Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Deklaratat e Kirbyt u bënë në kohën kur SHBA-ja dërgoi një luftanije dhe një nëndetëse në rajonin e Lindjes së Mesme për të treguar mbështetje për Izraelin. Irani dhe grupi libanez, Hezbollah – që është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – janë zotuar se do të hakmerren ndaj Izraelit.
SHBA- Irani mund të kryejë sulme “domethënëse” ndaj Izraelit gjatë kësaj jave, tha Shtëpia e Bardhë më 12 gusht, teksa presidenti amerikan, Joe Biden, ka biseduar për krizën në Lindjen e Mesme me udhëheqësit evropianë.
“Ne duhet të jemi të përgatitur për atë që mund të jenë një seri e sulmeve domethënëse”, tha për gazetarët zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare amerikane, John Kirby.
“Ne ndajmë të njëjtat shqetësime dhe pritje sikurse homologët tanë izraelitë sa i përket kohës së mundshme [të ndonjë sulmi iranian], që mund të ndodhë këtë javë”, shtoi Kirby.
Deklaratat e Kirbyt u bënë në kohën kur SHBA-ja dërgoi një luftanije dhe një nëndetëse në rajonin e Lindjes së Mesme për të treguar mbështetje për Izraelin. Irani dhe grupi libanez, Hezbollah – që është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – janë zotuar se do të hakmerren ndaj Izraelit.
Ata kanë thënë se do të hakmerren për vrasjen muajin e kaluar të shefit politik të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – Ismail Haniyeh në Iran, dhe të komandantit të Hezbollahut, Fuad Shkur në Bejrut. Biden ka biseduar me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë të hënën lidhur me rritjen e tensioneve, shtoi Shtëpia e Bardhë.
Biseda telefonike “gjerësisht ishte përsëritje e atyre që udhëheqësit kanë thënë më parë, në kuptimin e riafrimimit të mbrojtjes së Izraelit” dhe “dërgimit të mesazhit të fuqishëm se ne nuk duam të shohim rritje të dhunës, nuk duam të shohim sulme nga Irani apo bashkëpunëtorët e tij”.
Udhëheqësit po ashtu kanë bërë thirrje për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë, të cilët po luftojnë që nga 7 tetori. Lufta në Gazë u nxit nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit, kur u vranë më shumë se 1.200 persona dhe u rrëmbyen 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë rreth 40.000 palestinezë./REL
Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha të hënën se manovra ukrainase në rajonin e Kurskut është përpjekje pë...
Faiz Hameed PAKISTAN- Ushtria e Pakistanit njoftoi të hënën se kishte arrestuar ish-shefin e zbulimit të vendit dhe se ka nisur procedu...
Foto ilustruese SHBA- Zyrtarë të lartë amerikanë do të vizitojnë Kinën këtë javë, tha qeveria amerikane t...
Raketa SHBA- Uashingtoni ka paralajmëruar Teheranin për pasoja “të shpejta dhe të ashpra” nëse konfirmohen raportimet ...
Foto ilustruese SHBA- Ish-paraolimpisti John McFall është bërë "para-astronauti" i parë në histori dhe aftësitë e t...
Athinë EVROPË- Moti i nxehtë "i ndezur" nga ndotja e karbonit vrau afro 50,000 njerëz në Evropë vitin e kaluar, me ...
Foto ilustruese LONDËR- Një i dyshuar është arrestuar për goditjen me thikë të një vajze 11 vjeçe dhe nj&eum...
foto ilustruese GJERMANI- Kompania ajrore gjermane Lufthansa ka zgjatur afatin e anulimeve të fluturimeve për në Tel Aviv, Teheran, Bejrut, ...
pamje nga zjarri GREQI- Greqia ka urdhëruar evakuimin e të paktën 11 qyteteve dhe fshatrave në verilindje të Athinës, duke p&...
Takimi KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasadorin amerikan në Kosovë lidhur me konsultimet për caktim...