LIVE UPDATES
Bota

Akuzat e grave afgane për talibanët lidhur me kodin e veshjes: Torturë dhe zhvatje

Në mesin e tyre është motra e vogël e Zahras, e cila është ndaluar në kryeqytetin afgan, Kabul, në fillim të muajit janar, pasi nuk është mbuluar kokë e këmbë kur është parë në ambiente publike.

18 Janar 2024, 08:15 Nga N.F

Akuzat e grave afgane për talibanët lidhur me kodin e veshjes:

AFGANISTAN- Policia famëkeqe fetare e talibanëve ka ndaluar dhjetëra gra dhe vajza në javët e fundit, nën dyshimet se kanë shkelur kodin e veshjes së prezantuar prej grupit ekstremist. Në mesin e tyre është motra e vogël e Zahras, e cila është ndaluar në kryeqytetin afgan, Kabul, në fillim të muajit janar, pasi nuk është mbuluar kokë e këmbë kur është parë në ambiente publike.

“Motra ime është poshtëruar dhe torturuar sa ka qenë në mbajtje të talibanëve”, ka thënë Zahra, emri i së cilës është ndryshuar për t’ia mbrojtur identitetin.

“Ata i kanë thënë se ajo është e pafe për shkak se ka veshur rroba të ngushta”, ka thënë Zahra për Radion Evropa e Lirë.

Ajo ka thënë se familja e saj është detyruar t’i paguajë talibanët gati 12.000 dollarë si ryshfet për të liruar vajzën.Shtypja e grave nga ana e talibanëve, me arsyetimin se po shkelin kodin e veshjes, është ndër goditjet kyçe ndaj tyre në periudhën e fundit. Prej marrjes së pushtetit, më 2021, talibanët ua kanë pamundësuar grave punën, studimet, dhe kanë vendosur kufizime të ashpra në të drejtën e tyre të lëvizjes. Në maj të vitit 2022, talibanët i kanë urdhëruar të gjitha grave që të veshin burka, apo ndonjë rrobë islamike që mbulon flokët, trupin dhe një pjesë të fytyrës në publik.

Disa veshje të tilla janë të zakonshme për gratë në shtetet e Gjirit Arab. Gratë afgane, sidomos ato në zonat urbane, e konsiderojnë burkën apo nikabin si të huaj për kulturën afgane. Para ardhjes së talibanëve në pushtet, shumë gra kanë vendosur shami të vogla koke, që ua kanë mbuluar vetëm një pjesë të flokëve. Zbatimi i këtij kodi të veshjes ka qenë sporadik në Afganistan. Mirëpo aktivistët kanë thënë se së fundi fushata për zbatim është intensifikuar.

Masuda Kohistani, aktiviste për gratë në Kabul, ka thënë se talibanët i kanë shënjestruar edhe gratë dhe vajzat që e vendosin hixhabin, rrobë që mbulon flokët dhe qafën, por e lë fytyrën të hapur. Kohistani ka thënë se ka qenë dëshmitare kur policia fetare e talibanëve, e ka ndaluar një 20-vjeçare në paralagjen Kairkana në veri të Kabulit, e cila ka qenë me hixhab.

“Shitësit e dyqaneve kanë tentuar të argumentojnë me talibanët duke iu treguar se ajo e ka pasur hixhabin, mirëpo militantët e kanë rrahur”, ka thënë Kohistani për Radion Azadi.

“Familja e saj është në agoni. Ata nuk e dinë çfarë të bëjnë pasi nuk po e gjejnë vajzën”.

Policia fetare e talibanëve mbikëqyret prej Ministrisë për Promovim të Virtytit dhe Parandalim të Vesit, e cila është përgjegjëse për zbatim të ligjeve të talibanëve që lidhen me moralin, përfshirë kodin strikt të veshjes dhe ndarjet gjinore në shoqëri. Një grua e re, e cila ka kërkuar anonimitet nga frika e ndëshkimit, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se më 3 janar, talibanët i kanë ndaluar disa gra në Dasht-e Barçi, lagje në Kabul, ku banojnë shumë pjesëtarë të minoritetit shiit Hazara. Ajo ka thënë se i është shmangur arrestimit, pasi një burrë i moshuar i ka thënë që të fshihet.

“Ai më ka thënë që të vrapoj në shtëpi, sepse talibanët sapo i kanë arrestuar disa gra në lagje”, ka thënë ajo.

Mina Rafiq, aktiviste për të drejta të grave në Kabul, ka thënë se shtypja e grave nga ana e talibanëve ka nisur në Kabul, mirëpo është zgjeruar në disa pjesë të vendit, përfshirë provincën qendrore Daikundi, provincën perëndimore Herat dhe provincat veriore Balkh, Kunduz dhe Takar.

“Tani, as nuk na lejohet të vendosim se çfarë rroba të veshim”, ka thënë ajo për Radion Evropa e Lirë.

“Si do të na lejojnë që të edukohemi apo që të flasin lirshëm?

Është ende e paqartë sa gra janë ndaluar në javët e fundit. Kombet e Bashkuara dhe vëzhguesit globalë për të drejta të njeriut i kanë dënuar veprimet e fundit të talibanëve kundrejt grave.

“Shtypja që po u bëjnë talibanët grave për kodin e veshjes dhe arrestimet arbitrare janë një tjetër shkelje për lirinë e lëvizjes dhe shprehjes për gratë në Afganistan”, ka thënë Amnesty International, më 14 janar.

“Shtypja duhet të ndalet menjëherë, dhe ato që janë ndaluar duhet të lirohen".

Misioni i Kombeve të Bashkuara për Ndihmë në Afganistan (UNAMA) ka thënë më 11 janar se është duke analizuar pretendimet për keqtrajtime të grave dhe zhvatje, në këmbim të lirimit.

“Masat e tilla që përfshijnë dhunën fizike, janë sidomos poshtëruese dhe të rrezikshme për gratë dhe vajzat afgane”, ka thënë Roza Otunbayeva, e dërguar e posaçme e OKB-së dhe shefe e misionit.

Zabihullah Mujahid, zëdhënës i talibanëve, i ka hedhur poshtë këto shqetësime të OKB-së.

“Gratë afgane e vendosin vetë hixhabin”, ka thënë ai në X, platformë e njohur më parë si Twitter.

As nuk janë detyruar dhe as nuk i ka keqtrajtuar Ministria për Virtyt”.

Aktivistët afganë kanë thënë se masat e fundit janë një tjetër goditje për gratë, të cilat pothuajse janë zhdukur prej jetës publike.

“Situata për gratë në Afganistan po bëhet çdo ditë e më e keqe”, ka thënë Ruqiya Saee, aktiviste për të drejta të grave në Kabul.

Marrë nga REL

talibane akuza kod i veshjes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet