kthehet në një votëbesim për qeverinë e saj. Paç fat me këtë gjë!
Ironia e projektit të saj, që supozohet se synon të garantojë që qeveritë të përmbushin mandatin e plotë, është se ai mund të rrezikojë të sajin- i pari në më shumë se 20 vjet që është zgjedhur me një shumicë të fortë parlamentare. Një paraardhës, Matteo Renzi, provoi një mashtrim të ngjashëm një dekadë më parë. Referendumi i tij mbi një paketë reformash kushtetuese, më pak radikale se ato të zonjës Meloni, por që përfshinte gjithashtu një rritje të numrit të vendeve ekstra që merr fituesi i zgjedhjeve, u rrëzua në referendum në vitin 2016. Ai dha dorëheqjen të nesërmen.
Zonja Meloni duhet të heqë dorë nga reforma e saj dhe në vend të kësaj ta kthejë vëmendjen te inflacioni, ekonomia në stanjacion dhe problemi i përjetshëm i borxhit të lartë të Italisë./The Economist
Foto e dy presidenteve SHBA-Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet me homologun e tij kinez, Xi Jinping, më 15 nëntor në San Fr...
Gaza GAZA- Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi – organizatë e shpallur terrorist...
foto ilustruese SHBA- Shefi i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Volker Turk, ka bërë thirrje të premten p&e...
petar petkovic BEOGRAD- Serbia pretendon se nuk do të lejojë kurrë që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të jetë nj...
foto ilustruese LINDJA E MESME- Irani konsideron se shtrirja e luftës midis Izraelit dhe Hamasit po zgjerohet , si&...
albin kurti dhe aleksander vucic FRANCË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç n...
vladimir putin dhe alexander kozlov RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka shkaktuar habi tek pjesmarrësit gjatë takimit në të cil...
jens stoltenberg BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk sheh problem për aleancën, në rastet kur preside...
foto ilustruese GAZA- Rrëfimet që vijnë nga situata në Gazë, janë çdo ditë dhe më shumë të rë...
pamje nga takimi FRANCË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Paris për Forumin e Paqes ku ka takuar...