LIVE UPDATES
Bota

Si u bë shalqiri simbol i solidaritetit me palestinezët?

Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke nxitur luftën në Gazë.

18 Janar 2024, 08:29 Nga M.B
Si u bë shalqiri simbol i solidaritetit me palestinezët?
Një grua gjatë një proteste në Los Angjelos, ku u kërkua armëpushim në Gazë. 15 nëntor 2023.

LINDJA E MESME- Gjatë tre muajve të fundit, në mbishkrime, bluza dhe balona si dhe në postimet në rrjetet sociale, një imazh është shfaqur në protestat në mbarë botën kundër luftës mes Izraelit dhe Hamasit: shalqiri. Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke nxitur luftën në Gazë. Ngjyrat e shalqirit të prerë – me tul të kuq, me vija me ngjyrë të gjelbër dhe të bardhë dhe me fara të zeza – janë të njëjta me ato në flamurin palestinez.

Nga Nju Jorku dhe Tel Avivi në Dubai dhe Beograd, ky frut është bërë simbol i solidaritetit, duke bërë së bashku aktivistët që nuk flasin gjuhën e njëjtë apo nuk i përkasin kulturës së njëjtë, por ndajnë një kauzë të përbashkët. Për të shmangur censurën e ashpër, disidentët kinezë kishin qenë nismëtarë të përdorimit të “mesazheve të koduara” apo mënyra të tjera kreative, dhe së fundmi janë parë imazhe me Winnie the Pooh për t’u tallur me presidentin kinez, Xi Jinping. Njerëzit nga e mbarë bota kanë nisur të përdorin mesazhe të tilla të koduara për të shmangur algoritmet ndëshkuese në TikTok, Instagram dhe platformat e tjera.

Tani, interneti është mbushur me shenja pikoreske – imazhe, emoji dhe tjera kode tipografike – që po përdoren për të shfaqur mospajtimin politik. Emoji i shalqirit është shembulli më i fundit. Në këtë tekst mund të mësoni më shumë se si shalqiri u shndërrua në një simbol proteste në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe Gazë, si dhe simbol i solidaritetit me palestinezët përmes internetit. Pas luftës së Lindjes së Mesme më 1967, Qeveria izraelite shtypi shfaqjen e flamurit palestinez në Gazë dhe Bregun Perëndimor. Në Ramallah më 1980, ushtria mbylli një galeri që udhëhiqej nga tre artistë sepse ata shfaqën art politik dhe punë artistike duke përdorur ngjyrat e flamurit palestinez: kuq, gjelbër, zi dhe bardh. Tre artistët më pas u thirrën në bisedë nga një zyrtar izraelit. Sipas artistit dhe organizatorit të ekspozitës, Sliman Mansour, zyrtari izraelit i tha atij: “Është e ndaluar të organizosh ekspozitë pa marrë leje nga ushtria, dhe së dyti është e ndalur të vizatosh me ngjyrat e flamurit palestinez”. Zyrtari mori një shalqi si shembull për artin që do të shkelte rregullat e ushtrisë, deklaroi Mansour javën e kaluar për Associated Press. Në protesta, njerëzit publikisht filluan të valëvisnin flamuj me imazhin e shalqirit.

“Ka tregime të një djali të rri që eci nëpër rrugë me një copë të kësaj peme, duke rrezikuar që të arrestohej nga ushtarët izraelitë”, shkroi autori Mahdi Sabbagh, i lindur në Jerusalem. “Kur e shoh një shalqi, mendoj për shpirtin e pathyer të popullit tonë”.

Nga mesi i viteve ’90, kur izraelitët dhe palestinezët arritën marrëveshje të përkohshme të paqes, e deri një vit më parë kur mori detyrën Qeveria aktuale nacionaliste e Izraelit, ngritja e flamurit palestinez ishte një problem i madh. Tri dekada më vonë, ai u bë “sërish simbol kombëtar”, tha Mansour. Një vit më parë, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare nga ekstremi i djathtë, Itamar Ben-Gvir, ndaloi vendosjen në vende publike të flamurit palestinez. Ky vendim u prit me kundërshtim të madh. Në përgjigje, Zazim, një grup aktivistësh arabë dhe izraelitë, vendosën letra ngjitëse me imazhin e shalqirit nëpër taksitë në Tel Aviv dhe në letrat ngjitëse shkruhej: “Ky nuk është flamuri palestinez”.

“Mesazhi jonë për Qeverinë është i qartë”, tha organizata përmes një deklarate të shkruar. “Ne gjithmonë do të gjejmë mënyra për të shmangur çdo ndalesë absurde dhe ne nuk do të ndalemi së luftuar për lirinë e shprehjes dhe demokraci – qoftë nëse këtu përfshihet flamurin e LGBTQ+ apo flamurin palestinez”. Për disa, përqafimi i ngjyrave të flamurit ka të bëjë për përpjekjet për liri dhe barazi dhe jo domosdoshmërish me shtetësi.

“Kurrë nuk më kanë interesuar flamujt apo nacionalizmi”, tha Mayssoun Sukarieh, ekspert i studimeve për Lindjen e Mesme në Kolegjin Mbretëror të Londrës. “Por, kur bëhet fjalë për Palestinën, ai është një flamur i një populli të kolonizuar i cili asnjëherë nuk e pa pavarësinë. Dhe sepse ka qenë i ndaluar, është shndërruar më shumë në një simbol të qëndresës sesa nacionalizmit”.

Shalqinjtë për një kohë të gjatë kanë qenë një element i rëndësishëm i ushqimit në rajon, që përdoren në disa receta, sikurse në një sallatë mjaft popullore në Gazën jugore, me origjinë nga fiset beduine arabe. Gjithnjë e më shumë, aktivistët e rij kanë nisur të përdorin emoji-n e shalqirit, duke bërë thirrje për një armëpushim në Gazë. Emoji-t mund të ngatërrojnë algoritmet që avokuesit thonë se kompanitë e teknologjive përdorin për të kufizuar postimet me fjalët kyçe sikurse “Gaza” dhe madje edhe “palestineze”.

“[Emoji-n] e shalqirit, mendoj se kjo është hera e parë që unë kam parë që ai të përdoret gjerësisht në formë mbështetjeje. Dhe kjo për mua shënon një rritje të dukshme të censurës të përmbajtjes palestineze”, tha Jillian York, drejtoreshë për lirinë ndërkombëtare të shprehjes në Fondacionin Electronic Frontier.

York, me bazë në Berlin, ka analizuar politikat e kompanisë Meta. Përderisa “ndalesa e fshehtë” apo dukshmëria e kufizuar e postimeve të caktuara, mund të jetë e vështirë që të vërehet, organizatat avokuese jofitimprurëse që studiojnë të drejtat digjitale në Lindjen e Mesme thanë se kanë vërejtur njëanshmëri të madhe, veçanërisht në platformat e Meta-s, Facebook dhe Instagram. Meta nuk ka thënë shumë për këtë, por ka kërkuar që të citohet një deklaratë e kompanisë e lëshuar në tetorin e vitit të kaluar.

“Censura është disi e dukshme” në Instagram, tha York. Në mesin e tetorit, njerëzit filluan të vërenin nëse në biografinë e dikujt në Instagram thuhej “palestinez” në gjuhën angleze dhe bashkëngjitur kishte një emoji të flamurit palestinez dhe “Lavdërimi i qoftë Zotit” në gjuhën arabe, ky aplikacion përkthente tekstin në “terrorist”. Pas kësaj, Meta kërkoi falje publikisht.

Shalqiri nuk është simboli i vetëm që përdoret nga aktivistët. Shenja të tjera të solidaritetit global me palestinezët përfshijnë çelësat, lugët, ullinjtë, pëllumbat, lulëkuqet dhe shallin ‘keffiyeh’. Në nëntor, për t’u lidhur me mesazhin paqësor të Ditës së Armëpushimit, kur shumë britanikë tradicionalisht vendosin karfica me lulëkuqe, protestuesit këtë vit vendosën të përdornin karfica të tilla, por me ngjyrë të bardhë, për të kujtuar viktimat e të gjitha luftërave. Në shënimin e kësaj dite, mijëra persona marshuan në rrugët e Londrës duke bërë thirrje për përfundimin e luftës në Gazë. Në Shtetet e Bashkuara, Zëri Hebre për Paqe përforcoi imazhet e shalqirit dhe muajin e kaluar bëri thirrje për armëpushim në Gazë. Ky grup shfaqi posterë në Nju Jork me ngjyrat e flamurit palestinez dhe me shalqinj në formë trekëndëshi, duke përdorur simbolin trekëndësh ACT UP, të grupit të aktivistëve për AIDS-in. Jason Rosenberg, anëtar i të dyja organizatave tha se “imazhi që kemi krijuar tregon se lufta jonë për çlirim dhe lufta për t’i dhënë fund epidemisë është e lidhur thellësisht me luftën palestineze”.

Një tjetër arsye që shalqiri mund të rezonojë: ka fara. Është një shprehje që shpesh i atribuohet poetit grek, Dinos Christianopoulos, që është mjaft popullore në mesin e aktivistëve: “Ata deshën të na groposnin; por ata nuk e dinin se ne ishim fara”.

“Ju mund ta shtypni një shalqi. Ju mund ta shkatërroni një frutë, por farat janë pak më të vështira që të shtypen”, tha Shawn Escarciga, një artist që krijoi dizajnin e koalicionit të organizatave. “Është vërtetë e fuqishme që jeta mund të dalë nga diçka kaq e vogël dhe kaq e qëndrueshme – dhe që mund të përhapet kaq, kaq lehtë”. Imazhi i një shalqiri të prerë në formë trekëndore, me fara, u pa gjatë protestës së grupeve të aktivistëve në Qendrën Lincoln në Nju Jork, dhe që atëherë ky imazh është përhapur në internet. Kjo ndodh shpesh, pra që arti që del nga lëvizjet protestuese të përhapet gjithandej.

“Artistët gjithmonë kanë qenë në ballë të revolucionit, të qëndresës, të politikës në shkallë të ndryshme”, tha Escarciga. “Ne po e bëjmë këtë, duke përdorur këtë imazh ikonik, sepse AIDS ka përfunduar dhe lufta padyshim që nuk ka përfunduar”. Ofensiva ajrore, detare dhe tokësore e Izraelit në Gazë ka vrarë më shumë se 24.000 persona, rreth 70 për qind prej tyre gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Ky institucion nuk bën dallimin në mes të civilëve dhe luftëtarëve të vrarë. Aktivistët në mbarë botën kanë vazhduar që të bëjnë thirrje për paqe dhe për një armëpushim të përhershëm. Izraeli ka thënë se nëse e ndalon luftën tani, pa e shtypur Hamasin, një gjë e tillë do të ishte fitore për radikalët palestinezë të cilët sulmuan jugun e Izraelit më 7 tetor dhe vranë afër 1.200 persona dhe rrëmbyen edhe afër 250 të tjerë.

“Ne po shohim se flamujt palestinezë po ndalohen, edhe emoji-t me këtë flamur po ndalohen dhe, po ashtu fjala ‘Palestinë’ po censurohet online”, tha Escarciga. “Por, ky imazh që kapërcen gjuhën, kapërcen kulturën dhe algoritmet, vërtetë mund të arrijë deri te njerëzit”./ REL

lufta izrael-palestine hamas

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet